• e martë, 24 dhjetor 2024

Micevski: Ndryshimet kushtetuese janë shkelje e drejtpëdrejtë e sovranitetit të një vendi

Micevski: Ndryshimet kushtetuese janë shkelje e drejtpëdrejtë e sovranitetit të një vendi

Shkup, 25 korrik 2023 (MIA) - Koordinatori i grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Micevski në emër të 44 deputetëve të partisë opozitare e shprehu qëndrimin kundër ndryshimeve kushtetuese. Siç ishte paralajmëruar, ata votuan edhe kundër rendit të ditës në mbledhjen e Komisionit për Çështje Kushtetuese. 

Micevski përsëriti se ata nuk pranojnë ndryshime kushtetuese nën diktim, presion dhe imponim dhe se ata asnjëherë nuk do t'i mbështesin, sepse, sipas VMRO-DPMNE-së është shkelje e drejtpëdrejtë e sovranitetit të një vendi. 

"Ndryshimet kushtetuese nën diktim, presion dhe imponim janë të pamundura dhe ne nuk do t'i mbështesim kurrë, sepse është shkelje e drejtpërdrejtë e sovranitetit të një vendi. Sovraniteti vjen nga populli, ndërsa një shumicë dërrmuese e njerëzve mbi 80 për qind i thonë 'jo' kësaj lloj dhune nga qeveria. Fatkeqësisht, e vërteta tragjike e dukshme edhe sot para gjithë opinionit maqedonas është se kemi një qeveri të shurdhër dhe të verbër", tha Micevski.

Koordinatori i grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së theksoi se nuk duhet të na mashtrojnë deklaratat se kjo është mundësi e cila nuk guxon të humbet dhe se kjo ishte mundësia që të bëhet dallimi ndërmjet popullit maqedonas dhe bullgar. 

Tani sipas tyre, gjërat janë ndryshe dhe populli e pa se nga premtimet e tyre të mëdha nuk duhet të ketë pritje të mëdha, por për fat të keq vetëm zhgënjime të hidhura. 

Ai potencoi se ndryshimet kushtetuese në fund të procesit të integrimeve evropiane, të cilat ata i kanë kërkuar do të ishin garanci se ajo rrugë do të bëhej pa qëllime të fshehta për shkombëtarizim të maqedonasve, ose siç thonë disa rrethe në Sofje "mbytjen e maqedonizmit". 

Ai iu drejtua deputetëve të qeverisë duke thënë se është për të ardhur keq që pranojnë pa luftë që Maqedonia të vihet para faktit të kryer.

Sipas tij, kjo nuk është logjike dhe tha se atë që duhet ta bëjnë deputetët e pozitës është që tu kërkojnë ilindenasve falje "për tradhtinë që i bëtë luftës së tyre". fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR