• e mërkurë, 14 janar 2026

MIA Flesh

MIA Flesh

12:00/ 14 janar/ 2026

Shkup - Këtë mëngjes temperatura më e ulët -7 gradë Celsius është matur në Shkup afër Petrovecit, njoftoi DPHM. Vijojnë Tetova, Velesi, Shtipi, Demir Kapia, Strumica dhe Berova me -6 gradë, -5 në Shkup-Zajçev Rid, Kumanovë, Manastir dhe Kavadar, -4 në Prilep dhe Kodrën e Diellit, -3 Gjevgjeli, -2 Kriva Pallankë, Vinicë, Hanet e Mavrovës, Ohër dhe -1 gradë në Ohër, Pretor dhe Krushevë. Deri në ora 7 të mëngjesit trashësia më e lartë e borës prej 24 cm ka në Kodrën Diellit, 14 cm në Hanet e Mavrovës, 13 në Krushevë dhe 1 cm në Tetovë dhe Gjurishtë.

Sofje - Koalicioni "Vazhdojmë me ndryshimin - Bullgaria demokratike" (PP-DB) sot e ktheu mandatin për përbërje të qeverisë, menjëherë pasi që e mori nga presidenti i shtetit, Rumen Radev. Nadezhda Jordanova nga PP-DB e ktheu mandatin menjëherë pasi që Radev ia dorëzoi në pallatin presidencial në "Dondukov" 2.

Bruksel - Përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian, Peter Sorensen për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë sot do ta vizitojë Prishtinën, ndërsa nesër do të qëndrojë në Beograd. Kjo është vizita e parë e diplomatit danez në Kosovë dhe Serbi pas marrjes së mandatit të dytë si përfaqësues i BE-së për dialogun e normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Bruksel - Qeveritë evropiane e përforcojnë presionin ndaj Bashkimit Evropian të emërojë përfaqësues të posaçëm për marrëdhënie me Rusinë, i cili do t'i përfaqësonte interesat e BE-së në negociata të mundshme paqësore për konfliktin ruso-ukrainas. Sipas "Politiko", nisma ka për qëllim ta parandalojë SHBA-së të arrijë marrëveshje me Moskën, pa pjesëmarrje dhe ndikim të Brukselit.

Berlin - Ish-kancelari gjerman Olaf Sholc deklaroi se presidenti rus Vladimir Putin vendimin për të sulmuar Ukrainën e ka marrë të paktën dy vite para 24 shkurtit të vitit 2022. "Sot jam shumë i bindur se Putini e ka planifikuar sulmin e tij paraprakisht dhe pothuajse nuk ka mundur ta zbrapsë këtë", theksoi Sholc.

Karakas - Kryetari i Parlamentit të Venezuelës, Horhe Rodriges deklaroi se më shumë se 400 persona janë liruar nga burgu, por organizatat për mbrojtjen e të drejtave të njeriut pohojnë se numri i tyre është shumë më i vogël gjegjësisht nga 60 deri në 70. Drejtoria e burgut të Venezuelës para dy ditëve njoftoi se nga burgu janë liruar 116 persona.

Nuk - Kryeministri i Grenlandës, Jens-Frederik Nilsen tha se dëshiron që ishulli të mbetet pjesë e Mbretërisë Daneze. Ai dhe tha se nuk dëshiron që Uashingtoni ta kontrollojë Grenlandën. Pas deklaratës së tij, presidenti amerikan Donald Tramp tha se Nilsen për shkak të qëndrimit të tij do të ketë "probleme të mëdha".

Teheran - Teherani i paralajmëroi vendet e rajonit se do t'i sulmojë bazat ushtarake amerikane në ato shtete në rast se SHBA e sulmon Iranin, raportoi "Tajms of Izrael" (Time of Israel). Një përfaqësues i lartë anonim iranian theksoi se Teherani ka kërkuar nga vendet e rajonit të ndikojnë ndaj Uashingtonit dhe të parandalojnë ndonjë sulm eventual ndaj Iranit.

Uashington - Ministri danez i punëve të jashtme, Lars Loke Rasmusen, sot është për vizitë në Shtëpinë e Bardhë për të qetësuar tensionet rreth Grenlandës, pasi presidenti amerikan Donald Tramp sërish u kërcënua me marrjen e kontrollit ndaj këtij ishulli arktik me rëndësi strategjike. Pasi u kthye në detyrë para një viti, Trampi disa herë e shqyrtoi marrjen e Grenlandës nga aleati i tij shumëvjeçar Danimarka. Qëllimet e tij u bënë ende më të dukshme pas operacionit ushtarak amerikan në Venezuelë në fillim të janarit.

Uashington - Deficiti buxhetor i qeverisë federale të SHBA-së në dhjetor të vitit të kaluar aririti shumë rekorde prej 145 miliardë dollarë, tregojnë të dhënat më të reja të Ministrisë amerikane të financave. Kjo paraqet rritje prej 67 për qind, përkatësisht 58 miliardë dollarë më shumë në krahasim me muajin e njejtë të vitit paraprak. Siaps raportit, ky trend negativ i detyrohet shpenzimeve të pazakonta të larta të shkaktuara nga ndryshimet në pagesën e ndihmës sociale dhe terminet për pagesën e tatimeve.

QËNDRONI TË LIDHUR