• e shtunë, 14 mars 2026

Mickoski do të kryejë inspektim në aktivitetet ndërtimore për qendër multifunksionale në Aerodrom

Mickoski do të kryejë inspektim në aktivitetet ndërtimore për qendër multifunksionale në Aerodrom

Shkup, 10 dhjetor 2025 (MIA) - Kryeministri Hristijan Mickoski sot të kryejë inspektim në aktivitetet ndërtimore për rikonstruimin dhe rregullimin e plotë të qendrës së re mulktifunksionale në lagjen Lisiçe e Re në Komunën Aerodrom, e cila gjendet në afërsi të QS "Marko Bozhinovski".

Marrëveshjen për ndërtim të qendrës në korrik e kanë nënshkruar ministri i Kulturës dhe Turizmit, Zoran Lutkov dhe kryetari i Komunës së Aerodromit, Dejan Mitevski.

Bëhet fjalë për hapësirë në sipërfaqe prej 1.400 metrave katrorë, e cila me vite ishte lënë pas dore dhe ka qenë jashtë funksionit. Siç u kumtua në nënshkrimin e marrëveshjes, në plan është që për dy deri dy vite e gjysëm komuna e Aerodromit të ketë një qendër multifunksionale, ku do të kinema, hapësirë multifunksionale për ekspozita dhe pjesa tjetër zyre dhe dhoma për teknikë.

Ministra e Kulturës dhe Turizmit ka nënshkruar rreth 20-të marrëveshje në komunat në shtet për ndërtimin e qendrave multifunksionale, prej të cilave një pjesë po ndërtohen në kryeqytet dhe janë të rëndësishme edhe për projektin Shkup - Kryeqendra evropiane e Kulturës 2028. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR