• e premte, 05 dhjetor 2025

MIA në Ditën e të ftuarve të lartë të stërvitjes ushtarake "ORION-25" në Greqi - me pjesëmarrjen e forcave speciale nga nëntë vende, përfshirë edhe vendin tonë

MIA në Ditën e të ftuarve të lartë të stërvitjes ushtarake

Athinë, 13 nëntor 2025 (MIA) - Në dhjetëra skenarësh të ndryshëm, por edhe kompleksë në tokë, në det dhe në ajër, forcat speciale nga nëntë vende, përfshirë forcat speciale "Ujqërit" nga vendi ynë, demonstruan aftësitë dhe kapacitetet e tyre operative në stërvitjen ndërkombëtare ushtarake "ORION-25" që po mbahet në Greqi, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Në stërvitjen ushtarake, e cila filloi më 3 nëntor dhe përfundon nesër, marrin pjesë pjesëtarë të Komandës Greke të Luftës Speciale, Njësisë së Misioneve Nënujore të Rojës Bregdetare, Njësisë Kundër Terrorizmit të Policisë Greke, si dhe forcave të operacioneve speciale nga Bullgaria, Republika e Maqedonisë së Veriut, Zvicra, Italia, Kroacia, Qiproja, Shtetet e Bashkuara dhe Rumania, të cilët demonstruan aftësitë e tyre operative sot në mëngjes në Ditën për të ftuar të lartë dhe përfaqësuesit e medias, në të cilën mori pjesë edhe MIA.

Qëllimi i "ORION-25" është të testojë operacionet e forcave speciale në kushte reale, të ruajë, përparojë dhe përmirësojë gatishmërinë luftarake në nivel taktik, të maksimizojë bashkëpunimin ndërinstitucional në nivel operacional dhe strategjik, si dhe të përparojë dhe forcojë bashkëpunimin shumëkombësh.

Në qytetin bregdetar të Megarës, në pjesën perëndimore të rajonit të Atikës, rajonit më të gjerë të Athinës, rreth 50 kilometra nga qendra e kryeqytetit grek, u mbajt Dita e Lartë, e cila është edhe faza e fundit e stërvitjes, ku forcat speciale nga nëntë vende kryen ushtrime në mbi 15 skenarë kompleksë me dronë, dronë kamikazë, avionë ushtarakë F-16, helikopterë ushtarakë, anije, etj.

Ndër skenarët më mbresëlënës ishin: marrja në kontroll e një ishulli të vogël shkëmbor, infiltrimi në territorit armik nga ajri, si dhe evakuimi i gjashtë anëtarëve të një ekipi special duke përdorur SPIES, pra sistemin special të tërheqjes nga ajri, duke përdorur një litar dhe një helikopter nga një zonë ku një ulje tokësore nuk është e realizueshme.

Përveç kësaj, stërvitja përfshinte edhe përballjen me një forcë armike të reagimit të shpejtë duke përdorur automjete të blinduara, evakuimin e një personi të plagosur me një helikopter NH90, uljen e dy gomoneve nga një helikopter në det, etj.

Këtë vit, në Ditën e të ftuarve të lartë, stërvitja përfundoi me parashutistë që mbanin flamujt e vendeve pjesëmarrëse. 

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Mbrojtjes Kombëtare të Greqisë, Dimitris Hupis, iu referua rëndësisë së forcimit të aleancave përmes stërvitjes dhe bashkëpunimit të përbashkët, si dhe gatishmërisë së lartë operacionale të njësive pjesëmarrëse në stërvitjen "ORION".

Xhek i Xhina – qentë e forcave speciale pjesë e "ORION-25"

Xhek dhe Xhina – qen tetëvjeçarë të trajnuar posaçërisht nga forcat speciale – ishin gjithashtu pjesë e stërvitjes ushtarake ndërkombëtare "ORION-25".

Ata janë trajnuar të reagojnë me bindje dhe të ndjekin urdhrat e udhëheqësve të tyre, të sulmojnë kur është e nevojshme, por në të njëjtën kohë, ata mësohen edhe të sacializohen duke pasur parasysh se ushtrimet përfshijnë pjesëmarrjen e forcave speciale, për ta, të panjohura.

Dy qentë treguan gjithashtu prirjen e tyre miqësore ndaj përfaqësuesve të medias, ndërsa udhëheqësit e tyre shpjeguan se ata kanë aftësinë të ndërhyjnë në zona të populluara, duke vendosur një kamerë mbi kokën e qenit, e cila më pas lidhet me telefonin celular ose tabletin e forcave speciale, duke u dhënë atyre një pamje të plotë të zonës.

Përveç kësaj, ata janë të lidhur me një pajisje të veçantë përmes së cilës mund të marrin urdhra nga distanca nëse do të sulmojnë apo do të kthehen prapa.

Ata janë trajnuar për të sulmuar, por vetëm nëse marrin një urdhër të tillë.

Stërvitja ushtarake "ORION" u mbajt për herë të parë në Greqi në vitin 2018, atëherë vetëm në nivel kombëtar dhe që nga viti 2020 ajo tashmë ka pasur një karakter ndërkombëtar me pjesëmarrjen e vendeve aleate dhe atyre mike.

Forcat speciale maqedonase morën pjesë në stërvitjen specifike ushtarake në maj të vitit 2023, si dhe në shtator të vitit 2024, ndërsa këtë vit 14 anëtarë të forcave speciale "Ujqërit" ishin pjesë e kësaj stërvitje.

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR