Mickoski: Absolutisht është e pasaktë se flitet për koalicion me Ramiz Merkon, disa portale krijojnë sensacion
- – Kryeministri dhe kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski sot duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve në lidhje me spekulimet e publikuara në disa portale për kinse koalicion me Ramiz Merkon, deklaroi se janë absolutisht të pasakta.
- Post By Fitore Curri
- 13:21, 27 tetor, 2025
Shkup, 27 tetor 2025 (MIA) – Kryeministri dhe kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski sot duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve në lidhje me spekulimet e publikuara në disa portale për kinse koalicion me Ramiz Merkon, deklaroi se janë absolutisht të pasakta.
“Këto janë portale që, supozoj, financohen nga e njëjta qendër, e cila tani është e zhgënjyer sepse Ramiz Merko nuk e mbështet BDI-në në rrethin e dytë. Supozoj tani që po gjejnë një kundërpeshë, si të krijojnë një sensacion për ta fundosur atë lajm, po nxjerrin një gënjeshtër të plotë në publik. Shumë herë në të kaluarën e kemi deklaruar qëndrimin tonë për Ramiz Merkon, kështu që ua lë atyre të krijojnë dhe të krijojnë një sensacion në atë mënyrë, përndryshe është absolutisht e pasaktë”, thotë Mickoski. fc/