Mickoski: Argumentet që publiku sheh dëshmojnë për punën e Kocevskit
- Kryeministri Hristian Mickoski sot duke komentuar deklaratën e prokurorit publik Lupço Kocevski, sipas të cilit, arsyet për nisjen e procedurës për shkarkimin e tij ishin politike, tha se argumentet që publiku sheh dëshmojnë për punën e tij.
- Post By Qefsere Abduli
- 12:48, 25 nëntor, 2025
Shkup, 25 nëntor 2025 (MIA) - Kryeministri Hristian Mickoski sot duke komentuar deklaratën e prokurorit publik Lupço Kocevski, sipas të cilit, arsyet për nisjen e procedurës për shkarkimin e tij ishin politike, tha se argumentet që publiku sheh dëshmojnë për punën e tij.
"Ne nuk presim nga prokurori publik të thotë, po unë jam fajtor, nuk e kam kryer punën time. Thjesht kjo është ajo që pritej nga ai. Kështu që, argumentet, ja publiku i sheh, publiku dëshmon për punën e tij, për punën e Prokurorisë, për gjykatat. Përsëri do të them, për fat të keq janë të paktë, dhe kështë është ai që është rob në kuadër të Prokurorisë publike", tha Mickoski.
Ai theksoi se Kocevski ka pasur mundësi dhe shanse, që për fat të keq, nuk i ka shfrytëzuar.
Në lidhje me njoftimin e Kocevskit për bashkimin e çështjeve për ndërtimet pa leje në Çair, Mickoski tha se organet duhet të kryejnë punën e tyre.
"Organet duhet ta kryejnë punën e tyre, nëse kështu vendos Prokuroria kjo është puna e tyre, nuk kam çfarë të komentoj. Nëse ekziston baza për çfarëdo vepre penale, nuk ka këtu dilemë", tha Mickoski në konferencn për mediat për ndarjen e vendimeve për vetëpunësim si pjesë e Planit operativ për punësim.
Prokurori publik Lupço Kosevski deklaroi se lëndët e lidhura me legalizimet e diskutueshme në Komunën Çair po trajtohen në Prokurorinë Themelore Publike – Shkup dhe në PTHP për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (OJP-NKOK), dhe shumë shpejt do të bashkohen pasi janë të ndërlidhura. Në intervistën për "360 Gradë" në MRT 1, ai sqaroi se një çështje është hapur sipas informatës së dhënë nga qytetarët, ndërsa tjetra sipas një kallëzimi të ish kryetares së Qytetit të Shkupit, Danela Arsovska. Prokuroria disponon prova të mjaftueshme, tha Kocevski, duke theksuar se më tej do të përcaktohet se cila prokurori do të jetë kompetente pas bashkimit të çështjeve". qa/
Фото: МИА