Mickoski: Absolutisht asnjëherë nuk do të tërhiqemi nga negociatat me BE-në, qëllimi i kësaj Qeverie është të jetë pjesë e Unionit
- Kryeministri Hristian Mickoski sot në Shtip, ku mori pjeës në prezantimin e pajisjes së sapoarritur nga SHBA-ja në kazermën "Jane Sandanski", theksoi se absolutisht asnjëherë nuk do të tërhiqen nga negociatat me Bashkimin Evropian dhe se qëllimi i kësaj Qeverie është të bëhet pjesë e Unionit.
- Post By Arta Bunjaku
- 12:23, 15 gusht, 2025
Shkup, 15 gusht 2025 (MIA) - Kryeministri Hristian Mickoski sot në Shtip, ku mori pjeës në prezantimin e pajisjes së sapoarritur nga SHBA-ja në kazermën "Jane Sandanski", theksoi se absolutisht asnjëherë nuk do të tërhiqen nga negociatat me Bashkimin Evropian dhe se qëllimi i kësaj Qeverie është të bëhet pjesë e Unionit.
Ai u përjgigj në pyetjet e gazetarëve për të komentuar rerth nismës së parashtruar nga ish-deputetja dhe kryetare e RDM-së, Liljana Popovska drejt Gjykatës kushtetuese për kontestim të Protokollit nga takimi i dytë i Komisionit të përbashkët ndërqeveritar me Bulglarinë, për çka Gjykata kushtetuese hapi lëndë, me ç'rast udhëzoi se për atë më së miri është të pyetet ish-deputetja, por edhe të pritet vendimi i Gjykatës.
"Absolutisht ne asnjëherë nuk do të tërhiqemi nga negociatat me BE-në, ky nuk është qëllimi i kësaj Qeverie, përkundrazi qëllimi ynë është të jemi pjesë e BE-së. Rreth parashtresës së ish-deputetes Popovska ajo duhet t'ju japë përjgigje, të presim Gjykata kushtetuese të sjellë vendim përfundimtar lidhur me atë nismë", tha Mickoski.
Gjykata kushtetuese pardje informoi se është formuar lëndë në të cilën është kontestuar Protokolli nga takimi i dytë i Komisionit të përbashkët ndërqeveritar me Bullgarinë i miratuar më 17.07.2022 në Sofje, për të cilin në rrjedhë është procedura paraprake në të cilën po hetohen të dhlnat dhe njoftimet e nevojshme për sjellje të vendimit.
Parashtrues i nismës është ish-deputetja dhe kryetare e RDM-së, Liljana Popovska, e cila thekson se me Prokollin e kontestuar është shkelur Kushtetuta dhe pohon se ka formë dhe përmbajtje joadekuate, se del jashtë suazave të aktit juridik i cili përpunon një nen nga Marrëveshja mes dy vendeve dhe prodhon veprime të dëmshme ndah çështjeve të identitetit për popullin, gjuhën dhe shtetin maqedonas.
Popovska kërkon anulim të Protokollit dhe thekson se anulimi është i përmbajtshëm në pajtim me Konventën e Vjenës për të drejtën dakorduese (1969) me të cilën është mundësuar anulimi në rastin kur është në kundërshtim me normën imperative të së drejtës së prëgjithshme ndërkombëtare, që ajo e interpreton edhe në këtë rast.
"Sipas asaj që është cekur në nismë Protokolli është në kundërshtim me Kushtetutën, sepse nuk është ratifikuar në Kuvend, nuk është publikuar në afatin e dhënë kushtetues në 'gazetën zyrtare të RMV-së'. Pltësisht, pohohet se është në kundërshtim me nenet6-16, 19, 20 dhe 26 nga Ligji për arritje, ratifikim dhe ekzekutim të marrëveshjeve ndërkombëtare sepse nuk është respektuar procedura për arritjen e tij, miratim nha ana e Qeverisë dhe nënshkrim", qëndron në nismë.
Në nismë, siç informojnë nga Gjykata kushtetuese, është cekur se Protokolli nuk është akt fuqiplotë i konfirmuar nga Parlamenti por mbetet vetëm procesverbal nga takimi i Komisionit ndërqeveritar. Pohohet se për dallim nga procedura e zbatuar nga Republika e Maqedonisë së Veriut e cila e vlerëson si jontransparent dhe me lëshime, Komisioni kuvendor bullgar për tekstin e Protokollit ka diskutuar që më 23.06.2022, një muaj para se ministrat e jashtëm të dy vendeve ta në[nshkruajnë Protokollin, ndërsa më pas në mbledhjen më 24.06.2022 e miratoi tërë pakon nga Propozimi francez për fillim të negociatave me Maqedoninë e Veriut me Protokollin e sendërtuar në mënyrë implicite. ab/
Foto: Printskrin