Micevski: Mban mbledhje Trupi koordinues, Qeveria ka njerëz dhe mekanizim për t'u përballur me zjarret
- Pas pauzës prej një ore që e kërkoi, koordinuesi i LSDM-së, Oliver Spasovski tha se nuk ishte pranuar kërkesa e tyre që kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi menjëherë të vijë në Parlament dhe të thërrasë koordinim ad hok për gjendjen me zjarret.
- Post By Arta Bunjaku
- 20:18, 9 korrik, 2025
Shkup, 9 korrik 2025 (MIA) - Pas pauzës prej një ore që e kërkoi, koordinuesi i LSDM-së, Oliver Spasovski tha se nuk ishte pranuar kërkesa e tyre që kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi menjëherë të vijë në Parlament dhe të thërrasë koordinim ad hok për gjendjen me zjarret.
Nënkryetarja e Kuvendit, Vesna Bendevska tha se kryetari Gashi nuk është në mundësi të vijë sepse ndodhet në udhëtim zyrtar, ndërsa koordinuesi i VMRO-DPMNE-së Nikolla Micevski në fjalën procedurale theksoi se në Qeveri po mban mbledhje Trupi koordinues për përballje me zjarret, të cilin e thirri kryeministri Hristian Mickoski dhe, tha, "po dakordohen çfarë të bëjnë".
"Të jeni të bindur se Qeveria ka njerëz, ka mekanizim tani dhe po përballet me të gjitha pozicionet e mjundshme dhe të pamundshme që i ka, duke pasur parasysh se në territorin e Republikës së Maqedonisë ka shumë zjarre dhe era po shkakton problem shtesë. Nuk është arsyetim se Kuvendi duhet tani të mbajë mbledhje. apo të parashtrojë Qeveria, apo ne nësse kemi zgjidhje ligjore, mund të tubohemi dhe ta votojmë", tha Micevski.
Shtoi se nuk mund të kuptojë "paradoksin" - në ditën e pyetjeve të opozitës në Kuvend të gjitha tre grupet e deputetëve opozitarë të kërkojnë nga një orë pauzë "që të mos mbahen pyetjet".
"Të jemi më efikasë dhe mos ndodhë ky paradoks", tha Micevski. Dakordohet me vërejtjen për mosprani të ministrave për t'iu përgjigjur pyetjeve, por, tha, "edhe ata që ishin këtu shkuan për këtë nisje - ndalje".
Pyetje parashtruan deputetët që mbetën të prnaishëm në sallën e Kuvendit - Elmi Aziri, Halil Snopçe dhe Diana Toska. ab/
Foto: МIА arkivi