• e diel, 22 dhjetor 2024
MIA Flesh
18:00/ 14 janar/ 2022 Shkup – Nga Zonat Teknologjike Industriale Zhvillimore (ZTIZH) vitin e kaluar janë eksportuar prodhime në vlerë mbi tre miliardë euro që është për 6,5 për qind më shumë në krahasim me vitin 2019 dhe rreth 15 për qind më shumë se në vitin 2020. Shkup – Sipas raporteve të spitaleve, aktualisht janë hospitalizuar 340 persona, prej të cilëve 81 për nuk ​​janë vaksinuar, ndërsa 19 për qind janë të vaksinuar. Në të njëjtën kohë, 78 për qind e të vdekurve nga Kovid-19 ishin të pavaksinuar dhe vetëm 22 për qind e morën vaksinën, huhet në analizën e publikuar nga Ministria e Shëndetësisë për të vaksinuar nga rastet pozitive me Kovid-19 nga 6 gusht 2021 deri më 13 janar 2022. Shkup – Fakti që nga të dyja anët e kufirit kemi qeveri të reja, jep një energji të re dhe mundësi të re për zgjidhje pozitive mbi bazë të leksioneve të mësuara nga procesi i deritanishëm i negociatave me Bullgarinë, deklaroi ministri i Drejtësisë Bojan Mariçiqi, i cili në Qeverinë e re duhet ta udhëheqë Sekretariatin për Çështje Evropiane. Shkup – Në 16 muajt e fundit filluam shumë procese të rëndësishme të cilat jam i sigurtë se njejtë me sukses dhe më mirë do t’i vazhdojë ministri i ardhshëm, profesor Nikolla Tupançevski, deklaroi në konferencën e sotme për shtyp ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve deri ku kanë arritur reformat në gjyqësi. Shkup – Numri i turistëve në shtet në nëntor të vitit 2021 është 38 997, prej të cilëve 45,5 për qind janë turistë vendas, ndërsa 54,5 për qind të huaj. Siç publikoi sot Enti Shtetëror i Statistikës, numri i bujtjeve në nëntor të vitit 2021 është 90.693,  prej të cilëve 48,3 për qind janë turistë vendas, ndërsa 50,7 për qind janë turistë të huaj. Shkup – Gjykatësit kushtetues Jovan Josifovski sot i përfundon mandati nëntëvjeçar, informoi Gjykata Kushtetuese. Ai është zgjedhur gjykatës i Gjykatës Kushtetuese më 24 dhjetor 2012, ndërsa marrëdhënia e tij e punës filloi më 14 janar 2013. Gjykatësi Josifovski ka dhënë kontribut me pjesëmarrjen e tij aktive në punën e Gjykatës dhe në nëntë vitet e kaluara i janë ndarë 228 lëndë, kumtoi Gjykata Kushtetuese. Shkup – Gjykata Supreme e hodhi poshtë si të pabazuar padinë për shpifje të liderit të BDI-së, Ali Ahmeti dhe ish-zëvendëskryeministrit Musa Xhaferi, kundër ish zyrtarit të zbulimit Sllobodan Bogoevski, lidhur me dëshminë e tij në rastin “Maxhar Telekom”, delaroi sot në konferencë për shtyp, Naim Bajrami nga Aleanca për Shqiptarët. Shkup– Qarkullimi i përgjithshëm në industri në nëntor të vitit të kaluar është rritur për 18,5 për qind në krahasim me muajin e njëjtë të vitit paraprak, ndërsa është rritur për 10 për qind në krahasim me tetorin e vitit 2021. Në 11 muajt e parë të vitit 2021, sërish, është më i madh për 16,8 për qind në krahasim me periudhën e njejtë të vitit paraprak. Shkup – Komisioni nacional për UNESKO i Republikës së Maqedonisë së Veriut informoi për thirrjen publike të UNESKO-s deri tek shtetet anëtare për shtrimin e propozim-projekteve në kuadër të Programit për participim të UNESKO-s për periudhën 2022-2023. Shkup – Ka edhe shumë çështje të tjera të cilat janë të hapura lidhur me ndryshimet e Kodit zgjedhor dhe ky proces duhet të hapet sa më parë, që të jetë një mundësi për t’u dhënë të gjitha argumentet prej të gjitha partive politike në këtë proces, deklaroi në konferencën e sotme ministri i Drejtësisë Bojan Mariçiq. Shkup – Nën sloganin “ka zgjidhje”, Ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq, sot e paralajmëroi fushatën për promovimin e ndërmjetësimit si mënyrë alternative për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve dhe ngritjen e vetëdijes së qytetarëve për përfitimet nga zbatimi i saj. Shkup– Gjermania e kthehu Maqedoninë e Veriut në listën e vendeve me rrezik të lartë, dhe nga e diela do të jetë më rëndë të hyhet në këtë vend, gjegjësisht personat e pavaksinuar dhe personat të cilët nuk e kanë kaluar KOVID-in do të duhet të hyjnë në karantinë. Sofje – Më 15 janar 1992, Bullgaria ishte e para në botë që njohu pavarësinë e Republikës së sotme të Maqedonisë së Veriut. Në atë kohë zëvendësministër i parë i Jashtëm ishte Stefan Tafrov. Në një intervistë për BTA, ai flet se si institucionet shtetërore në Bullgari vijnë deri te ky vendim. Stamboll – Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan sot në Stamboll deklaroi se vendi i tij së shpejti do të fillojë me ndërtimin e anijes ushtarake vendore TF-2000, qëllimi i së cilës ështrë mbrojtja kundërajrore.  Erdogan sot e vizitoi  kantierin detar në Stamboll, ku foli në ceremoninë me rastin e lëshimit në përdorim të anijes së parë vendore kombëtare të inteligjencës së forcave detare turke, TCG Ufuk. Beograd – Vendet anëtare të Kuintit mirëpritën referendumin kombëtar për ndryshimet kushtetuese në Serbi më 16 janar dhei bëjnë thirrje Qeverisë kosovare t’u lejojë serbëve në Kosovë ta realizojnë të drejtën e tyre të votimit në zgjedhje dhe proceset zgjedhore në pajtim me praktikën e vendosur, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Beogradi. Beograd – Pas rekordit të zi të djeshëm prej 13.753 të sapoinfektuarve me Kovid-19, Serbia edhe sot, sipas uebfaqes zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë, shënon një numër pesëshifror të të infektuarve, ose nga 31.540 të testuar 12.721 janë pozitivë, njoftoi korrespondenti i MIA-së nga Beogradi. Londër – Zëdhënësi i kryeministrit britanik Boris Xhonson sot dërgoi  falje te pallati Bekingam për të dy festat  të organizuara në kopshtin e Dauning strit 10 gjatë karantinës. Festa, mes tjerash, ishte organizuar në ditët e zisë, para varrimit të princit Filip vitin e kaluar. Si përkujtim,  më 16 prill u mbajtën  dy festa lamtumirëse, njëra për drejtorin e komunikimeve Xhejms Slek, ndërsa tjetra për një fotograf qeveritar, në të cilat është konsumuar alkool deri në orët e hershme të mëngjesit. Romë – Një numër i liderëve evropianë dhe italianë sot morën pjesë në varrimin shtetëror në Romë të kryetarit të Parlamentit Evropian, David Sasoli, i cili vdiq në fillim të kësaj jave.Presidenti italian Serxho Matarella dhe kryeministri Mario Drahi, kryetarja e Komisionit Evropian Ursula fon der Lajen dhe kryetari i Këshillit Evropian Sharll Mishell ishin midis zyrtarëve evropianë dhe italianë që e përcollën ish-gazetarin, më pas eurodeputetin dhe në fund kryetarin e Parlamentit Evropian. Moskë – Rusia ka kërkuar nga NATO-ja t’i përgjigjet kërkesës së brenda javës së ardhshme për garanci për moszgjerim drejt Lindjes, edhe pse Aleanca tashmë e hodhi poshtë mundësinë për një marrëveshje. Kiev – Sipas “të dhënave të para”, sulmi masiv kibernetik gjatë natës në faqet e internetit të qeverisë ukrainase e ka origjinën nga Rusia, theksoi Ministria e Kulturës dhe Informacioneve e Ukrainës, transmeton DPA. Varshavë – Trembëdhjetë nga 17 këshilltarët e qeverisë së Polonisë për Kovid-19 sot dhanë dorëheqje, duke e akuzuar qeverinë populiste se po e ngadalëson luftën kundër pandemisë. Rekomandimet e këshilltarëve medicinal janë zbatuar në mënyrë të pamjaftueshme në lëvizjet e ndërmarra nga Qeveria, sqarojnë ata në kumtesën e transmetuar nga agjencia PAP pak ditë pasi Polonia me 38 milionë banorë e kaloi pragun e 100 mijë vdekjeve nga koronavirusi. Kiev – Presidenti ukrainas Vollodimir Zelenski sot propozoi takim me presidentët amerikan dhe rus Xho Bajden dhe Vlladimir Putin. Mediat britanike transmetojnë se në takimin e propozuar do të bisedohet për gjendjen e sigurisë në Ukrainë. Nju-Jork – Zyra e KB-së për të Drejtat e Njeriut (OHCR) sot paralajmëroi për “raporte të shumta, shumë shqetësuese” për sulme ajrore në rajonin e Tigrajit në Etiopi. Theksojnë se nga fillimi i vitit në këtë rajon janë vrarë të paktën 108 civilë. Uashington – Nuk do të replikojmë në kërcënime të zbrazëta edhe nëse Rusia me të vërtetë lëviz në atë drejtim,  këtë do ta trajtojmë me vendosmëri, deklaroi një zyrtar nga Administrata e SHBA-së, si koment për sistemimin e mundshëm të teknikës ushtarake ruse në Kuba dhe Venezuelë, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Uashingtoni. Shkup – Moti nesër në vend do të jetë me diell, i ftohtë dhe me erë. Kryesisht në pjesët veriore do të ketë vranësira të vogla deri në mesatare. Përgjatë Vardarit do të fryjë erë e fortë e përkohshme veriperëndimore deri veriore. Temperatura minimale do të jetë në interval prej -7 deri 3, ndërsa ajo maksimale do të mbërrijë prej 5 deri 12 gradë.

QËNDRONI TË LIDHUR