Mickoski: Besoj se do të jemi në grupin e vendeve që do të kenë kushte më të volitshme për eksport në SHBA
- Kryeministri Hristijan Mickoski, sot në një konferencë për shtyp në Qeveri, shprehu besim se vendi do të jetë në grupin e vendeve që do të kenë kushte më të volitshme për eksport në tregun amerikan.
- Post By Melahat Baftija
- 14:11, 7 korrik, 2025
Shkup, 7 korrik 2025 (MIA) - Kryeministri Hristijan Mickoski, sot në një konferencë për shtyp në Qeveri, shprehu besim se vendi do të jetë në grupin e vendeve që do të kenë kushte më të volitshme për eksport në tregun amerikan.
"Janë zhvilluar diskutime me SHBA-në rreth lehtësimeve të mundshme doganore. Besoj se do të jemi në grupin e vendeve që do të kenë kushtet më të volitshme për të eksportuar në tregun amerikan", tha Mickoski.
SHBA-ja nga sot paralajmëroi dërgim të letrave zyrtare deri te partnerët tregtarë me detaje mbi tarifat dhe marrëveshjet e reja tregtare. Presidenti i SHBA-së, Donald Tramp, njoftoi tarifa bazë prej 10 përqindëve për pothuajse të gjitha produktet e importuara në prill, me tarifa shtesë "reciproke" për vendet me deficite tregtare me SHBA-në. Këto masa u pezulluan për 90 ditë, afat që skadon më 9 korrik. mb/
Foto. Printskrin