• e premte, 05 dhjetor 2025

Mickoski do të kontrollojë aktivitetet ndërtimore në autostradën Kërçovë - Ohër

Mickoski do të kontrollojë aktivitetet ndërtimore në autostradën Kërçovë - Ohër

Shkup, 14 gusht 2025 (MIA) - Kryeministri Hristian Mickoski sot do të kontrollojë aktivitetet ndërtimore në aksin nga Klimeshtani deri në Ohër, që është pjesë e autostradës Kërçovë - Ohër.

Vizita do të mbahet në lokacionin afër mbikalimit Podmolje, ku po zhvillohen ndërhyrje të rëndësishme infrastrukturore në kuadër të një prej drejtimeve më të rëndësishme rrugore në vend.

Siç kumtoi shërbimi qeveritar për shtyp, pas përfundimit të kontrollit, kryeministri Mickoski do të japë deklaratë për mediumet. ab/

Foto: Qeveria

QËNDRONI TË LIDHUR