Mickoski: Boris Trajkovski do të mbahet mend për përkushtimin dhe vendosmërinë e tij në momentet më të vështira për vendin
- Boris Trajkovski do të mbahet mend për përkushtimin dhe vendosmërinë e tij në momentet më të vështira për vendin. Angazhimet e tij për paqen, bashkëpunimin dhe integrimin janë vlera që mbeten shembull për të gjithë ne sot, shkruan në postimin e tij në Fejsbuk, kryeministri Hristijan Mickoski.
- Post By Fami Bajrami
- 12:15, 26 shkurt, 2025
Shkup, 26 shkurt 2025 (MIA) - Boris Trajkovski do të mbahet mend për përkushtimin dhe vendosmërinë e tij në momentet më të vështira për vendin. Angazhimet e tij për paqen, bashkëpunimin dhe integrimin janë vlera që mbeten shembull për të gjithë ne sot, shkruan në postimin e tij në Fejsbuk, kryeministri Hristijan Mickoski.
Kryeministri kujton se sot shënohet 21 vjetori i aksidentit tragjik të aeroplanit në të cilin humbi jetën ish presidenti Boris Trajkovski, bashkë me bashkëpunëtorët e tij dhe ekuipazhin e aeroplanit.
"Maqedonia atëherë humbi një burrështetas me vizion, një lider që besonte në pajtimin, stabilitetin dhe të ardhmen evropiane të atdheut. Lavdi e përjetshme atij! Maqedonia nuk do ta harrojë kurrë!”, ka shkruar Mickoski në Fejsbuk.
Foto: arkivi i MIA-s