• e hënë, 23 dhjetor 2024

MIA Flesh

MIA Flesh

15:00/10 dhjetor/2023

Shkup  - LSDM-ja sonte në seancën e Komitetit Ekzekutiv duhet ta zyrtarizojë vendimin që koordinatori aktual i grupit parlamentar, Jovan Mitreski, të jetë kryetar i Kuvendit deri në shpërndarjen e tij, por edhe të marrë vendime dhe konkluzione tjera. Mitreski për këtë post pritet të propozohet pasi kryeparlamentari Talat Xhaferi u propozua nga Bashkimi Demokratik për Integrim si kandidat për kryeministër të Qeverisë Teknike, e cila formohet 100 ditë para zgjedhjeve.  

Shkup - Potenciali për bashkëpunim më dinamik shumësektorial ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë është vërtet i madh. Vitin e kaluar kemi pasur një nivel historikisht të lartë të tregtisë mbi një miliard euro. Parashikimet për këtë vit janë se do të arrijmë të njëjtin nivel, e ndoshta edhe pak ta tejkalojmë nivelin e shkëmbimit tregtar që arritëm vitin e kaluar, tha ambasadorja e Maqedonisë së Veriut në Bullgari, Agnesa Rusi Popovska. Në një intervistë për TV Nova bullgare, ajo thekson se ka rezultate pozitive të vazhdueshme edhe në bashkëpunimin ndërkufitar.

Shkup - Me rastin e miratimit të Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut më 10 dhjetor 1948 në Paris nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, sot në mbarë botën shënohet Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut. Agjencia për Realizimin e të Drejtave të Komuniteteve (ARDK), me mbështetjen e Misionit të OSBE-së me rastin e kësaj dite, sot në Shkup organizon panel diskutim "Roli i komuniteteve pakicë në zhvillimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut".

Shkup  - Në procedurë kuvendore hyn ligji për zyrën e kthimin të pronës, informojnë nga Ministria e Drejtësisë. "Me ligjin e ri, të propozuar nga Ministria e Drejtësisë, zyra e  ARO-s do të ketë autoritet të ndërmarrë aktivitete për marrjen e informacionit dhe të dhënave për gjetjen dhe identifikimin e kthimeve dhe përfitimeve të tjera pronësore brenda apo jashtë vendit në lidhje me një shtetas vendas ose banor rezident në Republikën e Maqedonisë së Veriut, person pa shtetësi ose i huaj, si dhe për qëllime të procedurës së konfiskimit pa përcaktimit të përgjegjësisë penale të rregulluar me ligj, të cilat kanë rezultuar ose janë të lidhura me veprat penale nga neni 6 i këtij ligji", thonë nga Ministria e Drejtësisë.

 Shkup   -  Dispozitat e Deklaratës Universale për të Drejtat e Njeriut nuk janë vetëm fjalë të shtypura, ato janë drejtimet për lëvizjen e shoqërive. Çdokush ka të drejtë të jetojë një jetë normale, tha Avokati i Popullit Naser Zyberi me rastin e 10 Dhjetorit, Ditës së Lirive dhe të Drejtave të Njeriut. "Në vitin në të cilin shënojmë  75-vjetorin e miratimit të Deklaratës Universale për të Drejtat e Njeriut, dokument që ishte i pashmangshëm pas traumës më të madhe të cilën e përjetoi bota - Luftës së Dytë Botërore, dua të bëj një apel, një mesazh. për të gjithë aktorët e shoqërisë. Dispozitat e kësaj Deklarate nuk janë thjesht fjalë të shtypura. Këto janë drejtime për lëvizjen e shoqërive. Bëni përpjekje maksimale që çdo fjalë e shkruar të zbatohet në jetën e përditshme", thotë Zyberi. 

Shkup  - Ne vendosëm një qasje transparente dhe rregulla të qarta për dhënien e ndihmës shtetërore për investitorët. Në bashkëpunim me "Prasjvoterhaus Kupers", kemi zhvilluar një metodologji për dhënien e mbështetjes shtetërore, e cila sipas kritereve të sakta sipas asaj që marrim si input nga vetë kompania në fillim të procesit të bisedimeve, arrijmë në një strukturë të caktuar mbështetjeje, theksoi drejtori i ZZHIT Jovan Despotovski. "Deri më tani kemi pasur një sistem ku disa institucione i shqyrtojnë kërkesat, por mbështetja jepet sipas një metodologjie të caktuar. Por ne menduam se duhet të shkojmë një hap më tej, veçanërisht për faktin se duam të shohim efektet dhe të forcojmë efektet e ndihmës që u jepet kompanive, qofshin ato të huaja apo vendase", theksoi Despotovski në një intervistë javore për Radion Evropa e Lirë.

Shkup - Revistës jofitimprurëse "Ballë për ballë", kushtuar zhvillimit të qëndrueshëm, drejtësisë sociale, barazisë, demokracisë dhe humanizmit dhe Borçe Stamenovit nga Kavadari, i cili mbledh laptopë dhe kompjuterë të prishur dhe krijon të rinj duke ua dhuruar familjeve të rrezikuara sociale sot në Kuvend iu nda çmimi shtetëror "Meto Jovanovski" 2023 – mirënjohja më e lartë për arritjet afatgjata në fushën e promovimit, mbrojtjes dhe avancimit të të drejtave të njeriut.

Shkup - Nga nesër, e hënë, do të ndryshohet regjimi i komunikacionit në rrugën magjistrale A3, aksi Prilep-Manastir për shkak të kryerjes së hulumtimeve gjeoteknike në rrugë. Regjimi i përkohshëm i komunikacionit do të zhvillohet sipas projektit të miratuar  të komunikacionit, informojnë nga LAMM. Luten të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion që të respektojnë sinjalistikën e përkohshme të komunikacionit dhe të përshtaten me kushtet e rrugës. Regjimi i përkohshëm i qarkullimit është i vlefshëm për 6 muaj, pra deri në përfundimin e punimeve të ndërtimit.

Shkup - Qendra për Menaxhim me Krizat (QMK) kumtoi se në 24 orët e fundit ka pasur gjithsej 1504 thirrje në numrin e vetëm të urgjencës 112. "Thirrjet "reale" për urgjenca ishin 40,56 për qind, dhe 59,44 për qind ishin të tjera, të emërtuara si "telefonata jo urgjente", të cilat ishin për nevoja të tjera të qytetarëve ose thjesht nuk ishin urgjente.  Me marrjen e këtyre telefonatave "të tjera" në QMK, transferohen nga thirrjet joproduktive për to, shërbimet/institucionet në Sistemin e Menaxhimit të Krizave që janë për ndërhyrje të menjëhershme", informon QMK.

Shkup  - Prindërit reagojnë se nuk ka termine për ortoped për fëmijët. Disa prej tyre pretendojnë se presin me muaj për termin. Shprehen se humbin kohë dhe para duke u përpjekur të ofrojnë kujdes shëndetësor për fëmijët e tyre. Nga Ministria e Shëndetësisë, në një deklaratë për MIA-n, shprehen se kontrollet janë duke u zhvilluar në institucionet shëndetësore publike, në përputhje me Ligjin për kujdesin shëndetësor, në mënyrë që të sigurohen me kohë terminet e nevojshme. Prej atje theksojnë se në përputhje me Ligjin për evidencat, të gjitha ndërhyrjet duhet të evidentohen në mënyrë elektronike, e qëllimi është që të shkurtohet koha e pritjes për këto lista.

Shkup - Në kontrollet e trafikut në territorin e qytetit të Shkupit të kryera dje nga SPB Shkup janë gjobitur 285 vozitës, prej tyre 107 për tejkalim të shpejtësisë së lejuar. Siç informon MPB, katërmbëdhjetë sanksione janë shqiptuar për ngasjen e automjetit pa patentë shoferi, pesëmbëdhjetë gjoba për ngasjen e automjetit nën ndikimin e alkoolit, pesë sanksione për shfrytëzimin e telefonit celular gjatë ngasjes së automjetit, shtatëmbëdhjetë gjoba për mospërdorimin e rripit të sigurisë.

Prishtinë  - Komandanti i misionit paqëruajtës i NATO-s në Kosovë (KFOR), Ozkan Ulutash ka deklaruar se situata e sigurisë në veri të vendit tani është më e qetë, por ende e brishtë, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.  Në intervistën e sotme për portalin në gjuhën serbe "Kosovo onlajn" (kosovo-online.com), Ulutash theksoi se misioni i Aleancës Veriatlantike në Kosovë gjithmonë e ka dëshmuar afëtisnë e vet për t'u përballuar me çdo sfidë dhe vazhdoi ta zbatojë mandatin e tij të besuar nga Kombet e Bashkuara, plotësisht dhe në mënyrë të paanshme. 

 Beograd  -  Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiqi, së bashku me kolegët e tij nga Sofja dhe Baku, sot në Nish e lëshuan në përdorim interkoneksionin e gazit Serbi-Bullgari. Në të njëjtën kohë, ai paralajmëroi ndërtimin e interkonjeksionit të gazit edhe për Maqedoninë e Veriut, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Beogradi. 

Tel Aviv - Këshilltari izraelit për siguri kombëtare Cahi Hanegbi sot deklaroi se më shumë se 7.000 militantë janë vrarë në luftën kundër lëvizjes palestineze Hamas në Rripin e Gazës. "Ky është vlerësimi minimal", theksoi Hanegbi në një intervistë për televizionin izraelit Kanal 12. "Pjesëtarët e vrarë të "Hamas"-it mund të jenë edhe më shumë, sepse nuk e dimë në detaje se si është situata nën ndërtesat e shembura, si dhe në tunele", shtoi këshilltari izraelit për sigurinë kombëtare.

Bruksel - Spanja, Irlanda, Belgjika dhe Malta kërkojnë që të mbahet një samit i Bashkimit Evropian, në të cilin tema kryesore do të jetë - armëpushimi në Rripin e Gazës. "Udhëheqësit e këtyre vendeve duan të diskutojnë situatën në Gaza javën e ardhshme dhe së bashku të bëjnë thirrje për një armëpushim të qëndrueshëm humanitar që do të zgjasë deri në fund të konfliktit", thuhet në letrën e tyre drejtuar kryetarit të Këshillit Evropian, Sharl Mishel.

Nju-Jork - Konflikti mes Hamasit dhe Izraelit ka një ndikim katastrofal ndaj sektorit shëndetësor në Rripin e Gazës, njofton drejtori i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adanom Gebrejesus. Gjatë fjalimit të tij në një takim urgjent të bordit drejtues të OBSH-së, Tedros vuri në dukje se nevoja për ndihmë mjekësore është rritur në mënyrë dramatike, ndërsa kapaciteti i institucioneve shëndetësore është reduktuar në një të tretën e asaj që ishte përpara fillimit të konfliktit.

 Aman  -  Shefi i diplomacisë jordaneze, Ajman Safadi ka akuzuar Izraelin se po zbaton politikë sistematike të largimit të palestinezëve nga Gaza, përmes një lufte ku humbën jetën mijëra civilë. Ministri i Punëve të Jashtme i vendit që kufizohet me Bregun Perëndimor, i cili pranoi një valë të madhe refugjatësh palestinezë pas formimit të shtetit hebre në vitin 1948, e akuzoi Izraelin se "krijon aq shumë urrejtje" sa do të "përndjekte rajonin" dhe "do të formësojë gjeneratat e ardhshme".

Tel Aviv  - Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu hodhi poshtë sot thirrjet ndërkombëtare për t'i dhënë fund luftës në Gaza, duke i përshkruar ato si të papajtueshme me mbështetjen e qëllimit ushtarak për eliminimin e Hamasit. Në një takim të kabinetit të tij ushtarak, Netanjahu tha se u tha liderëve të Francës, Gjermanisë dhe vendeve të tjera: "Ju nuk mund të mbështesni eliminimin e Hamasit nga njëra anë dhe nga ana tjetër të na bëni presion për t'i dhënë fund luftës, e cila do të parandalonte eliminimin e Hamasit".

 Nju-Jork  -  Portali informativ amerikan "Politiko" raportoi se qeveria amerikane i ka dhënë afat Izraelit deri në fund të vitit që t'i ndalojë sulmet në Gazë. Duke cituar tre zyrtarë anonimë në Izrael, "Politiko" shkruan se Administrata e Xho Bajdenit i ka dhënë afat Izraelit deri në fund të vitit t'u japë fund sulmeve në Gazë". Thuhet se këtë afat e ka theksuar edhe Sekretari Amerikan i Shtetit Antoni Blinkeni gjatë vizitës së tij në Tel Aviv më 30 nëntor. 

Doha  - Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara (KB) Antonio Guteresh shprehu sot keqardhjen për "paralizën" e Organizatës Botërore në kushtet e luftës midis Izraelit dhe Hamasit palestinez në Rripin e Gazës dhe që Këshilli i Sigurimit nuk votoi për armëpushim. Duke folur në Forumin e Dohas në Katar, Guteresh tha se Këshilli i Sigurimit i KB-së është "i paralizuar nga ndarjet gjeostrategjike" që kërcënojnë aftësinë e tij për të gjetur një zgjidhje për luftën.

Paris  -  Në ditën e sotme para 75 viteve në Asamblenë e Përgjithshme të KB-së në Paris u pranua Deklarata Universale për të Drejtat e Njeriut. Ky dokument bazë i lidh të gjitha të drejtat e patjetërsueshme të çdo njeriu, pa dallim të përkatësisë racore, ngjyre, feje, gjinie, gjuhe, kombësie, politike apo përkatësie tjetër. Është përkthyer në më shumë se 500 gjuhë të botës.  Me rastin e përvjetorit fjalim ka mbajtur Sekretari i Përgjithshëm i KB-së Antonio Gutereshi.

Kajro - Në Egjipt sot fillon votimi për zgjedhjet presidenciale, në të cilat pritet presidenti aktual Abdel Fatah al Siti të fitojë mandatin e tretë. Një fitore në zgjedhje do të nënkuptonte një mandat të ri gjashtëvjeçar për Al-Sisin, të cilin ai mund t'ia kushtojë ballafaqimit me inflacionin, mungesës së këmbimit valutor dhe përpjekjeve për të parandaluar përhapjen e konfliktit midis Izraelit dhe lëvizjes islamike palestineze Hamas në Egjipt.

Dubai  - Në Samitin e KOP28 në Dubai, vendet anëtare nuk arritën të bien dakord për një traktat të propozuar për të hequr gradualisht karburantet fosile, duke rrezikuar përpjekjet për të arritur angazhimin e parë për t'i dhënë fund përfundimisht përdorimit të naftës dhe gazit si pjesë e negociatave 30-vjeçare për të reduktuar ngrohjen globale.  Vëzhguesit e bisedimeve thanë se Arabia Saudite dhe Rusia ishin në mesin e disa vendeve që u përpoqën konferenca e Dubait të fokusohet vetëm në uljen e ndotjes së mjedisit jetësor dhe jo në luftimin e lëndëve djegëse fosile që e shkaktojnë atë.

Nju-Jork - Zëvendësdrejtori i Programit Botëror për Ushqim i KB-së, Karl Skau sot njoftoi se gjysma e popullatës në Rripin e Gazës është e uritur për shkak të luftërave ndërmjet Izraelit dhe grupit militant palestinez Hamas. Sipas tij vetëm një pjesë e rezervave të nevojshme mund të hyjnë në Rripin e Gazës. Skau thotë se "nëntë nga dhjetë njerëz nuk mund të ushqehen çdo ditë", transmeton Bi-Bi-Si.

QËNDRONI TË LIDHUR