• e hënë, 23 dhjetor 2024

Mickoski, Ageler dhe Misajllovski në stërvitjen metodike-treguese në "Krivollak"

Mickoski, Ageler dhe Misajllovski në stërvitjen metodike-treguese në

Shkup, 4 tetor 2024 (MIA) - Kryeministri Hristian Mickoski, ambasadorja e SHBA-së në Republikën e Maqedonisë, Anxhela Ageler, ministri i Mbrojtjes Vllado Misajllovski dhe shefi i Shtatmadhorisë së Armatës, gjeneral majori Sashko Lafçiski do të marrin pjesë në stërvitjen e sotme metodike-treguese në poligonin e armatës "Krivollak".

Siç informojnë nga Ministria e Mbrojtjes, pjesëtarët e Armatës nga grupi i këmbësorisë do të realizojnë stërvitje apo demonstrim të kapaciteteve dhe aftësive.

"Pas realizimit të stërvitjes do të mbahet dhe fjalim taktiko-teknik, ku do të prezantohet një pjesë e pajisjeve të reja të marra, si pjesë e procesit të modernizimit dhe pajisjes së Armatës", thuhet në kumtesën e Ministrisë së Mbrojtjes. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR