• e enjte, 26 dhjetor 2024

Mickoski dhe Tripunovski në Kombinatin e Duhanit: Këtë vit janë lidhur kontrata për 26,000 tonë duhan, janë përfshirë rreth 16,800 ekonomi bujqësore

Mickoski dhe Tripunovski në Kombinatin e Duhanit: Këtë vit janë lidhur kontrata për 26,000 tonë duhan, janë përfshirë rreth 16,800 ekonomi bujqësore

Prilep, 11 në ntor 2024 (MIA) - Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski sot, së bashku me Kryetarin e Qeverisë, Hristijan Mickoski, ishin për vizitë në Kombinatin e Duhanit - Prilep.

Mickoski dhe Tripunovski kanë shprehur falënderim për mikpritjen e ngrohtë nga ekipi menaxhues dhe u kanë uruar punë të suksesshme në periudhën e ardhshme 

"Sipas të dhënave që ka Ministria përmes sistemit elektronik për regjistrimin e duhanit SIED, këtë vit janë lidhur kontrata për 26.000 tonë duhan. Janë përfshirë rreth 16.800 ekonomi bujqësore", shpjegoi ministri.

Ai theksoi se sipas projeksioneve nga terreni dhe komunikimit me shoqatat bujqësore, këtë vit pritet një korrje mbi 10 për qind më e madhe se ajo e vitit të kaluar.

"Presim që këtë vit duhani të ketë cilësi të shkëlqyer. Janë raportuar 298 pika në gjithë Maqedoninë, respektivisht 305 peshore të raportuara, të cilat do të funksionojnë në periudhën e ardhshme. Afati ligjor për fillimin e blerjes është 15 nëntori, duke marrë parasysh që është e premte, afati më i hershëm për fillim është 18 nëntori dhe, më së voni sipas Ligjit për Duhan dhe Produktet e Duhanit është 15 dhjetori,” përfundoi ministri. mb/

Foto: Qeveria

 

QËNDRONI TË LIDHUR