• e diel, 30 qershor 2024
MIA Paralajmërime

18  prill 2024

Shkup - Konferencë për shtyp e kryetarit të Sindikatës së pavarur për arsim, shkencë dhe kulturë - SASHK, Jakim Nedellkov. (Salla e mbledhjeve të SASHK-ut, rruga “Maxhir Maallo” 36/10:30)

Shkup - Sindikata e kulturës së Republikës së Maqedonisë-SKRM, Sindikata e pavarur për arsim, shkencë dhe kulturë e Republikës së Maqedonisë-SASHK dhe LSM do të mbajnë konferencë për shtyp. (Para Ministrisë së Kulturës/11:00)

Shkup - Kongresi i parë i akredituar ndërkombëtarisht i implantologjisë organizuar nga Schuetz Dental GmbH nga Gjermania, Velident Trade dhe IMPLA Study Club nga Maqedonia. (h. "Hilton")

Shkup - Shoqata HOPS - Opsione për jetë të shëndetshme Shkupi feston 25 vjetorin e ekzistencës. (Public Room, Rr. Divizioni i 50-të 22/19:00)

Shkup - Hapja e Panairit të Librit 2024 - "Tregimi lexohet". (Arena Boris Trajkovski/13:00)

Shkup - Koncert i kuartetit "Destiny Quartet". (Filarmonia/20:00)

ZGJEDHJET PRESIDENCIALE 2024

Kumanovë - Fronti Europian në kuadër të fushatës parazgjedhore për zgjedhjet presidenciale do të vazhdojë takimet me qytetarë dhe atë në Komunën e Likovës në ora 16:00, në Sllupçan te sheshi “Beqir Sadiku”, në ora 17:00 në Mateç te sheshi i Dëshmorëve në qendër të fshtatit, ora 18:00 në Likovë te shkolla e mesme “Ismet Jashari”. Në komunën e Kumanovës në ora 20.00 bashkëbisedim me qytetarët te Salla e sportit të shkollës së mesme ekonomike.

Ohër - Kandidatja për presidente të shtetit e mbështetur nga VMRO-DPMNE, Gordana Siljanovska-Davkova, do ta prezantojë programin para qytetarëve në Ohër. (19:00)

Kumanovë - Kandidati për kryetar të Lëvizjes ZNAM - Për Maqedoninë tonë, Maksim Dimitrievski do ta prezantojë programin para qytetarëve në Kumanovë. (Pazari i qytetit/10:00, h. "Sollun"/11:00, Brukëlin kafe bar/12:00, deklaratë për media, Live stream në faqen e fb të Maksim Dimitrievskit/12:30, r. "Gracia"/13 :00, tubim qendror në sheshin e qytetit, Live stream në faqen e fb të Maksim Dimitrievskit/20:00)

Veles - Kandidatja presidenciale e Të Majtës, Biljana Vankovska, do të mbajë tubim në Veles, të cilit do t'i drejtohen kryetari i Të Majtës dhe bartës i listës në NJZ, Dimitar Apasiev dhe bartësi i listës në NJZ3, Borislav Krmov. (në Teatrin kombëtar J.H.K. - Gjimot/19:30)

ZGJEDHJET PARLAMENTARE 2024

Shkup - Fronti Europian do të mbajë seancën konstituive të Kuvendit fitues nga zgjedhjet parlamentare të 8 majit 2024, si dhe inaugurimin e fituesit të zgjedhjeve presidenciale Dr. Bujar Osmani, nga ana e Kuvendit të sapozgjedhur. (h. Aleksandar Palas në Shkup/11:00) 

Shkup  - Konferencë shtypi do të mbajë kandidati për president  Dr.Arben Taravari sikurse edhe bartësit e listave të kandidatëve për deputetë në të gjitha njësitë zgjedhore. (Në Shtabin e Koalicionit VLEN tek Sheshi Skëndërbe/11:00). 

Strugë - Koalicioni VLEN tubim në Strugë. (në Sallën e Kulturës.20:30)

Shkup - Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë organizon manifestim për të shënuar fillimin e fushatës për zgjedhjet parlamentare “Nuk heq dorë nga e ardhmja” e LSDM-së dhe koalicionit për një të ardhme evropiane, ku do të drejtohet kryetari i partisë Dimitar Kovaçevski. (Muzeu i Artit bashkëkohor/12:00)

Shkup - Bartësi i listës së kandidatëve për deputetë nga Njësia 2, i udhëhequr nga LSDM-ja dhe Koalicioni për Ardhmëri Evropiane, Oliver Spasovski, së bashku me bartësin Fatmir Bytyqi, do të mbajnë konferencë për shtyp me rastin e fillimit të fushatë për zgjedhjet parlamentare. (Autokomandë, përballë stacionit të policisë/10:30)

Demir Kapi/Gjevgjeli - Kryetari i LSDM-së dhe lider i Koalicionit për Ardhmërinë Evropiane, Dimitar Kovaçevski, së bashku me bartësit, bashkëbartësit dhe kandidatët e tjerë për deputetë do ta prezantojnë programin para qytetarëve në Demir Kapi (18:00) dhe në Gjevgjeli (19:30), transmetimi i drejtpërdrejtë nga  tubimi në Gjevgjeli do të jetë i disponueshëm në faqet zyrtare në Fejsbuk, në profilin e presidentit Dimitar Kovaçevski dhe të LSDM-së.

__________________________________________________________________________________________________

*MIA njofton për vendin dhe kohën e ngjarjeve dhe nuk ndërmerr për obligim të rinjoftojë nëse ka ndryshime në afatet e paralajmëruara kohore*

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR