Mickoski: Është realizuar rekord historik i Doganave, janë grumbulluar mbi 12 miliardë denarë për një muaj
- Drejtoria e doganave shënoi të ardhura prej mbi 12,6 miliarëd denarëve për një muaj, që paraqet rekord në kuptimin historik, deklaroi sot kryeministri Hristian Mickoski.
- Post By Arta Bunjaku
- 12:57, 1 gusht, 2025
Shkup, 1 gusht 2025 (MIA) - Drejtoria e doganave shënoi të ardhura prej mbi 12,6 miliarëd denarëve për një muaj, që paraqet rekord në kuptimin historik, deklaroi sot kryeministri Hristian Mickoski.
Ai në pyetje të gazetarëve lidhur me të ardhurat e Drejtorisë së doganave, tha se dy qarkullimet kryesore me të cilat mbushet Buxheti janë të ardhurat që vijnë mu nga Drejtoria e doganave dhe nga Drejtoria për të ardhura publike, dhe se së bashku me ministren e Financave, Gordana Dimitrieska - Koçoska, tha, kemi fokus personal në punën e këtyre institucioneve.
"Drejtoria e doganave arriti të shënojë të ardhura prej mbi 12,6 miliardë denarëve, që paraqet rekord në kuptimin historik që nuk ka ndodhur më parë prej se ekziston edhe përkundër disa majave të caktuara të karburanteve dhe derivvateve të naftës në të kaluarën dhe përkundër çmimit mesatar që e kanë të ardhurat nga akciza i cili është padyshim më i ulët, sepse ato ndjekin çmimin e naftës dhe derivateve të naftës, Dogana arriti të regjistrojë më shumë se 10 milionë euro më shumë se vitin e kaluar, sepse vitin e kaluar, korriku ishte muaji i parë i menaxhimit të ri të Doganës dhe ato arritën diku afër 12 miliardë, këtë vit tejkaluan 12.6 ose diçka më shumë se kjo, tha Mickoski pasi vizitoi Klinikën e rikonstruktuar për vesh, hundë dhe fyt.
Kryeministri, si lajm pozitiv për punën e Qeverisë i kumtoi të ardhurat e rritura të Drejtorisë për të ardhura publike, e cila, siç tha, ka paguar miliarda më shumë se muaji i njejtë i vitit të kaluar.
"E njëjta po ndodhë edhe në Drejtorinë për ardhura publike, e cila ka mbledhur një miliardë më shumë sesa në tmuajin e njëjtë të vitit të kaluar, diku rreth 960 milionë. Në të njëjtën kohë, kemi një efekt neto më të madh prej 7-8 për qind krahasuar me vitin e kaluar, me kthimet e TVSH-së që janë 37 për qind më të larta krahasuar me muajin e njëjtë të vitit të kaluar. Kjo do të thotë se po punojmë në uljen e ekonomisë gri dhe rritjen e disiplinës", tha Mickoski. ab/
Foto: Printskrin