• e mërkurë, 27 nëntor 2024
MIA Flesh
18:00/ 6 prill/ 2022 Strumicë – Gjykata Themelore në Strumicë shqiptoi aktgjykim për aksidentin e helikopterit në afërsi të Strumicës, që ndodhi më 10 korrik të vitit 2014 dhe ku humbën jetën katër pilotë të MPB-së. Këshilli gjykues i dënoi të akuzuarit Julijana Spirtovska, atëherë drejtoreshë e “NP “Radiodufuzioni i Maqedonisë” me dy vjet burg me kusht  nëse nuk e përsëriti veprën në tre vitet e ardhshme, Deagosllav Radeski, drejtor teknik, 18 muaj dënim me kusht nëse veprën nuk e përsërit në dy vitet e ardhhsme, ndërsa NP Radiodifuzioni Kombëtar është dënuar me gjobë  në vlerë prej 1 milionë denarë. Shkup – Nga tregu në vend  tërhiqen seritë e produkteve “kinder” të kompanisë “FERERO”, afati i të cilave skadon më 03.10.2022, 23.08.2022, 02.02.2022, 07.07.2022, 15.07.2022, 11.06.2022 dhe 30.06.2022, njoftoi Agjencia për Ushqim dhe Veterinari (AUV). Shërbimet inspektuese të AUV-së zbatuan një kontroll të jashtëzakonshëm inspektues te operatori me ushqim “Atlantik trejd” SHPK Shkup, importues i kompanisë FERERO sh.p.k nga Zagrebi, Republika e Kroacisë,  ku informon se  për arsye parandaluese  nga tregu në Republikën e Maqedonisë së Veriut tërhiqen disa seri  produktesh “kinder”. Shkup – Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, sot kishte takim me Xhon Kenedi Mosoti, drejtor i Fondit për popullsinë i Kombeve të Bashkuara (UNFPA) për Maqedoninë e Veriut, Serbi dhe Kosovë, dhe Afërdita Shala-Plavjanska. shef i zyrës së UNFPA-së në vend, ku u diskutua për përgatitjen e Strategjisë së re për politikat demografike të Maqedonisë së Veriut. Shkup – Prokurori publik kompetent nga Prokuroria Themelore Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit ka nxjerrë urdhër për kryerjen e hetimeve kundër pesë personave, përfshirë kryetarin e një komune, një organ mbikëqyrës komunal dhe tre bashkëpunëtorë. Shkup – Shumë vështirë ia dalim t’i paguajmë me kohë tatimet, posaçërisht pas vitit 2020 kur filloi pandemia e kovid-19, deklaroi sot kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari. Shkup – Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, sot kishte takim me kryetarin e Entit Nacional të Revizionit i Republikës së Bullgarisë, Cvetan Cvetkov, zëvendës kryetarin Toshko Todorov, dhe revizorin shtetëror kryesor të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Maksim Acevski. Në takim ishte e pranishme edhe sekretarja e përgjithshme e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Cvetanka Ivanova. Shkup – Në institucionet shëndetësore, shtëpitë e pleqve, barnatore dhe transportin publik edhe më tutje duhet të mbahen maska, theksoi në konferencën për shtyp  kryetari i Komisionit për Sëmundje Infektive, Aleksandar Petliçkovski. Shkup – E ardhmja e rajonit është në BE dhe çdo shtyrje në fillimin e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë e zvogëlon besimin e qytetarëve, thanë zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Bojan Mariçiq dhe sekretarja e përgjithshme e Këshillit për Bashkëpunimit Rajonal, Majlinda Bregu. Shkup – Ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri sot pati takim me delegacionin e Institutit të Pedagogjisë pranë Fakultetit Filozofik në Shkup, për të cilin tha se jep kontribut të madh në zhvillimin dhe mbështetjen e modernizimit të sistemit edukativo-arsimor në vendin tonë. Shkup – Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi pohoi se me vendimin për anulimin e mbledhjes së Komisionit të Përhershëm Anketues për Mbrojtjen e Lirive dhe të Drejtave të Qytetarëve të caktuar nga kryetari i saj Halil Snopçe, në rendin e ditës të së cilës ishin pikat për gjendjen në Ministrinë e Mbrojtjes, për  zjarrin në Spitalin modular dhe aksidentin e  autobusit në Bullgari, nuk mbron askënd, por një vendim të tillë e ka marrë sepse caktimi i tij nuk ishte në rregullore. Kërçovë – Kryeministri Dimitar Kovaçevski thotë se gjithçka që do të thotë avancim i marrëdhënieve mes të gjithë qytetarëve dhe shtetit do të jetë bazë e mirë për ndryshim të Kushtetutës dhe porositë se me anëtarësimin në BE, të gjithë qytetarët do të jenë të barabartë dhe se duhet të sillen vendime për realizim të atij qëllimi. Shkup – Drejtoria e Policisë Financiare në Prokurorinë Themelore Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit Shkup ka ngritur kallëzim penal kundër kryetarit të Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) në periudhën korrik 2018 deri në janar 2021, kryetar të Komisionit për prokurim publik dhe dy anëtarë të Komisionit për prokurim publik për periudhën prej vitit 2019 në Shkup, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale “Keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar” nga neni 353 paragrafi 5 v.v paragrafi 1 v.v me nenin 22 të Kodit Penal. Shkup – Vizioni për zhvillim të përforcuar lokal dhe përmirësim të kapaciteteve financiare të komunave është baza e reformës që është shndërruar në ligj që momentalisht është në procedurë parlamentare, me të cilën avancohet decentralizimin fiskal. Reforma përbëhet nga tre shtylla kryesore dhe nënkupton: rritjen e kapacitetit fiskal të komunave dhe të ardhurave të tyre; rritjen e disiplinës financiare të komunave, zvogëlimin e borxheve dhe punë ekonomike dhe rritjen e transparencës dhe llogaridhënies. Bruksel – Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, konfirmoi se anëtaret e NATO-s sot do të bisedojnë për dërgimin e ndihmave të përforcuara në Ukrainë, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Brukseli. Shkup – Në kuadër të vazhdimit të pestë të mbledhjes së 64-t të Kuvendit, deputetët diskutuan për Propozim ligjin për përgjegjësi qytetare për ofendim dhe shpifje. Rreth këtij propozimi në Kuvend do të votohet kur të krijohen kushtet. Shkup – Qëllimi është zëvendësimi i prodhuesve ndotës të energjisë elektrike me burime të ripërtëritshme të energjisë elektrike, ndërsa këtë e bëjmë përmes investimeve në kapacitetet që do të prodhojnë energji të pastër dhe të gjelbër, siç është ky në vendin e ish-minierës “Oslomej”, tha kryeministri Dimitar Kovaçevski, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve, për planin e Qeverisë për investime në energjetikë në përputhje me Agjendën e Gjelbër të BE-së dhe në kushtet e krizës globale, gjatë vizitës së sotme në elektranën fotovoltaike 10 megavatëshe “Oslomej1”. Shkup – Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, sot, së bashku me kryeministrin Dimitar Kovaçevski, kreun e BDI-së, Ali Ahmeti, zëvendës kryeministrin Artan Grubi dhe kryetarin e Komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari, shënuan përfundimin e ndërtimit të termocentralit fotovoltaik “Oslomej” ku do të vijojë një periudhë testimi i pajisjeve të instaluara plotësisht të termocentralit fotovoltaik në REK Oslomej. Shkup – Pas një procedure parahetuese gjithëpërfshirëse, sot prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike për ndjekjen e Krimit të Organizuar  dhe Korrupsionit  solli urdhër për  zbatimin e procedurës hetuese kundër katër personave,  të cilët e kanë keqpërdorur pozitën dhe autorizimet e tyre gjatë realizimit të marrëveshjes  për kryerjen e  punëve ndërtimore  për rikonstruimin e fasadës  së objektit të Qeverisë, informojnë nga Prokuroria Publike dhe shtojnë se  lënda është pjesë e procedurës për Projektin “Shkupi 2014”. Uashington – Ministria hungareze e Punëve të Jashtme sot e thërriti ambasadorin ukrainas në bisedime për shkak të “komenteve fyese” nga Kievi për qëndrimin e Budapestit për invadimin rus. Shefi i diplomacisë hungareze Peter Sijarto theksoi se Hungaria e dënoi invadimin rus, e ka njohur sovranitetin e Ukrainës dhe ka pranuar qindra mijë refugjatë. Londër – Mund të jeni të sigurt se Kremlini lidhur me sanksionet si edhe në të kaluarën do ta përdorë narrativën e njejtë – se Perëndimi gjen çfarëdo lloj arsyetimesh për ta sanksionuar Rusinë, shkruan BBC. Bruksel – Komisioni Evropian lëshoi rekomandim për njohjen e shpejtë të ekuivalencës së certifikatave dhe diplomave akademike dhe profesionale për refugjatët nga ky vend, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Brukseli. Me këtë Komisioni Evropian dëshiron që procedura të lehtësohet, të  përshpejtohet dhe të jetë më fleksibël në të gjitha vendet-anëtare të BE-së. Kiev – Avokatja ukrainase e popullit, Ludmilla Denisova sot deklaroi se forcat ruse në Buça kanë dhunuar 25 gra dhe vajza. Ajo shtoi se 25 vajza dhe gra kanë kërkuar ndihmë pasi janë dhunuar nga ushtarët rusë. Kiev– Guvernatori i Luganskut, Serhi Hajdai, në rrjetet sociale publikoi se qyteti Severodonjeck është nën sulm nga forcat ruse dhe se dhjetë rrokaqiej po digjen. Kiev – Ukraina i porositi banorët në rajonet lindore të vendit të evakuohen “tani” apo “të rrezikojnë vdekjen” për shkak të rrezikut nga sulmi rus. “Guvernatorët e rajoneve Harkov, Lugansk dhe Donjeck i bëjnë thirrje popullatës të largohet nga këto territore dhe po bëjnë gjithçka që  është e mundur të kryhet evakuimi në mënyrë të organizuar”, ka shkruar zëvendëskryeministrja Irina Vereshçuk në rrjetin social telegram. Bruksel – Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg para fillimit të samitit të jashtëzakonshëm dyditësh të Aleancës shprehu bindje se vendet-anëtare  do të pajtohen për ndihmë ushtarake plotësuese për Ukrainën, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Brukseli. Bruksel – Ministri turk i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavushoglu sot deklaroi se edhe përkundër gjendjes  së vështirë pret negociata të reja midis Rusisë dhe Ukrainës në periudhën e ardhshme, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Brukseli. Londër – Britania e Madhe ka vendosur sanksione ndaj bankës më të madhe ruse Sberbank, njoftoi Bi-Bi-Si. Londra është zotuar gjithashtu të pezullojë të gjitha importet e qymyrit dhe naftës ruse deri në fund të vitit 2022. Kabul – Një bombë dore sot është hedhur ndaj xhamisë më të madhe në Kabul, derisa besimtarët ishin duke u falur, me ç’rast u lënduar të paktën gjashtë persona njoftoi policia lokale. Uashington – Sipas anketës së Rasmunsenit, 40 për qind e amerikanëve i besojnë nënpresidentes Kamala Haris, krahasuar me 56 për qind të cilët nuk i besojnë. Uashington – Shtëpia e Bardhë publikoi pako të re sanksionesh kundër një numri anëtarësh të elitës politike ruse, përfshirë vajzat e presidentit rus Vladimir Putin dhe gruan dhe vajzën e ministrit rus të Punëve të Jashtme Sergej Lavrov. Mumbai – Rasti i parë i llojit të ri të koronavirusit nën emrin XE është zbuluar sot në Indi, në qytetin Mumbai, kumtoi Administrata komunale. Është zbuluar edhe një rast i llojit Kapa (që u paraqit në Indi në vitin 2020), ndërsa mediumet indiane lajmëruan se pacientët e infektuar me llojin e ri tani për tani nuk kanë simptome serioze.

QËNDRONI TË LIDHUR