• e hënë, 01 korrik 2024

MIA FLESH

MIA FLESH

18:00/ 16 gusht/ 2023

Gostivar, 16 gusht 2023 (MIA) - Zgjedhjet nuk janë zgjidhje. E vetmja zgjidhje që është e mirë për ju, për ne, për të gjithë qytetarët, për të gjithë vendin tonë, për të gjithë rajonin tonë është t'i qasemi ndryshimeve kushtetuese dhe t'i mbështesim ato në mënyrë konsensuale, deklaroi sot në Gostivar zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i sistemit politik dhe marrëdhënieve ndërmjet bashkësive, Artan Grubi.

Shkup, 16 gusht 2023 (MIA) - Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Azir Aliu, organizoi takime me organizatat qytetare të personave me aftësi të kufizuara me qëllim që të ngritet ndërgjegjësimi për të drejtat dhe nevojat e këtyre personave.

Shkup, 16 gusht 2023 (MIA) - Zëvendësja e kryetarit të Qeverisë përgjegjëse për Politika të Qeverisjes së Mirë, Sllavica Gërkovska, sot ka mbajtur mbledhje koordinuese me përfaqësues të të gjitha inspektorateve shtetërore, në të cilin ka marrë pjesë edhe kryetarja e Këshillit Inspektues, Daniella Rendevska. 

Shkup, 16 gusht 2023 (MIA)- Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) në Shkup nuk e sheh të arsyeshme të komentojë vizitën e para disa ditëve të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në Shkup dhe Tetovë, pasi që siç thonë prej atje, “ngjarjet i kemi parë si të padobishme”.

Shkup, 16 gusht 2023 (MIA) - Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, sot realizoi takim me prokurorin publik shtetëror, Lubomir Joveski ku u bisedua për rrjedhën e procedurave të udhëhequr nga Prokuroria Themelore Publike në Tetovë dhe Prokuroria Themelore Publike për Ndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit lidhur me zjarrin në spitalin modular në Tetovë.

Dibër, 16 gusht 2023 (MIA) - Si përparojmë me negociatat me BE-në, ashtu vendi ynë do të përparonte edhe në fondet e reja të qasjes. Unë besoj në ju dhe e di se ju do të zgjidhni rrugën e zhvillimit dhe përparimit, tha sot nga Dibra ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Lupço Nikollovski.

Tetovë, 16 gusht 2023 (MIA) - Kryetari i Lëvizjes Besa dhe kryetar i Tetovës, Bilall Kasami nga konferenca për shtyp në selinë e partisë komentoi se  kallëzimet penale për të për shkak të pritjes së kryeministrit të Kosovës janë të paarsyeshme. Sipas tij, ikonografi si ajo në koncert ka pasur edhe më herët, por askush nuk është dënuar.

Tetovë, 16 gusht 2023 (MIA) - Kryetari i Lëvizjes Besa dhe kryetari i Komunës së Tetovës, Bilal Kasami, në një konferencë për shtyp sot kërkoi përgjegjësi nga Prokuroria për procesin gjyqësor për zjarrin në spitalin modular ku 14 persona e humbën jetën. Sipas tij, sistemi i vret tre herë ata 14 persona.

Prishtinë, 16 gusht 2023 (MIA) - Ministria e Shëndetësisë së Kosovës u ka bërë thirrje qytetarëve të kenë kujdes të shtuar dhe kontroll të vazhdueshëm të ujit të pijshëm, për shkak të rritjes së rasteve me meningjit gjatë dy muajve të fundit.

Prishtinë, 16 gusht 2023 (MIA) - Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Xhefri Hovenier deklaroi se kërkesat e vendit të tij drejt Qeverisë së Kosovës nuk kanë lidhje me presione dhe se SHBA-ja është e interesuar vetëm për përparim, ndërsa detyrë e autoriteteve të Kosovës është se si do t'i zgjidhin zgjedhjet në veri të vendit. 

Prishtinë, 16 gusht 2023 (MIA)- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa  Osmani pranoi letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Austrisë, George Schnetzer të cilin e ka uruar për detyrën dhe ka shfaqur shpresën se gjatë mandatit të tij, marrëdhëniet bilaterale ndërmjet dy shteteve do të intensifikohen edhe më tej.

Sofje, 16 gusht 2023 (MIA) - Qendra e Sofjes është bllokuar plotësisht pas vrasjes së biznesmenit kontrovers bullgar Aleksej Petrov. Në bulevardet kryesore në qytet ka ekipe të armatosura të policisë, informuan mediat e Sofjes. 

Tiranë, 16 gusht 2023 (MIA) - Gjatë vitit 2022, autoritetet shqiptare në pikat kufitare kanë zbuluar të paktën 37 raste të mosdeklarimit të pasurisë financiare.

Hagë, 16 gusht 2023 (MIA) - Ekonomia e Holandës ka hyrë në recesion pasi ra për 0,3 për qind në tremujorin e dytë në krahasim me periudhën e kaluar, sipas vlerësimit të parë të cilin sot e publikoi agjencia holandeze për statistikë.

Pragë, 16 gusht 2023 (MIA)- Ish agjenti i kundërzbulimit në Byronë Federale të Hetimeve (FBI) Çarls Mekgonigal është deklaruar fajtor në akuzat e lidhura me punën e tij oligarkun rus Oleg Deripaska.

Moskë, 16 gusht 2023 (MIA) - Presidenti rus Vladimir Putin ka thirrur sot një takim urgjent me zyrtarët përgjegjës pasi rritja e normës referencë të interesit në 12 për qind nuk e pengoi dobësimin e rublës. Ky informacion u raportua nga Fajnenshëll tajms duke cituar dy burime të njohura me situatën.

Honolulu, 16 gusht 2023 (MIA) - Numri i viktimave nga zjarret në ishullin Maui të Havait është rritur në 106, duke e bërë si rastin më vdekjeprurës në Amerikë në 100 vitet e fundit, thanë autoritetet e atjeshme. Zyrtarët druajnë se numri i viktimave mund të jetë dy herë më i lartë, pasi nuk dihet fati i qindra personave të zhdukur.

Xhakartë, 16 gusht 2023 (MIA) - Indonezia do të ndajë 40,6 trilionë rupë (2,7 miliardë dollarë) nga buxheti i saj për vitin 2024 për ndërtimin e kryqytetit të saj të ri, me zyra të administratës presidenciale dhe shumë banesa për personelin që duhet të përfundojnë vitin e ardhshëm. Këtë sot e bënë të ditur ministrat. 

Ankara, 16 gusht 2023 (MIA) - Turqia ka njoftuar se dje është matur temperaturë rekorde prej 49,5 gradë Celsius në provincën qendrore të Anadollit, Eskishehir, ndërsa ekspertët paralajmërojnë se trendi i valës së nxehtë në grykën mesdhetare do të vazhdojë deri në vitet 2040.

Damask, 16 gusht 2023 (MIA) - Presidenti sirian Bashar al-Asad ka nxjerrë dekret për rritje 100 për qind të pagave për zyrtarët shtetërorë dhe pensionistët, si dhe heqjen e subvencioneve të benzinës. Vendimi vjen në një kohë të përkeqësimit të krizës ekonomike në vend, ku sipas Kombeve të Bashkuara, më shumë se 90 për qind e popullsisë jeton nën kufirin e varfërisë.

Paris, 16 gusht 2023 (MIA) - Për portierin e Pari Sen -Zhermenit, Kejlor Navas interesim ka treguar Al-Hilal.

QËNDRONI TË LIDHUR