• e shtunë, 21 dhjetor 2024

MIA FLESH

MIA FLESH

15:00/ 17 shkurt/ 2024 

Shkup- Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, paradite në Mynih e takoi përfaqësuesin special të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Lordin Piç, me të cilin e  theksuan rëndësinë e zgjedhjeve të ardhshme, në aspekt të zgjedhjeve të drejta dhe demokratike dhe si përcaktues në perspektivat euroatlantike të shtetit.

Shkup - Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, në kuadër të Konferencës së Sigurisë në Mynih, mbajti fjalim në panelin “E ardhmja e Ballkanit Perëndimor – sfidat dhe mundësitë për BE-në dhe Aleancën Transatlantike”, foli për rëndësinë e integrimit evropin të rajonit, informuan nga MPJ-ja.

Shkup - Presidenti Stevo Pendarovski në kuadër të Konferencës së 60-të të sigurisë në Mynih, mbrëmë mori pjesë në debatin e titulluar "A është Ballkani Perëndimor pjesë e fotografisë së madhe? Hartimi i arkitekturës së re evropiane të sigurisë", organizuar nga Qendra për politika të sigurisë nga Beogradi dhe Qendra për politika të sigurisë nga Gjeneva.

Shkup - Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, i cili mori pjesë në Konferencën e sigurisë në Mynih, sot udhëtoi nga Mynihu në Bon, ku në konsullatën e vendit tonë, dorëzoi një stacion shtesë për fotografim dhe dorëzim të pasaportave.

Shkup- Përforcimi i bashkëpunimit rajonal është një rrugë drejt integrimit dinamik evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor, së bashku vlerësuan kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi dhe sekretarja e përgjithshme e Këshillit për Bashkëpunim Rajonal (RCC), Majlinda Bregu, në takimin dypalësh të realizuar në margjinat e Konferencës së Sigurisë të Mynihut.

Shkup - Janë penguar tentime për kontrabandimin e ikonave, cigareve, pajisjes stomatologjike, 100 kavanozë maxhun dhe pesë kilogramë erëza shafran, çmimi i të cilave është 1.500 euro për një kilogram, që në raste të ndara, persona kanë tentuar ilegalisht t'i fusin në shtet. Malli në të gjitha rastet është konfiskuar, ndërsa kundër personave janë ngritur padi adekuate, informoi sot Drejtoria e doganave.

Shkup - Nga ana e nëpunësve policorë nga Stacioni policor për kontroll dhe mbikëqyrje kufitare Bogorodicë në Qendrën Rajonale për Çështje Kufitare Jug, dje në autostradën Demir Kapi - Gjevgjeli, në afërsi të kryqëzimit Miravci, është privuar nga liria personi T.P.(38) nga Shkupi, pasi me veturë “Opel Astra” me targa të Shkupit ka qenë duke transportuar pesë migrantë nga Republika Popullore e Kinës, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme.

Shkup - Çmimet vjetore të Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) do të ndahen në mbrëmje në ora 19:30 në një ngjarje në Klubin e Gazetarëve të Maqedonisë.

Shkup - Sektori për Punë të Brendshme Shkup edhe gjatë ditës së djeshme ka vazhduar me kontrolle në fushën e komunikacionit, informojnë nga MPB.

Shkup - Deklarata për bashkimin e forcave opozitare shqiptare do të nënshkruhet sot në Shkup.

Shkup - Nëpunës policorë të Stacionit policor për mbikëqyrje kufitare Mihajllovo në Qendrën Rajonale për Çështje Kufitare Jug dje në ora 13:10 në autostradën Negotinë - Demir Kapi, në pikën e pagesës rrugore Demir Kapi, kanë privuar nga liria personin V.B.(38) nga Shuto Orizari - Shkup, njofton Ministria e Punëve të Brendshme.

Shkup - Aleanca për Shqiptarët e Arben Taravarit dhe partitë nga koalicioni Lidhja evropiane për ndryshime (LEN), Lëvizja demokratike, Lëvizja Besa dhe Alternativa, sot nënshkruan Deklaratë për bashkim në pragë të zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare.

Prishtinë  - Republika e Kosovës sot e shënon 16-vjetorin nga shpallja e pavarësisë së shtetit dhe me këtë rast Qeveria do të mbajë seancë festive, ndërsa Kuvendi republikan do të mbajë seancë solemne, njofti korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Prishtinë - Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, kumtoi se nga selia e organizatës ndërkombëtare policore, Interpol, e kanë njoftuar se është ngritur urdhërarrest ndërkombëtar për të gjithë të dyshuarit për sulmin terrorist në Banjskë, në veri të Kosovës, më 24 shtator 2023, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Prishtinë - Sekretari shtetëror amerikan, Entoni Blinken ka uruar 16-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, me një mesazh se "SHBA-ja e vlerëson partneritetin dhe miqësinë stabile ndërmjet dy kombeve", njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Tiranë - Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj përmes një publikimi në rrjetet sociale, të gjithë shqipëtarëve ua uroi 16-të vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, duke vlerësuar se "kjo ditë e veçantë e shënon kurorëzimin e ëndrrave të popullit shqiptar të Kosovës, për liri dhe pavarësi".

Athinë - Bujqit nga tërë Greqia edhe gjatë fundjavës vazhdojnë me bllokada dhe aktivitete në prag të protestës në Athinë, të cilën e kanë caktuar për të martën pasdite, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Mynih- Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen sot deklaroi se Bashkimi Evropian dëshiron që Ballkani Perëndimor dhe Ukraina "të hyjnë në familjen evropiane, sepse i përkasin familjes evropiane".

Mynih - Kryediplomatët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kinës zhvilluan një diskutim "të sinqertë dhe konstruktiv" për çështjet që ndërlikojnë marrëdhëniet e tyre të tensionuara për Tajvanin, situatën në Detin e Kinës Jugore, luftën e Rusisë kundër Ukrainës dhe opiodet sintetike, kumtoi Departamenti i Shtetit.

Bruksel - Dispozitat e Ligjit për shërbime digjitale (DSA) të BE-së fillojnë të zbatohen nga sot për të gjitha platformat onlajn që kanë përdorues në vendet anëtare të Unionit. Deri më tani detyrim për respektimin e rregullave ligjore kishin vetëm ato rrjete sociale, motor kërkimi dhe ueb faqe për tregti elektronike, të cilat në bazë të DSA-së vitin e kaluar Bashkimi Evropian i shpalli për "platforma shumë të mëdha onlajn", njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Brukseli.

Mynih - Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski pasi dje mori garanci nga Berlini dhe Parisi për sigurinë e Ukrainës, sot kthehet në Gjermani për të mbajtur fjalim para pjesëmarrësve në Konferencës e sigurisë në Mynih.

Mynih - I dërguari special i BE-së për dialogun mes  Prishtinës dhe Beogradit, Mirosllav Lajçak, në Konferencën e sigurisë në Mynih tha se normalizimi i marrëdhënieve është një rëndësie vendimtare për stabilitetin rajonal, prosperitetin, zhvillimin dhe përparimin e Ballkanit Perëndimor drejt BE-së.

Mynih - Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski deklaroi sot se rezistenca ukrainase ndaj agresionit rus me mbështetjen e aletarëve në Kiev ka ndaluar shkatërrimin e rendit botëror të bazuar në rregulla dhe se "viti 2024 duhet të jetë moment për rinovimin e plotë të tij".

Mynih - Kina dhe Britania e Madhe duhet "ta përforcojnë këmbimin dhe bashkëpunimin e tyre", i tha ministri kinez i Punëve të Jashtme Vang Ji kolegut të tij britanik, Dejvid Kameron në margjinat e Konferecës së Sigurisë në Mynih, njoftuan mediumet kineze.

Mynih - Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg sot deklaroi se NATO është ushtarakisht më e fuqishme se Rusia, si dhe se Aleanca u bë më e fuqishme se më herët.

Moskë - Policia në Rusi ka shpërndarë një grup qytetarësh në rrugët e qyteteve mbarë vendin dhe arrestoi të paktën 100 qytetarë, të cilët i kanë shprehur respekt liderit opozitar Aleksej Navallni, i cili vdiq dje në një burg në Siberi.

Moskë - Zëdhënsja e liderit të opozitës ruse, Aleksej Navallani, Kira Jarmish, sot konfirmoi se Navallni ka vdekur, duke iu referua njoftimit zyrtar që i është dorëzuar nënës së Navallnit, Ludmilla.

Kiev - Ushtria ukrainase kumtoi se për shkak të përshkallëzimit të luftimeve të armatosura në Avdijevka, është lëshuar urdhër për tërheqjen e ushtarëve ukrainas nga pjesa juglindore e atij qyteti, por se ky vendim, siç theksohet nuk i jep asnjë avantazh strategjik Rusisë.

Sanë - Kryengritësit jemenas Huthët kanë gjuajtur projektilë në drejtim të tankerit britanik "Poluks" në Detin e Kuq, ndërsa zëdhënësi i këtij grupi Jahja Sarea pohon se anija është qëlluar drejtpërdrejtë.

Tokio - Japonia sot lansoi me sukses një raketë të re H3 nga Qendra Hapësinore "Tanegashima" në prefekturën Kagoshima, një vit pas përpjekjes së dështuar.

Tel Aviv - Armata izraelite ka neutralizuar pjesën më të madhe të njësive ushtarake të Hamasit gjatë luftës në Gazë, kutmoi ministri i Mbrojtjes, Joav Galant, njoftoi DPA.

Nju Jork - Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guteresh, ka bërë thirrje për hetim të plotë dhe transparent për vdekjen e liderit të opozitës ruse, Aleksej Navallani, tha zëdhënësi i OKB-së, Stefan Dizharik në brifing me gazetarët.

Bangkok - Ish-kryeministri i burgosur i Tajlandës, Taksin Shinavatra, do të lirohet më 18 shkurt, tha sot kryeministrja Sreta Tavisin.

Barcelonë - Ish futbollisti i kombëtares braziliane, Daniell Alvesh ka planifikuar të ikë nga Spanja nëse lirohej me kaucion. Këtë e pohon shoku i tij i qelisë, me të cilin ka qenë në burg në 13 muajt e fundit. Sipas tij, Alvesh ia zbuloi qëllimin që të gjejë mënyrë të arrijë në vendlindje në Brazil, vend që nuk ka marrëveshje për ekstradim me Spanjën.

QËNDRONI TË LIDHUR