Mickoski - BDI-së: Unë nuk jam albanofob, por kriminalofob i cili i përçmon kriminelët të cilët në politikë hynë të varfër , ndërkaq dolën milionera
- Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickocki në tubimin e sotëm në Negotinë në kuadër të fushatës zgjedhore për zgjedhjet lokale me slloganin "Zgjedhja e vërtetë! Njeriu yt! vendi yt! Për të ardhmen tënde!", porositi se mbështetja në këto zgjedhje dhe alternativa e vërtetë është VMRO-DPMNE dhe koalicioni që do të thotë ecje përpara dhe ndërtim i së ardhmes, ndërsa të tjerët janë LSD dhe BDI, të ndihmuar nga E Majta.
- Post By Arta Bunjaku
- 20:34, 1 tetor, 2025
Negotinë, 1 tetor 2025 (MIA) - Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickocki në tubimin e sotëm në Negotinë në kuadër të fushatës zgjedhore për zgjedhjet lokale me slloganin "Zgjedhja e vërtetë! Njeriu yt! vendi yt! Për të ardhmen tënde!", porositi se mbështetja në këto zgjedhje dhe alternativa e vërtetë është VMRO-DPMNE dhe koalicioni që do të thotë ecje përpara dhe ndërtim i së ardhmes, ndërsa të tjerët janë LSD dhe BDI, të ndihmuar nga E Majta.
Mickoski theksoi se ky kolalicion i tyre është garancë për kthim prapa, për stagnim dhe për krizë të thellë, parti të cilat pothuajse asnjëherë nuk ardhur në pëushtet në zgjehdje të drejta, por si pasojë e intrigave, lojërave dhe mashtrimeve nëntokësore, siç po bëjnë edhe tani.
Nga Negotina, Mickoski i dërgoi porosi edhe kryesisë së BDI-së, duke ua cekur qartë se nuk është albanofob, siç thonë ata, por se është kriminalofob i cili i përçmon kriminelët politikë të cilët në politikë hynë të varfër, ndërkaq dolën milionerë dhe u pasuruan në kurriz të qytetarëve dhe se nga i pari deri tek i fundit do të përgjigjen për krimin që e kanë kryer.
"Në çdo tubim i dëgjoj nga kryesia e BDI-së, si më quajnë të këtillë, të atillë, përmendin shqiponja, lepuj e në fund më quajtën edhe albanofob. Ja, unë që këtu nga Negotina, do të doja t'u përgjigjem, do të doja edhe atyre t'u përgjigjem. Unë nuk jam albanofob, as çfarëdo lloj njeriu i cili është ksenofob dhe i cili ka probleme me përkatësinë etnike të cilit do bashkëqytetari në atdheun tonë të përbashkët, Maqedoni.
Por, po jam kriminalofob dhe i përçmoj ata kriminelë politikë të cilët në politikë hynë të varfër, ndërkaq dolën nga politika milionerë dhe tani mendojnë se do të luajnë në kartën etnike dhe populli do të harrojë se çfarë bënë 20 vite kur ndërtuan pallate, kur blenin qendra tregtare, kur blenin hapësira të shtrenjta afariste në qendër të Shkupit, kur blenin automobila majbah dhe gjithçka tjetër, në kurriz të popullit tonë. Pra, unë jam i tillë, kriminalofob dhe do të përgjigjeni nga i pari deri tek i fundit për krimin që e bëtë", porositi Mickoski.
Qendra për komunikim e VMRO-DPMNE-së