• e premte, 22 nëntor 2024

MIA Paralajmërime

MIA Paralajmërime

14 nëntor 2024 

Shkup – Anëtarët e porsazgjedhur të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Svetllana Karapetrova dhe Angellço Ristov do të japin deklaratë solemne para kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi. (Salla e Ohrit/10:30,kameramanë dhe fotoreporterë)

Shkup – Mbledhje e Komisionit kuvendor për Financim dhe Buxhet. (Salla “Boris Trajkovski”/11:00)

Shkup – Mbledhje e Komisionit kuvendor për Politikë Sociale, Demografi dhe Rini. (Salla 4/12:00)

Shkup – Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari do të mbajë konferencë për media me përfaqësues të Project Hope dhe BD me rastin e nënshkrimit të marrëveshjeve me katër institucione shëndetësore publike për donacion të perfuzorëve. (Ministria e Shëndetësisë/10:00)

Shkup – Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, ministri i Drejtësisë, Igor Fillkov dhe sekretari shtetëror në Ministrinë e Mbrojtjes, Elizabeta Çupovska Ristova do të marrin pjesë në debatin “Platforma: 100% të përkushtuar për ty në temën “Fokusi në drejtësi, siguri dhe mbrojtje”. (Salla solemne në Qeveri/10:00)

Shkup – Ministri i Kulturës dhe Turizmit, Zoran Lutkov për vizitë pune në Teatrin Popullor të Maqedonisë. (11:30, deklarata për mediat/12:00)

Shkup – Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve organizon manifestimin kulturor-shkencor "Ditët e Alfabetit", i cili këtë vit i kushtohet profilit shumëdimensional të Ismail Kadaresë. ( Salla W.Wuillson/11:00)

Shkup - Agjencia e Zbatimit të Gjuhës e Republikës së Maqedonisë së Veriut organizon Konferencën Shkencore “Gjuha dhe etnia”. (Universiteti i Evropës Juglindore/10:00). Punimet e Konferencës do t’i përshëndes edhe zëvendëskryeministri parë Izet Mexhiti i cili paraprakisht, në ora 09:30, do të vizitojë edhe hapësirat e Agjencisë së Zbatimit të Gjuhës.

Shkup – Oda Ekonomike e Maqedonisë – Turqisë (MATTO) me Qeverinë organizojnë forum biznesi i titulluar “Dialogu mes sektorit të biznesit dhe Qeverisë”. (h”Hillton”/12:00)

Shkup – Konferenca e dytë për digjitalizimin „Business and Government: Aligning for a Secure Digital Future” në organizim të Odës Ekonomike Amerikane në Maqedoninë e Veriut. (h.”Holidej In”/9:00)

Shkup - Fushata për ngritjen e vetëdijes për mbrojtjen e shëndetit të meshkujve - Kujdesuni për veten - duke marrë gjak për PSA, teste skrining falas të dedikuara për meshkujt mbi 45 vjeç (12:00-14:00) në të cilën do të marrin pjesë zëvendësministri i Shëndetësisë, Jovica Andovski, drejtori i ISHSSH Kiril Llazov, përfaqësues nga Shoqata e Urologëve të Maqedonisë. (përballë ISHP SHSH “Zhelezniçar”/12:30)

Shkup – Konferencë për media e Shoqatës Shkencore të Endokrinologëve dhe Diabetologëve dhe KU për Endokrinologji, diabet dhe dëmtime metabolike. (h.”Holidej in”/14:00)

__________________________________________________________________________________________________ 

***MIA njofton për vendin dhe kohën e ngjarjeve dhe nuk ndërmerr për obligim të rinjoftojë nëse ka ndryshime në afatet e paralajmëruara kohore***
 
 

QËNDRONI TË LIDHUR