• e premte, 05 dhjetor 2025
MIA Flesh

18:00 / 6 nëntor / 2025

Shkup - Prokurorja Ana Gogovska Jakimovska pohon se dëshmitë për rastin "Onkologjia 2" konfirmojnë keqpërdorime financiare dhe veprim joadekuat të terapisë në Klinikë, e cila, në vend se në barnatore, përfundonte te drejtori dhe jepej sipas zgjedhjes personale. Ndërkohë, avokati Bobi Spirkovski, avokati i të akuzuarit Nikolla Vasev, e quajti aktakuzën "të paqartë, të paligjshme dhe joprofesionale", duke paralajmëruar se veprime të tilla i shkelin të drejtat kushtetuese dhe krijojnë proces gjyqësor joefikas. Pas përfundimit të gjykimit të sotëm për lëndën në të cilën sot dëshmuan tre dëshmitarë me propozim të Prokurorisë, prokurorja publike Ana Gogovska Jakimovska deklaroi se deklaratat e dëshmitarëve konfirmojnë keqpërdorim financiar dhe veprim joadekuat të klinikës. "Terapia e cila nuk ka guxuar të jetë te drejtori, ai normalisht e nxirrte nga zyra dhe ua jepte pacientëve sipas zgjedhjes së tij. Ajo terapi duhet të ishte në një barnatore klinike. Dëshmitarët konfirmuan se në emër të pacientëve faturohej terapi e tepërt, që logjikisht çon në përfundimin se ajo përfundonte te i akuzuari Vasev", theksoi Gogovska.  

Shkup - Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, sot zhvilloi takim pune me përfaqësuesit e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve - Boris Kondarko, kryetar i KSHZ, Abdush Demiri, nënkryetar i Komisionit dhe Aleksandar Dashtevski, anëtar i Komisionit. Nga shërbimi për informim i Kuvendit, informojnë se takimi u zhvillua në atmosferë konstruktive dhe u vlerësua si një qasje pozitive e institucioneve kur bëhet fjalë për çështje me interes kombëtar, në këtë rast konkret të Kuvendit dhe Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve.

Shkup - Qytetarët sot kërkojnë jurisprudencë që është efikase, e paanshme dhe e qasshme. Kërkojnë vendime gjyqësore që vijnë me kohë, akuza që bazohen në fakte dhe prova, e jo në supozime, institucione që punojnë për interesin publik, e jo për individë, porositi sot ministri i Drejtësisë Igor Fillkov në shënimin e takimit të 90-të të juristëve, të organizimin e Shoqatës së juristëve të Maqedonisë Veriore. Në fjalimin para ekspertëve juridikë, gjykatësve, prokurorëve, avokatëve dhe juristëve të rinj, Fillkov tha se qytetarët presin gjyqësi efikase, të paanshme dhe të qasshme, me vendime gjyqësore të miratuara me kohë dhe akuza të bazuara në fakte dhe prova".

Shkup - Në vijim është shqyrtimi i 16 ankesave të paraqitura në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ) në lidhje me procedurat për votim dhe përbmledhjen e rezultateve në tre komuna - Bërvenicë, Shuto Orizare dhe Karposh. Anëtarët e KSHZ-së njëzëri e hodhën poshtë ankesën e paraqitur nga kandidati për kryetar komune Haqim Ramadani për Komunën e Bërvenicës për pesë vendvotime në këtë komunë. Angelço Ristov, anëtar i KSHZ-së, shpjegoi se ankesa përmban mangësi ligjore joformale, pasi është paraqitur nga një kandidat për kryetar komune, dhe sipas ligjit duhet të paraqitet nga bartësi i listës së kandidatëve. Anëtarët e KSHZ-së e hodhën poshtë ankesën si të papranueshme.

Shkup - Maqedonia dhe Bullgaria janë zotuar për aktivitetet dhe detyrimet për ndërtimin e tunelit hekurudhor në Korridorin 8 me një Marrëveshje, e cila u nënshkrua sot nga ministrat përkatës Aleksandar Nikolloski dhe Grozdan Karaxhov, në prani të përfaqësuesve të Komisionit Evropian, NATO-s dhe bankave kreditore të projektit për lidhjen hekurudhore të dy vendeve. Gjatësia e parashikuar e tunelit është rreth 2.4 kilometra, 1.189,30 metra në territorin maqedonas dhe 1.193,70 metra në territorin bullgar. Nikolloski dhe Grozdanov theksuan rëndësinë e lidhjes, ndërsa përfaqësuesit e Komisionit Evropian shprehën kënaqësi që të dyja palët po përmbushin marrëveshjen nga takimi në korrik në Bruksel për të nisur projektin, por thanë se presin zbatim në kohë.

Shkup - Në katër ditët e para të nëntorit, në aksidente trafiku jetën e kanë humbur gjashtë persona në territorin e Maqedonisë së Veriut. Që nga fillimi i këtij viti, përfshirë tetorin, janë regjistruar 115 viktima, kumtoi MPB-ja. "Gjatë vitit të kaluar, janë regjistruar 142 viktima në aksidente trafiku. Këto nuk janë vetëm numra, është djali i dikujt, nëna e dikujt, burri, fëmija i dikujt. Fëmijët e dikujt mbeten pa prindër dhe anasjelltas, prindërit mbeten pa fëmijët e tyre. Ky bilanc, pa dyshim, shkatërrues nuk është produkt i fatkeqësive natyrore apo konflikteve ushtarake, por rezultat i kulturës, mentalitetit dhe sjelljes sonë në trafik. Nuk duhet të lejojmë që trafiku të rritet nga një domosdoshmëri e përditshme në një të keqe të domosdoshme të jetesës bashkëkohore", thonë nga MPB-ja.

Shkup - Ministri i Shëndetësisë, Dr. Azir Aliu, realizoi sot një takim pune me ambasadorin italian, Paolo Palminteri, ku u diskutua për tema aktuale nga fusha e shëndetësisë. “Gjatë takimit të sotëm me ambasadorin Palminteri patëm një bisedë miqësore dhe konstruktive, duke riafirmuar marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe mes dy vendeve tona. Në takim u diskutua gjithashtu për përfshirjen e një eksperti nga Italia, i cili do të jetë pjesë e komisionit ndërkombëtar të ekspertëve që do të shqyrtojë rastet e kardiokirurgjisë, pas përfundimit të punës së komisionit të brendshëm me ekspertët vendorë. Së bashku vazhdojmë me transparencë, besim dhe qasje profesionale drejt përmirësimit të sistemit shëndetësor,”- theksoi ministri Aliu gjatë takimit.

Shkup - Në organizim të Fakultetit të Turizmit dhe Logjistikës së Biznesit pranë Universitetit “Goce Dellçev”, sot dhe nesër në Shkup po mbahet simpozium ndërkombëtar studentor i përkushtuar sfidave në botën e re të epokës digjitale. Studentë nga Maqedonia dhe disa vende të tjera prezantojnë punimet e tyre dhe diskutojnë për trendet më të fundit në zhvillimin teknologjik, ndërsa tubimin e hapi ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Prof.Dr. Vesna Janevska, e cila theksoi se ngjarje të tilla konfirmojnë përkushtimin e komunitetit akademik ndaj zhvillimit të njohurive dhe mendimit kritik – dy vlera pa të cilat nuk ka përparim as marrëdhënie të përgjegjshme me të ardhmen. "Është e qartë se teknologjia bashkëkohore, dhe veçanërisht inteligjenca artificiale kohët e fundit, është pjesë e pandashme e jetës së përditshme dhe e të gjitha profesioneve. Ajo krijon mundësi të reja për përparim, por njëkohësisht cakton edhe një sërë pyetjesh ndaj të cilave duhet të qasemi me përgjegjësi, dhe përgjegjësia pritet më së shumti nga të rinjtë, sepse ata janë bartësit kryesorë të njohurive digjitale, por edhe ata që e vërejnë më parë kufizimet e saj”, tha ministrja Janevska.

Shkup - Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë informon se sot ka filluar pagesa e të drejtave të mbrojtjes sociale, të fëmijëve dhe të mbrojtjes civile për muajin tetor të vitit 2025. Siç njofton MPSDR, përfituesit e të drejtave monetare që posedrojnë kartë debiti do të mund të tërheqin para në bankomatet e bankave, t’i shfrytëzojnë mjetet për pagesa jo të gatshme në rrjetin e shitjeve ose përmes sistemit bankar elektronik dhe celular,  prej sot, 6 nëntor 2025.

Shkup - Në kuadër të projektit Erasmus+ “Udhëtim artistik drejt një të ardhmeje të gjelbër” (Artistic Journey to Green Future), sot Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut e vizituan profesorë nga të gjitha nivelet arsimore nga Kroacia, Turqia, Malta dhe Spanja. Vizita, siç bëri të ditur shërbimi për informim i Kuvendit u organizua në bashkëpunim me Fondacionin - Qendra Përkujtimore “Nikolla Klusev”. Nena Nenovska Gjorgievska nga ky Fondacion, deputetëve ua prezantoi aktivitetet dhe qëllimet e projektit, më pas vijoi një diskutim mbi temat që i bashkojnë arsimin, artin dhe mbrojtjen e mjedisit jetësor.

Shkup – Në Athinë sot zyrtarisht filloi Partneriteti i gjashtë për bashkëpunim transatlantik energjetik (R-TEC) – forum global i cili i bashkon ministrat energjetikë nga 25 vende të Evropës dhe Amerikës Veriore, kushtuar përparimit të sigurisë energjetike dhe projekteve strategjike infrastrukturore, në të cilën merr pjesë edhe ministrja e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale, Sanja Bozhinovska. Pas ftesës nga sekretari amerikan për energjetikë Kris Rajt dhe ministri grek i Energjetikës Stavros Papastavru, ministrja Bozhinovska mori pjesë në hapjen solemne të forumit dhe nënshkrimit të marrëveshjes së re për bashkëpunim ndërmjet SHBA-së dhe Greqisë, njoftoi Ministria e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale. 

Tetovë - Rektori i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Jusuf Zejneli bashkë me dekanin e Fakultetit të Shkencave të Zbatuara Prof. Dr. Enis Jakupi, si dhe me profesorët e këtij fakulteti Prof. Dr. Shinasi Zejneli dhe Mr. Sc. Visar Palloshi, morën pjesë në Kongresin e Tretë të Rrugëve të Maqedonisë -ngjarje me karakter ndërkombëtar që mblodhi në një vend shkencëtarë, profesorë dhe ekspertë të fushës së infrastrukturës rrugore dhe transportit. Ky kongres, i cili është ndër ngjarjet më të rëndësishme profesionale në vend, trajtoi çështje thelbësore që lidhen me investimet kapitale në ndërtimin dhe modernizimin e rrugëve në Maqedoninë e Veriut, me një vlerë totale që tejkalon 5 miliardë euro. Gjatë punimeve të kongresit, u zhvilluan diskutime të gjera mbi projektimin dhe menaxhimin e rrugëve, sigurinë në trafik, zhvillimin e qëndrueshëm, politikat moderne të transportit, si dhe mbi përdorimin e teknologjive bashkëkohore, përfshirë inteligjencën artificiale dhe sistemet digjitale të menaxhimit të infrastrukturës.

Athinë – Sot po shkruajmë kapitull të ri në historinë energjetike të Greqisë, theksoi kryeministri grek Kirjakos Micotakis në porosinë për marrëveshjen ndërmjet „ExxonMobil“, „Energean“ dhe „HELLENiQ ENERGY“, për pjesëmarrjen e kompanisë amerikane në koncesionin e Bllokut 2 për hulumtim të hidrokarbureve në Detin Jon, informon korrespondentja e MIA-s nga Athina. Micotakisi theksoi se “gjiganti energjetik amerikan ‘ExxonMobil’ e zgjeron aktivitetin e tij” në Greqi, duke pasur parasysh atë që tashmë merr pjesë në hulumtime në dy blloqe në jug dhe jugperëndimit të Kretës. 

Paris - Autoritetet detare franceze sot kanë shpëtuar 94 emigrantë, të cilët kanë tentuar me varkë ta kalojnë La Manshin. Qendra rajonale për vëzhgim dhe shpëtim në Gri ka marrë numër të madh sinjalesh se varka me migrantë po lëvizin drejt Britanisë së Madhe. Një nga varkat ka filluar të përmbytet në disa kilometra nga vendi Denkerk. Migrantët e shpëtuar janë dërguar në Denkerk.

Manilla - Tajfuni Kalmaegi goditi sot bregdetin e Vietnamit, pasi më parë shkatërroi Filipinet. Provincat qendrore të Vietnamit, Dak Lak dhe Xha Laj janë goditur nga shira të rrëmbyeshëm dhe erëra deri në 149 kilometra në orë. Tajfuni shkaktoi ndërprerje të energjisë elektrike, janë mbyllur gjashtë aeroporte dhe janë anuluar qindra fluturime. Rreth 268.000 ushtarë janë në gatishmëri për të ndihmuar në operacionet e shpëtimit.

Ankara - Afganistani dhe Pakistani sot në Stamboll do t'i vazhdojnë bisedat, pasi raundi paraprak nuk arriti të sjell marrëveshje të përhershme për armëpushim. Kabuli dhe Islamabadi më 19 tetor kanë nënshkruar marrëveshje për armëpushim pas përleshjeve të muajit të kaluar, me ç'rast humbën jetën dhjetëra njerëz. Raundi i dytë i bisedave në Stamboll javën e kaluar përfundoi pa marrëveshje të përhershme për shkak të mosmarrëveshjeve rreth sulmeve të grupeve militante ndaj Pakistanit nga territori afgan.

Jerusalem – Aeroplanë izraelitë sulmuan objekte të Hezbollahut në tre vendbanime në pjesën jugore të Libanit. Sulmet ishin kryer disa orë pasi Hezbollahu i bëri thirrje Qeverisë së Libanit të mos fillojë bisedime me Izraelin. Paraprakisht, autoritetet izraelite i paralajmëruan banorët e tre fshatrave Aita al Xhabal, Taiba dhe Tair Debavo në jug të Libanit që të evakuohen, sepse do të sulmohet infrastruktura e Hezbollahut.

QËNDRONI TË LIDHUR