MIA Flesh
- Shkup - Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot me nderime shtetërore dhe ushtarake e priti presidentin e Shqipërisë Bajram Begaj, i cili ndodhet për vizitë zyrtare në Maqedoni. Pas pritjes do të vijojë takim tet-a-tet, ndërsa pastaj takim plenar i delegacionit të Maqedonisë dhe Shqipërisë.
- Post By Sara Ademi
- 12:02, 27 shkurt, 2026
12:00/ 27 shkurt/ 2026
Shkup - Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot me nderime shtetërore dhe ushtarake e priti presidentin e Shqipërisë Bajram Begaj, i cili ndodhet për vizitë zyrtare në Maqedoni. Pas pritjes do të vijojë takim tet-a-tet, ndërsa pastaj takim plenar i delegacionit të Maqedonisë dhe Shqipërisë.
Shkup - Statistikat shtetërore konfirmuan rritje të madhe të mallrave të transportuara në trafikun e mallrave, që është një nxitje e fortë për ekonominë dhe për vende të reja pune, deklaroi sot zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski. "Sasia totale e mallrave të transportuara në transportin rrugor të mallrave në tremujorin e katërt të vitit 2025 është rritur për 66,7 për qind krahasuar me periudhën e njejtë të vitit 2024", tregojnë të dhënat nga Enti Shtetëror i Statistikave.
Shkup - Së shpejti presim të lidhim një marrëveshje për partneritet strategjik me Kroacinë, të ngjashme me ato me Mbretërinë e Bashkuar dhe Hungarinë, njoftoi ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski. Në një paraqitje në emisionin "Samo Intervju", në kuadër të vizitës së ministrit kroat të Punëve të Jashtme dhe Evropiane, ministri foli për marrëdhëniet dypalëshe me Kroacinë, duke iu referuar marrëveshjeve ekzistuese strategjike me Mbretërinë e Bashkuar dhe Hungarinë, si dhe paralajmërimit për një marrëveshje të re partneriteti strategjik me Kroacinë.
Shkup - Në Ministrinë e Drejtësisë sot do të mbahet seancë konstituive e grupit të punës për reforma në legjislacionin zgjedhor. Me seancën do të kryesojë ministri i Drejtësisë Igor Fillkov, ndërsa pritet të marrin pjesë përfaqësues të të gjitha partive parlamentare dhe deputetë të pavarur. Nga Ministria e Drejtësisë për MIA-n informojnë se në takim do të zgjidhet kryetari i grupit të punës dhe do të miratohet Rregullorja për Punë.
Shkup - Nga 1 marsi hyn në fuqi obligimi ligjore për bankat për autentifikim të përforcuar të klientëve gjatë pageave onlajn me kartela pagesore. Qëllimi është të sigurohet mbrojtje e mjeteve monetare të qytetarëve dhe të kompanive përmes kontrolleve shtesë të sigurisë së identitetit të personit gjatë pagesave pa prani fizike.
Kiev - Raundi i ardhshëm i bisedimeve të paqes për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë do të mbahet në Abu Dabi në fillim të marsit, deklaroi presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski në video-fjalimin e mbrëmshëm. "Sot fola disa herë me (sekretarin e Këshillit të Sigurisë dhe Mbrojtjes Kombëtare të Ukrainës) Rustem Umerov, (anëtarin e ekipit negociator të Ukrainës) David Arahamia, si dhe me përfaqësuesit e presidentit të SHBA-së, Stiv Vitkov dhe Xhared Kushner, pas takimeve të tyre të sotme, tha Zelenski mbrëmë.
Budapest - Avancimi i bashkëpunimit midis vendeve të Grupit të Vishegradit dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor është një proces i dobishëm për të dyja palët për shfrytëzimin e potencialeve ekonomike, si dhe për harmonizim më të mirë të qëndrimeve në lidhje me sfidat globale për Evropën, është përfundimi i përbashkët i nënkryetarit të Kuvendit, Antonio Miloshoski dhe kryetarit të Senatit të Republikës Çeke, Milosh Vistriçil, në takimin që ata zhvilluan para fillimit të Konferencës së sotme të kryetarëve të Parlamenteve të vendeve të Evropës Juglindore dhe Grupit të Vishegradit në Budapest.
Uashington - Nëndëspresidenti i SHBA, Xhej Di Vens, deklaroi se "nuk ka shanse" që sulmet eventuale ushtarake amerikane ndaj Iranit të çojnë në një luftë disa-vjeçare në Lindjen e Mesme. Në një intervistë për "Uashington Post", Vens tha se presidenti i SHB-së, Donald Tramp, po shqyrton opsionet – nga sulmet ushtarake për të parandaluar Iranin të shkojë deri te armët bërthamore, deri te një zgjidhje diplomatike – por se SHBA nuk do të futet në një konflikt disa-vjeçar.
Kumanovë- Skuadrat e ligës së parë në futboll sot me përballjen mes Bashkimit dhe Breras vazhdojnë ndeshjet e ligës së parë. Në program janë ndeshjet e xhiros së 20-të, të cilat do të zhvillohen deri të hënën. Fillimi i përballjes së sotme në Kumanovë është në orën 14:00. Sipas programit, nesër do të zhvillohen dy ndeshje në Strugë dhe Shkup. Në orën 12:00 është caktuar të fillojë ndeshja derbi mes Strugës dhe Vardarit, ndërsa nga ora 14:00 do të luajnë Rabotniçki dhe Shkupi.