MIA Flesh
- Shkup - Moti sot do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla deri mesatare. Do të fryjë erë e dobët deri e matur nga drejtimi lindor dhe juglindor. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 5 deri 12, ndërsa ajo maksimale prej 21 deri 27 gradë Celsius.
- Post By Besnik Shuki
- 14:43, 20 maj, 2023
20/05/2023 15:00
Shkup - Moti sot do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla deri mesatare. Do të fryjë erë e dobët deri e matur nga drejtimi lindor dhe juglindor. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 5 deri 12, ndërsa ajo maksimale prej 21 deri 27 gradë Celsius.
Shkup - Me moton "Heronjtë e qytetit", sot në qarkun e Brigadës zjarrfikëse territoriale të Qytetit të Shkupit, në lagjen Autokomandë, do të shënohet Dita e zjarrfikësve - 20 Maji.
Shkup - Për shkak të realizimit të aktiviteteve ndërtimore për asfaltimin e rrugës me shtresën e dytë në rrugën "Dame Gruev" në drejtimin e lëvizjes nga udhëkryqi me rrugën "Dimitrie Çupovski" deri në rrugën "Maqedonia", sot në periudhën prej orës 8 deri në orën 15 do të vendoset regjim i përkohshëm i komunikacionit.
Tiranë - Në Shqipëri të hënën do të fillojë stërvitja e përbashkët shumëkombëshe ushtarake "Defender Europe 23", e udhëhequr nga Komanda evropiane e SHBA-së, ku do të demonstrohen aftësitë interaktive të SHBA-së me armatat aleate dhe partnere të NATO-s.
Athinë - Grekët që jetojnë në vendet e huaja, këtë vit për herë të parë kanë mundësi të votojnë në zgjedhjet parlamentare, pa pasur nevojë të kthehen në Greqi, ndërsa vendvotime do të hapen në 35 vende, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.
Ankara - Në përfaqësitë diplomatike turke në 73 vende dhe në 46 pika kufitare sot votohet për rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në Turqi, që do të mbahen më 28 maj, njoftojnë mediume turke.
Uashington - Negociatat për ngritjen e kufirit të epërm të borxhit amerikan përkohësisht janë ndërprerë për shkak të mosmarrëveshjeve mes republikanëve në Dhomën përfaqësuese dhe administratës së presidentit, Xho Bajden.
Boston - Majami e fitoi Boston Seltiks me 111:105 në ndeshjen e dytë të finales së Konferencës lindore në NBA. Kjo është fitorja e dytë e Majamit si mysafir në Boston për epërsi prej 2:0 në serinë deri katër fitore.
Shkup - Agjencia informative mediatike - MIA fitoi tre çmime në konkursin e sivjemë për "Lajmëtar për të padukshmit" të Platformës së Maqedonisë kundër varfërisë.
Kartum - Kryeqendra sudaneze Kartum dhe qyteti Bahri gjatë natës së kaluar përsëri ishin cak të sulmeve ajrore. Sulmet janë orientuar ndaj rajoneve në Kartumin lindor, Bahri dhe Sharg el Nil.
Shkup - Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski dërgoi telegram urimi deri te zjarrfikësit në vendin tonë me rastin e 20 Majit - Ditës së zjarrfikësve të Maqedonisë së Veriut.
Hiroshima - Presidenti ukrainas, Vollodimir Zelenski sot ka arritur në qytetin japonez, Hiroshima në samitin e liderëve të G7, që përfundon nesër.
Numea - Tërmet me intensitet prej 7,1 ballë sipas Rihterit u regjistrua sot në juglindje të ishujve Lojalti, të cilat janë pjesë e arkipelagut Kaledonia e Re, kumtuan autoritetet lokale.
Barcelonë - Barcelona është e bindur se në fund të sezonit do ta angazhojë mesfushorin e Mançester Sitit, Ilkaj Gundogan, informoi "Sport.es".
Uashington - Presidenti amerikan Xho Bajden në qytetin japonez Hiroshima, ku merr pjesë në samitin e G7, do të publikojë një paketë të re të ndihmës ushtarake për Ukrainën me vlerë prej 375 milionë dollarë, deklaroi një përfaqësues anonim amerikan.
Hiroshimë - Liderët e vendeve të G7 sot kumtuan se do të formojnë grup punues për çështjet e intelegjencës artificiale, në kuadër të së cilës do të bisedohet për përdorimin e saj përgjegjës dhe rreziqet lidhur me të, mes të cilave janë edhe dezinformatat.
Kiev - Përfaqësuesit ushtarakë ukrainas kumtuan se gjatë natës 18 dronë rusë janë rrëzuar mbi Kievin.
Hiroshima - Grupi i shtatë vendeve më të pasura në botë (G7) sot i ka bërë thirrje Kinës që të bëjë presion ndaj partnerit të saj strategjik Rusisë për ta ndërprerë luftën kundër Ukrainës.
Shkup - Përmbajtje manipuluese të karakterit politik, përmbajtja konspirative ose videot për luftën në Ukrainë janë dezinformatat më të shpeshta të publikuara në rrjetin social Tiktok, i cili në nivel mujor ka rreth një miliard përdorues aktivë dhe më shumë se 700 milionë video të publikuara.