• e hënë, 23 dhjetor 2024

MIA Flesh

MIA Flesh

15:00/16 korrik/2023

Shkup  - Kryeministrat e Maqedonisë së Veriut dhe të Serbisë, Dimitar Kovaçevski dhe Ana Bërnabiq, kanë promovuar sot sistemin e përbashkët elektronik të integruar për pikëpagesa, i cili është iniciuar nga "Ballkani i Hapur", në pikëpagesën e Preshevës – pikë mobile e shitjes. Ky sistem do të mundësojë kalim të shpejtë të pikëpagesave në Maqedoninë e Veriut dhe Serbi, ndërsa qytetarët që tashmë përdorin sistemin M-tag do të mund t'i kalojnë pa probleme dhe automatikisht pikëpagesat në shtetin fqinj duke u regjistruar në sistemin specifik të iniciuar nga "Ballkani i Hapur".

Shkup - Bullgaria nuk ka kushte të reja për Republikën e Maqedonisë së Veriut, qëndron në qëndrimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bullgarisë në lidhje me pyetjet e mediave për, siç theksohet, kompromisin evropian të arritur  në vitin 2022 për rrugën evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Shkup  - Fushata për promovimin e ndihmës juridike falas dhe organizimin e info ditëve fillon sot në Bogdanci. Qëllimi është të informohen qytetarët për ndihmën juridike falas dhe të sigurohet shfrytëzim dhe akses më i mirë në këto shërbime. Ngjarja është pjesë e një sërë aktivitetesh ndërgjegjësuese, të mbështetura nga Bashkimi Evropian dhe Këshilli i Evropës në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë, të cilat do të zhvillohen në rajone të ndryshme të vendit me qëllim promovimin e përdorimit të lirë të ndihmës juridike, me fokus të veçantë në kategoritë e rrezikuara.

 Shkup - Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është rritur. Në VK Bogorodicë për dalje nga shteti vërehet frekuencë e shtuar e automjeteve, koha e pritjes është rreth 40 minuta. Në vendkalimet e tjera kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut nuk ka pritje të mëdha për hyrje dhe dalje nga shteti.

Shkup -  Sektori i Punëve të Brendshme Shkup gjatë ditës së djeshme (15.07.2023) vazhdoi me kontrollimet e përforcuara në trafik. Vetëm në territorin e qytetit të Shkupit gjatë ditës së djeshme janë shqiptuar  gjithsej 218 kundërvajtje, prej të cilave gjashtëdhjetë e tetë sanksione për tejkalim të shpejtësisë së lejuar, dymbëdhjetë sanksione për ngasjen e automjetit pa patentë shofer, gjashtëmbëdhjetë sanksione për kundërvjatje të cilat i kryejnë shoferët e motoçikletave, 18 kundërvajtje për vozitje nën ndikim të alkoolit.

Shkup - Dje në orën 09.45 në Urën e Gurit në Shkup, nëpunësit e policisë të Njësitit të Policisë Intervenuese e kanë privuar nga liria R.R. (25) nga Shkupi. Siç kumtoi MPB-ja ai dyshohet se më datën 16.04.2023 me përdorimin e forcës ka hyrë në zyrën noteriale të E.M. dhe ka marrë një lëndë. Gjatë bisedës zyrtare në stacion policor ai e ka pranuar veprën.

Shkup  - Dje në ora 17:00 në blv. "Kërste Misirkov" në Shkup, nëpunës policorë të NJPB Qendër dhe Bit Pazar e kanë privuar nga liria A.Z. (20) nga Kumanova. Siç kumtoi MPB, ajo dyshohet se rreth orës 11.30 minuta në rr. "E Bit Pazarit" nga F.J. (44) nga Republika e Turqisë ka vjedhur karrocë me çantë shpine, dokumente udhëtimi, të holla dhe sende tjera. Me A.Z. është realizuar bisedë zyrtare në stacion policor, gjatë të silës ajo e ka pranuar veprën. Sendet e vjedhura janë gjetur dhe i janë kthyer pronarit.

Shkup  - Dje në orën 15:30 në rr. "Kryengritja e Bërsjakut" në Shkup, nëpunës policorë të Stacionit Policor Shuto Orizarë i kanë privuar nga liria A.J. (57) dhe M.J. (24), të dy nga Shkupi. Ata dyshohen se më datën 10.07.2023 në rr. "Heroji Karposhi" në Kriva Pallankë kanë vjedhur automjetin "opel omega", pronë e S.V. nga Kriva Pallanka.

Shkup - Gjatë ditës së kaluar në harkun kohor nga ora 00:00 deri më 05:00 në territorin e SPB Manastir është realizuar kontrollim aksional për sanksionimin e shoferëve për ngasjen e automjeteve nën ndikimin e alkoolit. Gjatë këtij kontrolli janë sanksionuar 32 shoferë, prej tyre 22 sanksione janë shqiptuar në territorin e Manastirit, 5 në Prilep, 4 në territorin e Resnjës dhe 1 në territorin e Makedonski Brodit. Gjatë kontrollit janë sanksionuar edhe 12 kundërvajtje tjera në trafik.

Prishtinë - Një grup pune për luftimin e korrupsionit në Policinë e Kosovës aktualisht është duke zhvilluar një hetim kundër së paku pesë ministrave dhe një zëvendësministri në Qeveri, përfshirë ministren e Punëve të Jashtme Donika Gërvalla dhe ministrin e Kulturës Hajrullah Çeku, raportojnë mediat e Prishtinës. Ministri i Financave Hekuran Murati është duke u hetuar në lidhje me rastin e dëmtimit të mësimdhënësve, i cili dyshohet se ka mbajtur në mënyrë të paligjshme pagat gjatë grevës. Për atë rast është ngritur kallëzim penal dhe grupi i punës kundër korrupsionit është duke hetuar, raportuan Reporteri dhe Telegrafi.

Tiranë  - Numri i azilkërkuesve në Shqipëri u ul ndjeshëm në vitin 2022, pas një rritje të ndjeshme në vitin 2021, si pasojë e ardhjes së shtetasve afganë që ikën nga lufta dhe erdhën përkohësisht në Shqipëri, bazuar në marrëveshjen mes qeverisë shqiptare dhe asaj amerikane, raportojnë mediat shqiptare. Duke iu referuar të dhënave të Institutit të Statistikave, INSTAT, vitin e kaluar ka pasur vetëm 125 kërkesa për azil, krahasuar me 2533 një vit më parë.

Tiranë - Nesër në Tiranë do të mbahet takim joformal i liderëve të vendeve nga Ballkani Perëndimor, në prag të Samitit të Procesit të Berlinit, që do të mbahet më 16 tetor në kryeqytetin shqiptar. Në takim u njoftua edhe prania e Komisarit për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e Mirë Oliver Varhei.

 Bruksel - Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Spanjë dhe Holandë, qeveritë e mëparshme të të cilave ishin  mbështetëse të propozimeve për ndryshime në Paktin për Stabilitet dhe Rritje të BE-së, mund ta rrezikojnë procesin e reformave fiskale në BE, propozimi i së cilës ishte harmonizuar pas negociatave të gjata dhe të vështira. Siç lajmëroi raportuesi special i MIA-s nga Brukseli, ndryshimi i mundshëm i pushtetit në Madrid dhe Hagë i ngjall druajtjet në selinë e BE-së se do të nevojiten negociata të reja për reformat,  të cilat  ndoshta me siguri do të përfurndonin deri në zgjedhjet e Parlamentit Evropian në qershor të vitit të ardhshëm.

Romë - Italia nga veriu në jug po përjeton një valë të nxehti me rekorde të larta historike të temperaturave që priten sot dhe në ditët në vijim. Një alarm i kuq është lëshuar për 16 qytete në të gjithë vendin sot, ndërsa temperaturat pritet të arrijnë 36/37 gradë Celsius nga Roma në Bolonjë përpara kulmit të valës së të nxehtit në fillim të javës së ardhshme. Qeveria italiane ka këshilluar të gjithë në zonat e alarmit të kuq që të shmangin daljet në natyrë në mes të ditës dhe të kenë kujdes të veçantë për të moshuarit dhe të rrezikuarit.

Xhuno  - Tërmet me fuqi prej 7.4 ballë sipas shkallës Rihter herët në mëngjes e goditi gadishullin e Alaskës, njoftoi Instituti Gjeologjik Amerikan. Pas tërmetit, i cili ishte në një thellësi prej 9,3 kilometra, ështe lëshuar një paralajmërim për cunami. 

Londër - Ministri britanik i Mbrojtjes Ben Volas ka njoftuar se do të tërhiqet nga politika dhe nuk do të kandidojë si deputet në zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme në Britaninë e Madhe, si dhe se do të japë dorëheqjen si ministër dhe do të largohet nga kabineti pas riorganizimit të ardhshëm të Qeverisë së kryeministrit Rishi Sunak.

Pekin - Flota detare e Kinës lundroi sot nga qyteti lindor Kingdao në Detin e Japonisë, ku do të bashkohet me forcat detare dhe ushtarake ruse për të kryer stërvitje ushtarake që synojnë "ruajtjen e sigurisë së rrugëve ujore strategjike", kumtoi Ministria e  Punëveve të Jashtme të Kinës. Pesë luftanije kineze dhe katër helikopterë po marrin pjesë në stërvitjen e quajtur "Ndërveprimi/Verior-2023", e cila u nis për një "takim me forcat ruse në një vend të paracaktuar", tha Ministria kineze në llogarinë e saj zyrtare në WeChat.

Sevastopol - Mbrojtja ajrore ruse dhe flota e Detit të Zi u angazhuan në zmbrapsjen e një sulmi me dron ukrainas mbi portin e Krimesë në Sevastopol këtë mëngjes, tha një zyrtar i emëruar nga Moska. Sulmet u regjistruan mbi portin e Sevastopolit dhe zonat e qytetit Balaklava dhe Herson, raportoi në Telegram Mihail Razvozaev, guvernator i Sevastopolit i emëruar nga Moska.

QËNDRONI TË LIDHUR