Mickoski do të marrë pjesë në inaugurimin e pishinës së mbyllur në përbërje të SHFK "Nevena Georgieva - Dunja" në Kisella Vodë
- Kryeministri Hristian Mickoski sot do të marrë pjesë në hapjen solemne të pishinës së llojit të mbyllur në përbërje të SHFK "Nevena Georgieva - Dunja" në komunën Kisella Vodë.
- Post By Arta Bunjaku
- 07:46, 28 korrik, 2025
Shkup, 28 korrik 2025 (MIA) - Kryeministri Hristian Mickoski sot do të marrë pjesë në hapjen solemne të pishinës së llojit të mbyllur në përbërje të SHFK "Nevena Georgieva - Dunja" në komunën Kisella Vodë.
Siç ceket në kumtesën e Qeverisë, pishina është një prej pesë të tillave që u filluan nga ish-Agjencia për të rinj dhe sport, në vitin 2020, dhe u lanë të papërfunduara me realizim prej rreth 20 për qind. Katër të tjerat janë në Gjorçe Petrov, Kërçovë, Manastir dhe Shtip.
"Pas zhbllokimit të procesit për ndërtim nga ana e Ministrisë së Sportit, pishina në komunën Kisella Vodë është përfunduar në afat prej gjashtë muajve, ndërsa ndërtimi i katër pishinave të tjera është në fazë përfundimtare dhe ato duhet të lëshohen në përdorim deri në fund të verës", kumtoi shërbimi qeveritar për shtyp.
Realizimi i pishinës në Kisella Vodë kushtoi 46.551.713 denarë. аb/
Foto: МIА arkivi