• e hënë, 23 dhjetor 2024

Micevski: Të premten do t'i përsërisim argumentet siç bëmë në Komisionin për Çështje Kushtetuese

Micevski: Të premten do t'i përsërisim argumentet siç bëmë në Komisionin për Çështje Kushtetuese

Shkup, 16 gusht 2023 (MIA) - Grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së dhe Koalicionit në mbledhjen plenare të Kuvendit të premten kushtuar ndryshimeve kushtetuese do t'i përsëris argumentet të cilat i kemi, siç bëmë në Komisionin për Çështje Kushtetuese, dhe mbetet në qëndrimin e vazhdueshëm se ndryshimet e Kushtetutës në format të tillë nën diktim bullgar nuk janë të mundshme dhe nuk do t'i mbështesim, paralajmëroi sot koordinatori i grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së dhe Koalicionit, Nikolla Micevski.

Siç tha Micevski, që në votimin e rendit të ditës do të shihet nëse pushteti ka shumicë për miratimin e ndryshimeve kushtetuese ose jo dhe do të shihet nëse një vit manipulojnë me numrin për censusin dhe për ata të cilët japin mbështetje për ndryshimet kushtetuese. 

"Grupi parlamentar mbetet i qëndrimit të vazhdueshëm se ndryshimet në Kushtetutë në këtë format nën diktimin bullgar nuk janë të mundshme dhe ne nuk do t'i mbështesim ato. Qëndrimin tonë e kemi shprehur edhe në Komisionin e Ndryshimeve Kushtetuese, ku kemi argumentuar se qeveria po shtyn një proces që nuk mbështetet nga qytetarët. Të njëjtën gjë do ta përsërisim edhe në mbledhje plenare", tha Micevski në konferencën për media pas koordinimit të rregullt të Koalicionit në selinë e VMRO-DPMNE-së para seancës së ardhshme parlamentare.

Vlerësoi se mbledhja plenare do të jetë mundësi e mirë që opinioni në përgjithësi të bindet se pushteti, siç tha, po gënjen gjatë tërë vitit, manipulon dhe bën mjegull rreth ndryshimeve kushtetuese dhe se nuk janë as afër ndryshimeve kushtetuese. 

"Kjo ndodh gjithnjë kur populli  nënvlerësohet dhe kur interesat personale i vendosin para atyre të shtetit", tha Micevski dhe shtoi se pushteti gjatë gjithë vitit ka blerë kohë dhe tani po bëhet viktimë e gënjeshtrave të veta. 

I pyetur se a do të debatojnë në mbledhje, Micevski tha se me argumente do të sqarojnë njëjtë si në Komisionin për Çështje Kushtetuese dhe shtoi se ai si koordinator deri më tani nuk përballet me kurrfarë presionesh, por ka mbështetjen e qytetarëve të cilët nga ai kërkojnë të vazhdojnë me qëllimet. 

Shfaqi shpresë se pika e rendit të ditës do të vihet në votim që publiku në përgjithësi të shohë se nuk ka shumicë për miratimin e ndryshimeve kushtetuese. 

Kuvendi për të premten ka caktuar mbledhje në të cilën pika e vetme e rendit të ditës është miratimi i ndryshimeve kushtetuse dhe përfshirja e bullgarëve dhe pesë grupeve etnike në Kushtetutën e shtetit. Pikërisht përfshirja e bullgarëve në Kushtetuë është e nevojshme që vendi t'i vazhdojë integrimet evropiane dhe të mbahet mbledhja e dytë ndërqeveritare dhe të vazhdojnë bisedimet për anëtarësim në BE. fc/

Fotografia: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR