• e enjte, 26 dhjetor 2024
MIA Flesh
15:00/7 gusht/2022/ Shkup – Autoritetet përmes ndalesës së eksportit deri në fund të vitit dhe numrit të rritur të mbikëqyrjeve inspektuese në vendet e shitjes po përpiqen ta parandalojnë rritjen e paarsyeshme të çmimeve të peletave dhe drurit për ngrohje në vigjilje të sezonit të ri të ngrohjes. Pas reagimeve të qytetarëve se nuk kanë se me çfarë të nxehen në sezonin e ardhshëm, Qeveria para ca kohësh e solli vendimin deri në fund të vitit të kufizohet eksporti i drurit të ngrohjes dhe peletave dhe paralajmëroi kontrolle të rritura inspektuese në vendet e shitjes për peletë në të cilat do të verifikohet nëse kompanitë me qëllim i fshehin për t’i shitur më shtrenjtë gjatë dimrit. Kumanovë – Katër zjarre kanë ndodhur në rajonin e komunës së Kumanovës dhe Nagoriçanit të Vjetër, gjatë 24 orëve të fundit, njoftoi sot Qendra Rajonale për Menaxhimin e Krizave Kumanovë. Në lokacione të ndryshme është djegur barë i thatë, ndërsa nga zjarri është përfhsirë edhe një automjet në afërsi të njësitit territorial Kumanovë, dje pasdite. Zjarrfikësit kanë arritur ta shuajnë për dhjetë minuta prej orës 16:35 deri në orën 16:45. Shkup – Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve të qytetit është rritur. Në VK Tabanoc koha e pritjes për hyrje dhe dalje nga shteti është rreth një orë. Në VK Bogorodicë për dalje nga shteti pritet prej 15 deri në 30 minuta, informoi Lidhja Automoto e Maqedonisë. Në vendkalimet e tjera kufitare, nga ana e Maqedonisë së Veriut nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti. Shkup – Në kuadër të projektit “Verë e sigurt 2022”, dje nga ora 00:10 deri në 03:00 është kryer kontroll aksioni në disa objekte hoteliere në Prilep dhe Fusha e Prilepit. Siç kumton MPB-ja, gjatë kontrollit janë konstatuar disa shkelje dhe janë arrestuar 19 persona, mes tyre shtatë të mitur. Shkup – Nëse vozisni nën ndikim të alkoolit me koncentrim prej së paku 1,50 g/promila në gjak, ose vozisni nën ndikim të drogës, substancave psikotrope ose prekursorëve, ose vozisni në drejtim të ndaluar, tejkaloni kolonë të automjeteve në vend që nuk ka shikueshmëri të mirë ose vozisni me shpejtësi që tejkalon 70 kilometra në orë mbi shpejtësinë e lejuar, në përputhje me nenin 403 në propozim tekstin e Kodit penal, do të paraqesë drejtim të pakujdesshëm të automjetit motorik dhe do të konsiderohet vepër penale. Prishtinë – Ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla e shpalli persona non grata shtetasen ruse, Daria Aslamova, e cila u ndalua dje gjatë tentimit për të hyrë në Kosovë nga Serbia, përmes pikës kufitare në Veri të Kosovës, njofton korrespondenti i MIA-s nga Prishtina. Në faqen e tij të Fejsbukut, Sveçla publikoi se Aslamovës, për të cilën thotë se ka informacione se është bashkëpunëtore e shërbimeve sekrete ruse, i është ndaluar hyrja në Kosovë në pesë vitet e ardhshme. Podgoricë – Eurosuper 95 në Mal të Zi është më i liri midis vendeve të rajonit, ndërsa çmimi i eurodizelit është në mesin e më të ulëtëve, tregojnë të dhënat e Ministrisë së Investimeve Kapitale të Malit të Zi, transmeton Mina. Sipas të dhënave të Buletinit të ri të Ministrisë për çmimet e derivateve të naftës, një litër Eurosuper 95 në Mal të zi kushton 1,45 euro. Kiev – Në Ukrainë sot mbërriti anija e parë transportuese e huaj që nga fillimi i luftës në shkurt dhe do të ngarkohet me grurë, deklaroi ministri ukrainas i Infrastrukturës, Oleksandar Kubrakov. Ukraina nis sërish eksportin e grurit, sipas marrëveshjes së arritur me Rusinë, me ndërmjetësimin e Turqisë dhe OKB-së, zbatimi i së cilës monitorohet nga Qendra e Përbashkët Koordinuese në Stamboll. Kubrakov tha se anija e mallrave Fulmar S, e cila lundron nën flamurin e Barbadosit, ndodhet në portin në Çornomorsk. Kiev – Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski ka kritikuar “Amnesti Interneshënëll”, për të cilën thotë se hesht për terrorin bërthamor të ushtrisë ruse. “Fatkeqësisht, kemi përkeqësim të dukshëm të gjendjes rreth termocentralit bërthamor të Zaporozhje. Terroristët rusë u bënë të parët në botë që përdorën termocentralin më të madh bërthamor në Evropë për terror. Ne tërheqim vëmendjen e botës për këtë dhe do të insistojmë në sanksione të reja kundër Rusisë për shkak të krijimit të kërcënimit global”, deklaroi Zelenski. Havana – Shtatëmbëdhjetë persona rezultojnë të zhdukur dhe 77 të lënduar në zjarrin e madh në pjesën perëndimore të Kubës, që shpërtheu dje në një nga rezervuarët e naftës pasi u godit nga rrufeja. Zjarri ndodhi pasi rrufeja goditi një nga rezervuarët e magazinimit të naftës në periferi të Mantacas, qytet me 140.000 banorë, rreth 100 kilometra në lindje të Havanës. Disa orë më vonë, një rezervuarë tjetër shpërtheu. Televizioni shtetëror kuban lajmëroi se 17 zjarrfikës konsiderohen të zhdukur pas shpërthimit të dytë. Civilët tashmë ishin evakuuar nga zona. Kiev – Zyra e kryeprokurorit të Ukrainës ka njoftuar se ka hapur procedurë penale kundër, sipas saj, sulmit me raketa dhe artileri të ushtrisë ruse ndaj termocentralit Zaporozhje. Rusia dhe Ukraina akuzojnë njëra-tjetrën për bombardimin e termocentralit më të madh bërthamor në Evropë. Tel Aviv – Kryekomandantët ushtarakë të “Xhihadit islamik” në Gazë janë neutralizuar në dy ditët e fundit në sulmet ajrore të armatës izraelite mbi grupin e armatosur palestinez, kumtoi mbrëmë armata izraelite. „Udhëheqësia e krahut ushtarak të Xhihadit islamik në Gazë është neutralizuar”, tha Oded Basiok, shef i repartit për operacione ushtarake të shtetit hebarik”, në kumtesën dërguar AFP-së”, transmeton Hina. Pekin – Dhjetëra mijëra turistë janë bllokuar në ishullin e famshëm kinez Hainan për shkak të paraqitjes së koronavirusit, lajmërojnë mediat shtetërore kineze. Fluturimet dhe shërbimet hekurudhore për në qytetin Sanja u anuluan pasi disa qindra infeksione Kovid-19 u zbuluan në ishull, i cili shpesh quhet “Havai i Kinës”, njoftuan sot media shtetërore, lajmëron DPA. Pekin – Tregtia e jashtme e Kinës ka vazhduar të rritet papritur fuqishëm edhe në korrik, me rritje të eksporteve për 18 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, njoftoi sot Drejtoria kineze doganore në Pekin. Analistët në fakt parashikuan ngadalësim të rritjes së eksporteve të Kinës, pasi muajin e kaluar u shënua rritje e ngjashme e madhe prej 17,9 për qind. Në të kundërt, importet në Kinë u rritën me vetëm 2,3 për qind, lajmëron DPA. Uashington – SHBA-ja e akuzoi Pekinin për veprime “provokuese” dhe “të papërgjegjshme” pas pohimeve të Tajvanit se stërvitjet ushtarake kineze simulojnë sulm në ishull.“Këto aktivitete paraqesin eskalim të konsiderueshëm në angazhimet e Kinës për ndryshimin e status kuos. Ato janë provokuese, të papërgjegjshme dhe e rrisin rrezikun e vlerësimeve të gabuara. Ata, gjithashtu, janë në kundërshtim me qëllimin tonë shumëvjeçar për ruajtjen e paqes dhe stablitetin në Ngushticën e Tajvanit”, kumtoi Shtëpia e Bardhë. Nju-Jork – Këshilli i Sigurisë së OKB-së nesër do të mbajë mbledhje emergjente pas dyerve të mbyllura për të diskutuar për përshkallëzimin e fundit të konfliktit ndërmjet Izraelit dhe “Xhihadit Islamik” palestinez në Rripin e Gazës, kumtoi ambasadori palestinez në OKB, Rijad Mansur.Mbledhja është nismë e Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA), anëtare e Këshillit të Sigurisë së OKB-së, së bashku me Kinën, Francën, Irlandën dhe Norvegjinë, thuhet në kumtesën e drejtorës së komunikimeve strategjike të MPJ-së të EBA-së, Afra Mahash al-Hameli. Tel Aviv – Izraeli u pajtua për ndërprerje humanitare të zjarrit me propozim të Egjiptit, por organizata palestineze Xhihadi islamik e hodhi poshtë propozimin, publikoi televizioni izraelit Kanal 12, duke i cituar disa burime të paemëruara palestineze.Në raport thuhet se është propozuar ndërprerje e veprimeve ushtarake në orën gjashtë të hënën ose në orën tre të martën.

QËNDRONI TË LIDHUR