• e premte, 05 dhjetor 2025
MIA Flesh

18:00/10 qershor/2025/

Shkup - Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski sot së bashku me udhëheqësinë e ministrisë lëshoi në përdorim Departamentin e rinovuar të çështjeve administrative - Shkup e cila ndodhet në ndërtesën e RTVM-së.

Shkup - Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve, Fatmir Limani, në kuadër të vizitës së tij në Republikën e Austrisë, zhvilloi një takim pune me Kristiane Teshl -Hofmajster, Këshilltare për Arsim në Qeverinë e Republikës së Austrisë.

Shkup - Deputetja Mimoza Musa, anëtare e Komisionit për Çështje Evropiane, po merr pjesë në Konferencën e 73-të të Komisioneve për Çështje Evropiane të Parlamenteve të Vendeve Anëtare të Bashkimit Evropian (KOSAK), e cila po mbahet nga 8 deri më sot në Varshavë, Republika e Polonisë. 

Shkup - Prokuroria themelore publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit në lidhje me rastin "Kërmzov" zhvillon procedurë kundër 23 personave fizikë dhe 15 personave juridikë, të dyshuar për shoqërim kriminal, mashtrim tatimor, pastrim parash dhe punë të pakujdesshme. Sipas vlerësimeve fillestare, dëmi arrin në rreth 90 milionë euro, ndërsa aktivitetet e paligjshme janë kryer përmes kontratave fiktive, manipulimeve të TVSH-së dhe shitjeve të pasurive të paluajtshme.

Shkup - Nxënësit e shkollave të mesme do të kenë përsëri të drejtë të udhëtojnë falas me autobusët e NQP Shkup gjatë pushimeve verore nëse i plotësojnë kushtet për përdorimin e transportit publik falas.

Strugë - Me dëshminë e të akuzuarit për emërim të paligjshëm të drejtorëve në shkollat fillore "Goce Dellçev" në Podgorcë (dy lëndë), "Murat Llabunishti" në Llabunishtë dhe "Ashim Agushi" në Ladorishtë sot në Gjykatën themelore në Strugë vazhdoi procesi gjyqësor kundër kryetarit të komunës, Ramiz Merko. 

Shkup - Brigada për mbrojtje kundër zjarreve e Qytetit të Shkupit prej sot do të disponojë me automjet të ri modern dhe unikat tërësishzt të zhvilluar në Maqedoni dhe dron për shuarjen e zjarreve, ndërsa janë promovuar edhe gjenerata e re e zjarrfikësve.

Shkup - Dejtori i Byrosë për Siguri Publike, Aleksandar Janev, sot mori pjesë në ushtrimin demonstrues në Qendrën Policore "Gjorçe Petrov" të nëpunësve policorë për pranim në Njësitin për Sistemim të Shpejtë, të cilët përfunduan me sukses trajnimin gjashtëmujor.

Shkup - Ponikva bëhet qendër rehabilitimi për të lënduarit nga tragjedia e Koçanit. Vendimi është marrë në seancën e 82-të të seancës së rregullt të Qeverisë.

Tiranë - Zgjedhjet parlamentare në Shqipëri u mbajtën më 11 maj, fitore shpalli Partia socialiste e Edi Ramës, por Komisioni qendror zgjedhor ende nuk ka kumtuar rezultate zyrtare, për shkak të numrit të madh të ankesave dhe rinumërimeve të votave në shumë vendvotime.

Ankara - Qendra për Luftë  Kundër Dezinformimeve në kuadër të Drejtorisë së Komunikimit të Presidencës Turke ka hedhur poshtë pretendimet për përkeqësimin e shëndetit të Presidentit Rexhep Tajip Erdogan, duke i përshkruar ato si të pabaza dhe të drejtuara drejtpërdrejt ndaj institucionit të Presidentit.

Vjenë - Në shkollën BORG në Grac, Austria, mëngjesin e sotëm kanë ndodhur të shtëna masive, ku kanë humbur jetën nëntë persona, ndërsa sulmuesi, i cili është viktima e dhjetë ka kryer vetëvrasje, njoftuan autoritetet lokale, transmeton agjencia APA.

Grac - Numri i viktimave në sulmin ndaj një shkolle në qytetin Grac të Austrisë ka arritur në 10, kumtoi agjencia austriake APA.

Bruksel - Komisioni evropian propozon që kufiri i epërm i çmimeve të naftës ruse të ulet nga 60 në 45 dollarë për barel, kumtoi kryetarja e KE-së, Ursulla fon der Lajen. Ajo theksoi se qëllimi është të rritet presioni ndaj Rusisë për shkak të mungesës së shenjave për gatishmëri për paqe në Ukrainë.

Tel-Aviv - Ministri izraelit i Punëve të Jashtme, Gideon Sar, e ka përshkruar vendimin e Britanisë për të vendosur sanksione ndaj dy ministrave izraelitë si skandaloz.

Uashington - Presidenti amerikan Donald Tramp sot do ta vizitojë bazë[n ushtarake "Forth Brag" për shkak të shënimit të 250 vjetorit të themelimit të Forcave tokësore të SHBA-së. Sipas Shtëpisë së Bardhë, është planifikuar atje të mbahet fjalim.

Nju Jork - Pentagoni njoftoi dje se po mobilizon 2,000 trupa të tjera të Gardës Kombëtare dhe rreth 700 marinsa në gatishmëri të trazirave të lidhura me imigracionin. Ky veprim rrit numrin e trupave që do të vendosen në Los Anxhelos në rreth 4,700. Protestat në qytet shpërthyen pasi oficerët federalë arrestuan emigrantë në një operacion special të premten. Demonstratat u përhapën shpejt dhe përshkallëzimi i tensioneve vazhdon të jetë një temë kryesore në shtypin amerikan sot.

QËNDRONI TË LIDHUR