• e premte, 05 dhjetor 2025

MIA nikoqire e Asamblesë së 33-të të përgjithshme të ABNA-EJL

MIA nikoqire e Asamblesë së 33-të të përgjithshme të ABNA-EJL

Shkup, 3 shtator 2025 (MIA) -  Agjencia Informative Mediatike - MIA këtë vit është nikoqire e Asamblesë së 33-të të përgjithshme të Asociacionit të Agjencive ballkanike të lajmeve - Evropa Juglindore (ABNA-EJL), e cila do të mbahet sot në Shkup.

Vendimi u mor vitin e kaluar në Asamblenë e 32-të të përgjithshme të mbajtur në Stamboll, të organizuar nga agjencia kombëtare turke e lajmeve Anadolia.

Drejtori i MIA-s, Darko Janevski, në përputhje me vendimin e vitit të kaluar, është anëtar i Këshillit drejtues të ABNA-EJL. Për anëtar të Këshillit drejtuese vitin e kaluar u rizgjodh drejtori i agjencisë greke të lajmeve ANA-MPA, Amilios Perdikardis. Në KD mbetet edhe drejtori i Anadolia, Serdar Karagjoz, i cili edhe këtë vit kryeson me ABNA-JLE. Në organin drejtues të Asociacionit të Agjencive ballkanike të lajmeve - Evropa Juglindore është edhe sektretari i përgjithshëm i ABNA-EJL dhe drejtor gjeneral i agjencisë bullgare të lajmeve BTA, Kiril Vëllçev.

Në Asamblenë e 33-të të përgjithshme të ABNA-EJL në Shkup do të marrin pjesë krerët e agjencive kombëtare të lajmeve nga Ballkani, Mesdheu dhe Evropa ose përfaqësuesit e tyre, përfshirë drejtorin e MIA-s, Darko Janevski.

Një konferencë me temën "Vendosja e së Vërtetës në Gazetari" do të mbahet para Asamblesë së Përgjithshme, të cilën do ta hapë Drejtori i Përgjithshëm i MIA-s, dhe më pas përfaqësues të tjerë të agjencive do të kenë mundësinë të paraqesin pikëpamjet e tyre.

Para Asamblesë së përgjithshme do të mbahet konferencë me temën "Përcaktimii së vërtetës në gazetari", të cilën do ta hapë Drejtori i përgjithshëm i MIA-s, ndërsa më pas qëndrimet e tyre do të kenë mundësi t'i paraqesin përfaqësuesit e tjerë të agjencive.

Në ABNA-EJL anëtarë janë 12 agjenci të lajmeve - MIA, ATA, Anadolia, FENA, BTA, HINA, CNA, ANA-MPA, Kosova pres, Mina, Axherpres dhe ANSA. 

Në Asamblenë e 30-të të Përgjithshme, e cila u mbajt në Burgas në vitin 2022, ABNA-EJL nga një organizatë joformale, e cila funksionin prej më shumë se 30 vitesh, u shndërrua edhe në një Asociacion formal, e regjistruar si person juridik, me Statutin e vet dhe rregullat e sjelljes për të gjithë anëtarët, si dhe kriteret që duhet të përmbushin ata që duan të bëhen pjesë e këtij Asociacioni në të ardhmen. Në takimin në Burgas u votua për Statutin, i cili u krijua në bazë të dokumentit ligjor të Aleancës Evropiane të Agjencive të Lajmeve, me çka në fakt ABNA-EJL në punën e saj afrohet drejt standardeve evropiane dhe rregullave të Bashkimit Evropian. ls/

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR