Mickoski: 63-64 produkte të Maqedonisë do të esportohen në SHBA sipas tarifave prej 0 në 6,5 për qind
- Gjashtëdhjetë e tre-gjashtëdhjetë e katër produkte, të cilat për vendin janë strategjike, në SHBA do të eksportohen me tarifë njëshifrore nga zero deri në gjashtë e gjysëm për qind - deklaroi kryeministri Hristijan Mickoski dhe njoftoi se gjatë ditës kjo do të konfirmohet me një deklaratë të përbashkët.
- Post By Sara Ademi
- 12:07, 12 shkurt, 2026
Shkup, 12 shkurt 2026 (MIA) - Gjashtëdhjetë e tre-gjashtëdhjetë e katër produkte, të cilat për vendin janë strategjike, në SHBA do të eksportohen me tarifë njëshifrore nga zero deri në gjashtë e gjysëm për qind - deklaroi kryeministri Hristijan Mickoski dhe njoftoi se gjatë ditës kjo do të konfirmohet me një deklaratë të përbashkët.
"Pres që gjithë kjo të konfirmohet me një deklaratë të përbashkët sot. Pres lajme të favorshme nga atje dhe pres që diku rreth gjashtëdhjetë e tre-gjashtëdhjetë e katër produkte, të cilat për ne janë strategjike, të jenë me tarifë të volitshme, e cila do të jetë njëshifrore dhe do të lëvizë mes zero dhe gjashtë e gjysmë për qind", deklaroi Mickoski në përgjigje të pyetjes së gazetarëve nëse pret vendim të volitshëm për tarifat e SHBA-së pas vendosjes së gurthemelit të sallës sportive në shkollën në Karposh.
Ai shtoi se muajt e fundit kanë mbajtur bisedime shumë aktive dhe të ashpra dhe se normat e tilla të volitshme janë rezultat i këtyre bisedimeve. sa/
Foto:freepik