• e hënë, 23 dhjetor 2024

MIA në Stërvitjen ndërkombëtare ushtarake në Greqi me pjesëmarrjen e Forcave Speciale të Maqedonisë së Veriut (Foto)

MIA në Stërvitjen ndërkombëtare ushtarake në Greqi me pjesëmarrjen e Forcave Speciale të Maqedonisë së Veriut (Foto)

Athinë, 4 maj 2023 (MIA) - Në një sërë skenarësh të ndryshëm në tokë, ashtu edhe në ujë dhe në ajër, pjesëtarët e forcave speciale të nëntë vendeve në mesin e së cilave edhe Maqedonia e Veriut, i dëshmuan aftësitë e tyre, gatishmërinë dhe trajnimin gjatë Ditës së hapur për mysafirë të shquar në kuadër të Stërvitjes ushtarake ndërkombëtare "ORION 23" që mbahet në Greqi, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Në stërvitjen ndërkombëtare "ORION 23" të forcave speciale - forcat për operacione speciale, që filluan para dhjetë ditësh, marrin pjesë në batalionin për forca speciale nga Maqedonia e Veriut dhe kolegët e tyre nga Qipro, Austria, Bullgatia, Franca, SHBA-ja, Mali i Zi, Serbia dhe nikoqiri Greqia, gjegjësisht gjithsej 350 pjesëmarrës, ndërsa qëllimi është të promovohet bashkëpunimi dhe ndërveprimi i pjesëmarrësve, për të nxitur stabilitetin rajonal.

Pikërisht bashkëpunimin dhe mundësinë, përmes stërvitjes së përbashkët, për t'u afruar forcat speciale të vendeve pjesëmarrëse e potencoi zëvendës-shefi i Shtatmadhorisë së Armatës greke, Frangiskos Leludas.

Në mesin e skenarëve të prezentuar sot në kuadër të Stërvitjes ndërkombëtare, ndërsa në të cilën morën pjesë mjete tokësore, detare dhe ajrore në mesin e së cilave edhe helikopterë Sinuk dhe Apaçi, aeroplanë ushtarakë F-16 dhe një aeroplan transportues Spartan dhe shpëtimi i pilotit nga një aeroplan i rrëzuar, kërcime me parashutë nga helikopterë, operacioni për kërkim i një anije të konfiskuar, neutralizimi i caqeve, sigurimi i ndihmës gjatë të shtënave, lirimi nga barka, transferimi i forcave speciale me ndihmën e helikopterit nga toka drejt pikës detare, përballja me kanosje asimetrike, shpëtimi i një të lënduari me ndihmën e helikopterit etj.

Pjesa e sotme e stërvitjes përfundoi me parashuta, të cilat i mbanin flamujt e vendeve pjesëmarrëse.

"ORION 23" filloi më 24 prill, përfundon nesër, ndërsa sot stërvitja ushtarake ndërkombëtare ishte e hapur për mysafirë të shquar, gazetarë dhe ambasadorë, ndërsa në mesin e të pranishmëve ishte edhe ambasaodrja e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Greqi, Lidija Boshkovska.

Stërvitja ushtarake ndërkombëtare, që sivjet është paralelisht edhe në kuadër të Stërvitjes ajrore multinacionale "INIOHOS 2023", mbahet për të gjashtën herë dhe çdo vit zgjerohet me pjesëmarrjen e gjithnjë e më shumë vendeve.

Bëhet fjalë për stërvitje për zhvillimin e strategjive - bazave të operacioneve speciale të tipit - CFX/LIVEX/INVITEX (Command Post Exercise/Live Exercise/Invitation Exercise) dhe ka për qëllim ta shpërblejë nivelin e mirëkuptimit dhe shkëmbimit të njohurive midis pjesëmarrësve, si edhe në rritjen e aftësive operative të forcave speciale - forcave për operacione speciale në kontekstin midis aleancave me kryerjen skenarëve të ndërlikuar operativë me peshë të rritur dhe ndërlikueshmëri, si në mjedis tokësor ashtu edhe në mjedis detar.

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR