• e premte, 02 maj 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

MIA Paralajmërime-MKD

MIA Paralajmërime-MKD

23 prill 2025

Shkup - Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut do t'i mbajë seancat e 41-të dhe 43-të. (Salla "Maqedonia"/ 11:30/ 11:45)

Shkup - Vizitë e raportuesve të Komisionit Monitorues të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, përgjegjës për Dialogun Post-Monitorues të Republikës së Maqedonisë së Veriut me Këshillin e Evropës.

 - Takim me kryetarin e Kuvendit, Afrim Gashi. (Kabineti i vjetër/13:00)

-Takim me Komisionin për Çështje Kushtetuese. (Salla e Komisionit Kushtetues/13:20)

-Takim me Komisionin Juridik-ligjvënës. (Salla 5/14:10)

-Takim me Komisionin e Përhershëm Anketues për Mbrojtjen e Lirive dhe të Drejtave të Qytetarëve. (Salla 5/14:10)

 - Takim i Nikolla Macevskit, koordinator i GD të VMRO-DPMNE-së dhe Koalicionit "Maqedonia Yte". (Salla e Qeverisë/15:50)

 - Takim me Oliver Spasovskin, koordinator i GD të LSDM-së dhe Koalicionit për të ardhmen evropiane. (Salla e Qeverisë/16:25)

 - Takim me Blerin Mexhetin, koordinator i GD të BDI-së dhe Koalicionit "Fronti Evropian". (Salla e Komisionit Kushtetues/17:00)

 - Takim me Halil Snopçe, koordinator i GD të VLEN-it. (Salla e Komisionit Kushtetues/17:35)

 - Takim me Boban Karapejovski, koordinator i GD të Lëvizjes ZNAM. (Salla e Komisionit Kushtetues/18:10)

 - Takim me Borisllav Kërmov, koordinator i GD të partisë politike E Majta. (Salla e Komisionit Kushtetues/18:45)

Shkup - Konferencë "Lidhja e politikës dhe praktikës: Forcimi i mbikëqyrjes parlamentare në promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut". (Kuvendi i RMV-së, salla Boris Trajkovski/10:30)

Shkup - Kryeministri Hristijan Mickoski, ministri për Çështje Evropiane Orhan Murtezani, ambasadorja suedeze në Maqedoninë e Veriut Ami Larson Xhain dhe Vladimir Drobnjak, ish kryenegociatori për negociatat e anëtarësimit të Kroacisë me Bashkimin Evropian - eksperti i UNOPS-it, do të mbajnë fjalim në Tryezën e Rrumbullakët për Sfidat dhe Përfitimet e Planit të Rritjes në Ballkanin Perëndimor. (Qeveria e RMV, salla ceremoniale/11:00)

Shkup - Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë dhe ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti do të mbajë fjalim në Forumin e Energjisë dhe Teknologjisë ndërmjet Republikës Çeke dhe Maqedonisë së Veriut. (Park Hotel & Spa / 9:30)

Londër – Zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit, Aleksandar Nikolloski ndodhet në një vizitë pune dyditore në Mbretërinë e Bashkuar.

Shkup - Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Vesna Janevska do të mbajë fjalim në Fakultetin e Makinerisë në Shkup, të organizuar me rastin e transferimit të pajisjeve industriale në Laboratorin për teknologji dhe procese prodhuese nga kompania LTH Learnica Ohrid. (Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike, Rruga "Rugjer Boshkoviq" 18/11:00)

Shtip - Fakulteti i Shkencave Arsimore në Universitetin "Goce Dellçev" organizon manifestim me temë "Inteligjenca artificiale në funksion të mësimdhënies". (Fakulteti i Shkencave Arsimore/12:00)

Shkup - Tryezë e rrumbullakët "Grupet parlamentare të gjelbra në Ballkanin Perëndimor - Takimi me Komunitetin e Transportit". (Hotel "Meriot", zonë e hapur mediatike me mundësi filmimi dhe deklarata për media/9:30-10:00)

Kumanovë - Drejtori i Ndërmarrjes Publike për rrugë shtetërore Koce Trajanovski, kryetari i Komunës së Kumanovës Maksim Dimitrievski dhe deputeti Brane Petrushevski do të inspektojnë aktivitetet ndërtimore në rrugën rajonale R1104 Kumanovë Transit. (Rr. "Nikolla Tesla"/10:00)

Shkup - Kryetari i Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë (LSM) Sllobodan Trendafilov do të mbajë konferencë për media. (Ndërtesa e LSM-së, kati 10 / 12:30)

Kumanovë - Me rastin e ditës ndërkombëtare të librit, zëvendëskryeministri Arben Fetai së bashku me Ambasadorin e Shqipërisë, Denion Meidani, do të shpërndajnë libra të letërsisë botërore për nxënësit e vitit të parë në shkollat e mesme me mësim në gjuhën shqipe. (Gjimnazi “Sami Frashëri”/10:00,  Shkolla e Mesme Teknike “Nace Bugjoni”/11:00)

Shkup - Punëtori onlajn "Hyrje në sigurinë dixhitale në kontekstin e censurës dhe mbikëqyrjes" organizuar nga Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut me mbështetjen e BIRN - Rrjeti Hetimor i Reporterëve Ballkanik. (13:30)

Shkup - Biblioteka Kombëtare dhe Universitare "Shën Kliment i Ohrit" - Shkup do të shënojë Ditën Botërore të Librit dhe të Drejtës së Autorit, e cila është shpallur nga UNESKO në vitin 1995. (13:00)

________________________________________________________________________

***MIА i publikon vendin dhe kohën e mbajtjes së ngjarjeve dhe me atë rast nuk merr për obligim të rinjoftojë nëse vjen deri te ndryshimi i termineve të paralajmëruara***

QËNDRONI TË LIDHUR