• e enjte, 04 dhjetor 2025

MIA Paralajmërime (MKD)

MIA Paralajmërime (MKD)

2 dhjetor 2025 

Shkup - Në gjykatën në Idrizovë vazhdon gjyikimi për zjarrin në diskotekën "Puls" në Koçan. (9:30) 

Shkup - Kryetari i Kuvendit Afrim Gashi do të mbajë takim joformal me raportuesit parlamentarë, në të cilën do të informojë për aktivitetet aktuale në organin ligjvënës. (Salla e Komisionit kuvendor/11:00)

Shkup - Seancë e Komisionit kuvendor për Çështjen e Zgjedhjeve dhe Emërimeve. (Salla 4/12:00) 

Shkup - Seancë e Komisionit Kuvendor për Financim dhe Buxhet. (Salla 4/13:30)

Shkup - Seancë e Komisionit ligjdhënës-juridik. (Salla 4/14:00)

Shkup - Kryetari i Qeverisë Hristian Mickoski do të marrë pjesë në vendosjen e gur-themelit për ndërtimin e kopshtit të ri të fëmijëve në lagjen Deksion, Komuna Gjorçe Petrov. (10:30 / parashikohet deklaratë për mediat e kryeministrit Mickoski)

Shkup - Nënkryetari i Qeverisë dhe ministër i Marrëdhënieve mes bashkësive, Ivan Stoilkoviq dhe nënkryetarja e Qeverisë e Serbisë dhe ministre e Ekonomisë, Adriana Mesaroviq do t'i vizitojnë kompanitë "Pekabesko" dhe verarinë "Kamnik". (Kompania "Pekabesko" /12:00,veraria "Kamnik"/13:20, deklaratë për mediat pas vizitave)

Shkup - Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski do të ketë një fjalim hyrës në Konferencën kombëtare për sigurinë e komunikacionit në vetëqeverisjen lokale, në organizim të Këshillit republikan të komunikacionit rrugor. (h."Aleksandar Pallas" 10:00, deklaratë për mediat pas fjalimeve)

Bruksel - Ministrja e Arsimit dhe Shkecës, Vesna Janevska, eurokomisarja për Zgjerim, Marta Kos, drejtori i përgjithshëm i  Qendrës së përbashkët hulumtuese të KE-së - Bernard Magenhan, si dhe ministra dhe përfaqësues të tjerë të vendeve nga rajoni, do të marrin pjesë në konferencën kushtuar procesit të specializimit inteligjent të vendeve të Ballkanit Perëndimor – arritjet dhe përvojat kryesore. (Charlemagne Building, Sicco Mansholt room/ 10:00)

Shkup - Prezantimi i skanerit të ri për dërgesat postare, donacion nga Zyra e Kombeve të Bashkuara për drogë dhe krim. (Hapësirat e Postës - objekti Posta 2/ 11:00. Në ngjarje do të mbajnë fjalim drejtori i Drejtorisë Doganore, Boban Nikollovski)

Shkup - Fondacioni Fridrih Ebert - zyra Shkup dhe Qendra për Barazi dhe Drejtësi do të mbajnë një prezantim të analizës "Shpenzimet për rritje të fëmijëve në Maqedoninë e Veriut: realiteti, sfidat dhe rekomandimet (2025)". (Qendra e Burimeve Qytetare, deklarata për mediat/10:00)

Shkup - Seancë përkujtimore për këngëtarin Shpat Kasapi në Komunën e Çariti. (13:00)

Shkup -  Ndarja e Plaketës Jubileare të Kryqit të Kuq të RMV-së për Universitetin "Nënë Tereza" – Shkup, si dhe një panel-diskutim për promovimin e platformës së re të bashkëpunimit mes Kryqit të Kuq dhe komunitetit universitar, në organizim të Kryqit të Kuq të qytetit të Shkupit. (Universiteti "Nënë Tereza", Audotoriumi 107/11:30)

Shkup - Ngjarje përfundimtare "KAM NJË QËNDRIM" për nxënësit e shkollave të mesme. (Salla "Boris Trajkovski"/10:00)

_______________________________________________________________

*MIA njofton për vendin dhe kohën e ngjarjeve dhe nuk ndërmerr për obligim të rinjoftojë nëse ka ndryshime në afatet e paralajmëruara kohore*

QËNDRONI TË LIDHUR