MIA Flesh
- Shkup – Në Kuvend sot mbërriti Propozimi për shkarkimin e prokurorit republikan publik, Lupço Kocevski. Për procedurën e mëtutjeshme, nga Kuvendi paralajmërojnë se do të informojnë në vijim. Procedura për shkarkimin e Kocevskit, e cila ishte ndërprerë pas tragjedisë në Koçan, ndërsa përkohësisht ishte ndërprerë në periudhën e zgjedhjeve, vazhdoi me vendim të miratuar nga ana e Qeverisë. Qeveria në mbledhjen e pardjeshme e miratoi propozimin për shkarkimin e prokurorit publik shtetëror, Lupço Kocevski, të cilin do ta dorëzojë në Kuvend. Me këtë Qeveria e vazhdon procedurën e cila sipas kufizimeve ligjore ishte ndërprerë përkohësisht gjatë periudhës së zgjedhjeve.
15:00/11 dhjetor 2025
Shkup – Në Kuvend sot mbërriti Propozimi për shkarkimin e prokurorit republikan publik, Lupço Kocevski. Për procedurën e mëtutjeshme, nga Kuvendi paralajmërojnë se do të informojnë në vijim. Procedura për shkarkimin e Kocevskit, e cila ishte ndërprerë pas tragjedisë në Koçan, ndërsa përkohësisht ishte ndërprerë në periudhën e zgjedhjeve, vazhdoi me vendim të miratuar nga ana e Qeverisë. Qeveria në mbledhjen e pardjeshme e miratoi propozimin për shkarkimin e prokurorit publik shtetëror, Lupço Kocevski, të cilin do ta dorëzojë në Kuvend. Me këtë Qeveria e vazhdon procedurën e cila sipas kufizimeve ligjore ishte ndërprerë përkohësisht gjatë periudhës së zgjedhjeve.
Shkup - Komisioni parlamentar për politikë sociale, demografi dhe rini sot votoi unanimisht Planin financiar të Agjencisë për mbikëqyrje të financimit kapital të sigurimit pensional për vitin 2026 dhe pëlqimin për Vendimin mbi shumën e tarifës mujore nga Agjencia për mbikëqyrje të financimit kapital të sigurimit pensional nga kompanitë e pensioneve për vitin 2026. Përfaqësuesi i Agjencisë për mbikëqyrje të financimit kapital të sigurimit pensional, Mentor Jakupi theksoi se të ardhurat e planifikuara për vitin 2026 arrijnë 124 milionë e 500 mijë denarë, nga të cilat 112 milionë denarë janë nga tarifat nga kompanitë pensionale, katër milionë denarë nga tarifat administrative dhe të ardhura nga interesat në shumë prej 8 milionë e 500 mijë denarë.
Shkup - Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski sot mohoi kategorikisht se ekziston ndonjë marrëveshje për pranimin e emigrantëve. "Dua të jem i qartë: kjo Qeveri as nuk ka ndjek dhe as nuk do të ndjekë politikë për pranimin e emigrantëve - në asnjë formë. Nuk ka marrëveshje, as negociata, nuk ka kuota, as qendra, as marrëveshje transiti. Një iniciativë e tillë as nuk është shqyrtuar, as nuk ka ndonjë qëllim politik në atë drejtim. E gjithë kjo është absolutisht e pavërtetë", bën të ditur në postimin në Fejsbuk, ministri Mucunski.
Shkup - Në Paris, më 9 dhjetor 2025, u mbajt takimi i Komisionit të Monitorimit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës në të cilin u miratua Draft-Rezoluta për mbylljen e dialogut pas-monitorues me Republikën e Maqedonisë së Veriut, informon pres shërbimi i Kuvendit. Në konkluzionin e Draft-Rezolutës, i cili duhet të gjendet para deputetëve në seancë plenare në janar 2026, theksohet se Asambleja Parlamentare ka vendosur të mbyllë dialogun pas-monitorues me Maqedoninë e Veriut dhe t'i monitorojë zhvillimet në vend lidhur me demokracinë pluraliste, sundimin e ligjit dhe të drejtave të njeriut në kuadër të kontrolleve të saj periodike. Me këtë, pas 25 vite, vendi ka finalizuar me sukses dialogun pas-monitorues me Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës.
Shkup - Rezultatet nga zgjedhjet lokale janë konfirmim i politikës qeveritare për përkrahje të fuqishme të komunave, që e filluam që në fillim të mandatit qeveritar, tha ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Zllatko perinski në Konferencën e shtatë vjetore për vetëqeverisje lokale dhe decentralizim "Vizioni për reforma për zhvillim të qëndrueshëm dhe shërbime të qasshme për qytetarët". "Nëse bëjmë një retrospektivë në periudhën e kaluar, është e qartë se pas kësaj fshihen procese me rëndësi të jashtëzakonshme strategjike, të cilat po e ndryshojnë realitetin në fushën e vetëqeverisjes lokale dhe po krijojnë bazë për zhvillim afatgjatë. Para së gjithash, do të doja të përmendja narrativën pozitive të Komisionit Evropian në raportin e progresit të vendit, me të cilin këtë vit po e zëvendësojmë termin 'nuk ka përparim' me 'përparim të kufizuar'", theksoi Perinski.
Strumicë – Zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit, Aleksandar Nikolloski, sot është për vizitë pune në komunën Strumicë ku po merr pjesë në Mbledhjen Solemne të Komunës me rastin e Ditës së Mbrojtësve të Strumicës. Gjatë takimit me kryetarët ai theksoi se NP për rrugë shtetërore tashmë e përfundoi projektin për një trase për rrugën e shpejtë e cila lidh Korridorin 10 dhe Korridorin Struma në Bullgari, gjegjësisht pjesën nga Smokvica përmes Vallandovës, Strumicës, Novo Sellës dhe kufirit me Bullgarinë.
Shkup – Ministri i Kulturës dhe Turizmit, Zoran Lutkov sot e vizitoi Muzeun e Shkencave Natyrore – Shkup, ku bashkë me drejtorin e përgjithshëm ekzekutiv dhe kryetaren e këshillit drejtues të Bankës Stopanska SHA Shkup, Hrisulla Kutudi dhe drejtorin e këtij institucioni kombëtar nënshkruan Memorandum për Bashkëpunim, me të cilin do të mundësohet modernizim i muzeut. Ministri Lutkov theksoi se sot po formalizohet partneriteti i rëndësishëm strategjik trevjeçar ndërmjet Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit, Muzeut të Shkencave Natyrore – Shkup dhe Bankës Stopanska SHA Shkup. E falënderoi Bankën Stopanska e cila e njohu rëndësinë e këtij misioni dhe nisme të drejtorit të Muzeut të Shkencave Natyrore që të marrë formë bashkëkohore të shprehjes, e cila do të jetë e rëndësishme për të rinjtë dhe për ne.
Stamboll - Maqedonia po hyn në një fazë të re të transformimit ekonomik, me fokus të qartë në investime, dixhitalizim dhe stabilitet fiskal, tha ministrja e Financave Gordana Dimitrieska-Koçoska në fjalimin e saj hyrës në hapjen e Samitit Ekonomik të Stambollit 2025, i cili këtë vit mbahet më 11 dhe 12 dhjetor me moton “Ekuilibër i ri dhe bashkëpunim global”. Eventi, siç njoftojnë nga Ministria e Financave, mblodhi së bashku hartuesit e politikave ekonomike, institucionet financiare ndërkombëtare, përfaqësuesit e komunitetit akademik dhe sektorit të biznesit nga rajoni dhe Evropa, me qëllim që të shqyrtojnë çështjet kryesore që lidhen me ndryshimet ekonomike globale, reformat e nevojshme dhe krijimin e partneriteteve të reja në një botë të mbushur me sfida dinamike.
Shkup - Kryetari i Qytetit të Shkupit Orce Gjorgjievski sot u takua me delegacionin e Ambasadës së SHBA-së të udhëhequr nga ambasadorja Anxhela P. Ageler, e cila ishte vizita e parë në Qytetin e Shkupit pasi është në detyrë, informojnë nga Qyteti i Shkupit. "Sot me kënaqësi të veçantë isha nikoqir i delegacionit të Ambasadës së SHBA-së, të udhëhequr nga ambasadorja N.E. Anxhela P. Ageler. Në delegacion morën pjesë edhe Dejvid Maers, shef i repartit politik-ekonomik si dhe Rozita Mrenoshki, ndihmës për çështje politike ekonomike. Kjo është vizita e parë e ambasadores Ageler në Qytetin e Shkupit prej kur është në detyrë. E informova për programin zgjedhor, për dinamikës e realizimit të tij dhe projektet rrjedhëse të cilat Qyteti i Shkupit i zbaton", shënoi Gjorgjievski në profilin e tij në Fejsbuk.
Shkup - Alban Kadriu, jurist i diplomuar me provim të dhënë të jurispodencës nga Tetova, propozohet për anëtarë të ri në Këshillin Gjyqësor që sot në Komisionin për zgjedhje dhe emërime e kumtoi përfaqësuesi i koalicionit VLEN në Kuvend, Bekim Qoku. Seanca e Komisionit do të vazhdojë deri rreth orës 13, me kërkesë të deputetes Arbana Pasholli nga BDI-ja me shpjegim se duhet të shqyrtojnë dhjetë propozimet e parashtruara në Komision. Kadriu i diplomuar në Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e EJL-së, ku dhe magjistro, punoi në Qeveri, ndërsa pastaj në MBP dhe në SPB Tetovë. Në biografinë e tij, të publikuar në ueb-faqen e Kuvendit, ai theksoi se si jurist deri më tani ka dhënë rezultate solide dhe se me përvojën e tij të mëparshme si jurist i plotëson kërkesat për anëtar të Këshillit Gjyqësor dhe se do të ndihmojë me sukses në zbatimin e reformave në gjyqësor.
Shkup – Maqedonia për momentin nuk planifikon ndalesa radikale si modeli australian për kufizimin e rrjeteve sociale për fëmijë, por çështja është shqyrtuar, deklaroi ministri i Transformimit Digjital, Stefan Anonovski, duke u përgjigjur në pyetjen nëse Maqedonia planifikon ta ndjekë shembullin e Australisë, e cila e para vendosi ligj për ndalesë në rrjetet sociale për fëmijë nën 16 vjet. “Duhet të jeni të vetëdijshëm se si do ta zbatoni çdo ndalesë, do të ketë dy efekte. Nëse nuk arrini ta zbatoni deri në fund, kjo do të kontribuojë që disa njerëz t’ia dalin mbanë, dhe disa të tjerë të dalin plotësisht jashtë kontrollit. Së dyti, elementi nëse shoqëria është e gatshme për një hap kaq radikal”, theksoi Andonovski.
Shkup - Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe dënoi sulmin e mbrëmshëm ndaj gazetarëve të "Infomaksit" dhe u bëri thirrje Shoqatave mediatike të rreshtohen pas kolegëve të tyre, ndërsa institucionet kompetente ta zbardhin rastin. Siç theksoi Filipçe në një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp, sipas informacioneve që disponon LSDM-ja, sulmuesi është anëtar i VMRO-DPMNE-së. Filipçe i cili vlerësoi se në vend po ndodh skenari serb, ftoi të gjitha partitë, organizatat joqeveritare, studentët dhe figurat publike për një takim, që siç theksoi, "definimin e hapave të ardhshëm për Maqedoninë".
Shkup - I vetmi politikan aktual i cili ka punuar në vendosjen e emigrantëve në Maqedoni është Venko Filipçe, thonë nga VMRO-DPMNE-ja dhe pastaj publikuan një dokument në të cilin, siç thonë, shihet se si ministër në Qeverinë e Zaevit, në vitin 2018 mori pjesë në miratimin e Planit për projektin e ndërtimit të një qendre pranimi për migrantët në Bardovcë. Demantojnë se në Marrëveshjen që Qeveria ka nënshkruar me Britaninë e Madhe ekzistojnë çdo lloj depozita të cilat kanë të bëjnë me migrantët.
Shkup - Në periudhën janar - tetor 2025, gjithsej numri i turistëve është rritur për 5,4 për qind, krahasuar me të njejtën periudhë të vitit paraprak, ndërsa është rritur numri i bujtjeve për 0,6 për qind, kumtoi Enti Shtetëror i Statistikës. Tek turistët vendor është vërejtur ulje për 2,3 për qind, ndërsa te turistët e huaj ka rritje për 9,3 për qind. Dhe në krahasim me bujtjet, tek turistët vendor ka ulje për 4,2 për qind, ndërsa tek të huajt ka rritje për 6.4 për qind. Në tetor të vitit 2025, nga numri gjithsej i turistëve 21,8 për qind ishin vendor, ndërsa 78,2 për qind të huaj, Numri i bujtjeve në tetor të vitit 2025 arrin në 204.718, prej të cilëve 29,1 për qind janë turistë vendor, ndërsa 70,9 për qind të huaj.
Tetovë - Mëngjesin e sotëm rreth orës 8 nënpunës policorë me urdhër gjykate kryen bastisje në një shtëpi në fshatin Orashë, pas çka janë gjetur armë, drogë dhe u arrestuan dy persona. Nëpunës policorë nga SPB Tetovë e privuan nga liria F.R. (30) nga Orasha, komuna e Jegunovcës. "Gjatë bastisjes së shtëpisë së tij në fshatin Orashë, të kryer me urdhër gjykate, janë gjetur dhe sekuestruar një pushkë automatike 7.62 mm me dy karikatorë, me gjithsej 22 fishekë të kalibrit 7.62 mm, 78 fishekë të një marke dhe kalibri të panjohur, marihuanë, një thërrmuese dhe një peshore digjitale. F.R. është mbajtur në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të ngrihet kallëzim përkatës.
Shkup - Një shkupjan ka denoncuar se automjeti i tij ishte djegur në një hapësirë parkingu në rajonin e Bit Pazarit, njoftuan sot nga Ministria e Punëve të Brendshme. "Sot në orën 01:20, në SPB Shkup, S.F. (62) nga Shkupi denoncoi se në një hapësirë parkingu në zonën e Bit Pazarit ishte djegur automjeti i tij 'tojota rav 4' me targa të Shkupit", sqaruan nga MPB. Persona të lënduar nuk ka, ndërsa nga ekipi i Brigadës Zjarrfikëse të Shkupit zjarri ishte shuar. Është kryer inspektim dhe siç potencuan nga MPB, po merren masa për zbardhjen e rastit.
Kiev - Presidenti i Ukrainës, Vollodimir Zelenski sot do të zhvillojë biseda urgjente me liderët e rreth 30-të shteteve, të cilat e përkrahin Kievin për të marrë kushte korrekte për përfundimin e luftës me Rusinë. Zelenski përmes një video lidhje do të bisedojë me liderët e Gjermanisë, Britanisë së Madhe dhe Francës, si dhe me përfaqësuesit e Koalicionit të ashtuquajtur të të përgatiturve. Ai tha se bisedat janë organizuar në shpejtësi, pasi Kievi po tenton t'i shmang kërkesat e presidentit amerikan Donald Tramp që marrëveshja paqesore për Ukrainën të arrihet shpejtë.
Bruksel - Presidenti i SHBA-së, Donald Tramp, është shpallur "personi më i fuqishëm në Evropë" në vitin 2025 në përzgjedhjen tradicionale vjetore të portalit "Politiko" me seli në Bruksel të 28 personave më të fuqishëm në politikën evropiane. Edhe pse, tradicionalisht, zgjedhja e personit më të fuqishëm përfshin vetëm evropianët, domethënë njerëzit që jetojnë ose punojnë në kontinentin evropian, këtë vit "Politiko" bëri një përjashtim duke vlerësuar se "askush nuk ka ushtruar një ndikim më të madh në ose mbi Evropën këtë vit sesa presidenti i SHBA-së".
Moskë - Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitrij Peskov sot paralajmëroi se presidenti rus Vlladimir Putin nesër do të takohet me presidentin turk, Rexhep Taip Erdogan. Siç njoftoi Peskovi, Putini nesër do të bisedojë me Erdoganin në Forumin ndërkombëtar kushtuar Vitit botëror të paqes dhe besimit që mbahet në Ashkabad, Turkmenistan.
Kiev - Ukraina ka formuluar reagimin e saj ndaj planit paqësor të SHBA-së dhe do ia dorëzojë Uashingtonit, bëri të ditur portali RBC-Ukrainë vonë mbrëmë. Detajet e kundërpropozimit ukrainas ende nuk janë bërë publike. Plani i propozuar fillimisht nga administrata e presidentit amerikan, Donald Tramp u kritikua ashpër nga shumëkush si një "listë dëshirash" e Moskës, sepse në thelb pranon kërkesat ruse, raporton agjencia gjermane DPA.