
5 mars 2024
Shkup - Kryeministri Hristijan Mickoski, ministri i Vetëqeverisjes Lokale Zllatko Perinski dhe zëvendësi i tij Erxhan Selimi, në kuadër të vizitave në terren të komunave “Aty ku zemra është shtëpia” të organizuar nga Ministria e Vetëqeverisjes Lokale, do të marrin pjesë në fillimin e realizimit të projekteve në Komunën e Ilindenit. (11:00 / deklarata për media në vendbanimin Jaka në Marino)
Ispra - Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Prof. Dr. Vesna Janevska do të vizitojë Institutin e Qendrës së përbashkët kërkimore të Komisionit Evropian në Itali.
Shkup - Kabineti i ministrit Shaban Saliu, përgjegjës për integrimin dhe zbatimin e Strategjisë për përfshirjen e romëve 2022-2030, organizon ngjarje në bashkëpunim me UN Women me temën "Zërat e grave rome: nga sfidat në suksese". (Klubi i Deputetëve/11:00)
Shkup- Operatori Nacional i Tregut të Energjisë Elektrike - MEMO SHPKNJ Shkup, me mbështetjen e Ministrisë së Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale, organizon debat publik "Prezantimi i rregullave për administrimin e garancive të origjinës së energjisë elektrike". (Ministria e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale, kati i tetë/10:00)
Shkup - Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut do të ndajë mirënjohje jubilare për partnerët dhe bashkëpunëtorët të cilët me mbështetjen dhe përkushtimin e tyre kanë kontribuar dukshëm në realizimin e aktiviteteve dhe projekteve humanitare të realizuara nga kjo organizatë. (DoubleTree nga Hilton)
Shkup - Ligjëratë “Kanceri i gjirit” organizuar nga HEMA-ONCO.(Dekanati i Fakultetit të Mjekësisë/12:30)
___________________________________________________________
*MIA njofton për vendin dhe kohën e ngjarjeve dhe nuk ndërmerr për obligim të rinjoftojë nëse ka ndryshime në afatet e paralajmëruara kohore*