• e mërkurë, 27 nëntor 2024
MIA Flesh

15:00 /24 qershor/ 2023/

Shkup - Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit u bë anëtar me të drejta të barabarta i Asociacionit të Rregullatorëve Energjetikë të Mesdheut - MEDREG (Mediterranean Energy Regulators). Vendimi, siç informoi sot KRRE, është sjellë në mënyrë unanime nga 27-të vendet anëtare të cilat gjeografikisht i takojnë rajonit mesdhetar.

Kavadar - Një motoçiklist e humbi jetën një aksident rrugor që ndodhi sot në mëngjes në Kavadar. Informacionin e konfirmuan nga MPB për MIA-n. "Në orën 01.33 pas mesnate në DPM Kavadar është raportuar se në rrugën "Shishka", ka ndodhur një aksident rrugor midis një automjeti udhëtarësh "audi" me targa të Kavadarit, i drejtuar nga M.N. (33) nga Kavadari, një automjeti për pasagjerë "tojata" me targa të Velesit, i drejtuar nga D.G. (18) nga Kavadari dhe një motoçikletë "aprilia" me targa të Kavadarit, i drejtuar nga S.P. (20 nga Kavadari. Në aksident motoçklisti S.P. është lënduar rëndë dhe është dërguar në spitalin e Kavadarit ku në orën 02.20 ka ndërruar jetë", sqaruan nga MPB.

Shkup - Në vendkalimin kufitar "Bogorodicë" për dalje nga vendi pritet rreth një orë e gjysmë, ndërsa në vendkalimin kufitar "Dojran" rreth një orë, kumtoi Lidhja Automoto e Maqedonisë.

Ohër - Një stuhi e fortë e shoqëruar me reshje intensive shiu dhe breshër rreth mesditës ka goditur Ohrin dhe rrethinën. Në momente, breshëri kishte madhësinë e një arre, që shkaktoi dëme, veçanërisht në pemë dhe të mbjella.

Shkup - Përveç në rajonin e Ohrit dhe të Strugës, sipas informacioneve të Qendrës për Menaxhim me Kriza, mot i lig me shi dhe breshër i kaploi edhe rajonin e Kërçovës. "Nga ekipet kujdestare në 112 dhe QMK, sipas telefonatave të qytetarëve në 112 dhe në institucionet kujdestare në vend, informojnë se stuhia nga rajoni i Ohrit dhe Strugës po lëvizë në drejtim të Kërçovës dhe tashmë është duke e kapluar edhe rajonin e Pollogut", qëndron në informacionin e QMK-së.

Athinë - Mbi 25.000 grekë të cilët jetojnë në vendet e huaja sot, një ditë para zgjedhjeve parlamentare në Greqi, do votojnë në 85 qytete në 35 vende, ku janë të hapura 102 vendvotime, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Londër / Paris / Berlin - Britania e Madhe, Franca, Gjermania, Polonia dhe Italia veçmas kanë njoftuar se me kujdes janë duke i ndjekur ngjarjet në Rusi, pasi shefi i formacionit ushtarak privat "Vagner", mbrëmë ka filluar me kryengritje të armatosur kundër autoriteteve ruse.  

Kiev -  Rusia, gjatë natës së kaluar ka gjuajtur projektile të reja mbi qytetet ukrainase, kumtuan autoritetet ukrainase. Kryebashkiaku i Dnjeprit, Boris Filatov, në kanalin Telegram publikoi se "disa shtëpi janë shkatërruar në tërësi".

Moskë - Kryebashkiaku i Moskës, Sergej Sobjanin, vendosi "masa antiterroriste" në kryeqytetin e Rusisë për shkak të eskalimit të konfliktit midis armatës ruse dhe mercenarëve të grupit të "Vagnerit". Sobjanin sot në mëngjes në kanalin e tij në Telegram shkroi se në rrugë tashmë është vendosur kontroll i rritur i komunikacionit. Janë të mundura kufizime të ngjarjeve masive, shtoi ai.

Moskë - Shefi i grupit "Vagner", Evgenij Prigozhin, pretendon se njësititet e tij kanë marrë kontrollin e qytetit të Rostov mbi Don, ndërsa presidenti rus përgatitet për një fjalim publik emergjent. Ushtria po ecën nëpër Rostov, ndërsa patrullojnë automjetet e blinduara.

Kiev - Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski sot në Tuiter e ka komentuar eskalimin e konfliktit mes ushtrisë private “Vagner” dhe ushtrisë së rregullt ruse. "Çdokush që e zgjedhë rrugën e së keqes, e shkatërron veten", ka vlerësuar lideri ukrainas. 

Moskë - Gjenerali rus Sergej Surovikin i bëri thirrje grupit "Vagner" të ndalojë dhe t'i bindet vullnetit të presidentit, raportojnë mediat ruse.  "Kemi kaluar rrugë të gjatë, ju bëjë thirrje të ndaloni, ta respektoni bindjen e presidentit, t'i zgjidhim të gjitha problemet në mënyrë paqësore", tha ai. 

Moskë - Presidenti rus Vladimir Putin, sot, në një fjalim të jashtëzakonshëm për opinionin rus, pasi ushtarët e grupit "Vagner" mbrëmë dolën në Rostov mbi Don, deklaroi se akti ishte “tradhti dhe goditje me thikë pas shpine”.

Kiev - Këshilltari ukrainas i Punëve të Brendshme, Anton Gersashçenko, lidhur me kryengritjen e armatosur të mbrëmshme të grupit "Vagner" kundër udhëheqësisë ruse, sot në kanalin Telegram e ka ndarë njoftimin e familjes Vagner ku thuhet: "Putini ka bërë zgjidhje të gabuar. Aq më keq për të. Do të kemi president të ri". 

Moskë - Lufëtarët mercenarë të grupit "Vagner" i morën nën kontrollë të gjitha objektet ushtarake në qytetin rus Voronezh. Voronezhi gjendet rreth 500 kilometra në jug të Moskës. 

Moskë - Udhëheqësi çeçen Ramzan Kadirov sot deklaroi se forcat e tij janë të gatshme të ndihmojnë në shuarjen e kryengritjes së armatosur të shefit të mercenarëve "Vagner", Evgenij Prigozhin, dhe shtoi se nëse është e nevojshme, ata janë të gatshëm të përdorin metoda të ashpra.

Moskë - Armata ruse sot po kryen operacione "luftarake" në rajonin e Voronezhit, i cili kufizohet me Ukrainën dhe ndodhet rreth 600 kilometra në jug të Moskës, njoftuan autoritetet lokale gjatë kohës kur grupi paramilitant "Vagner" bëri thirrje për një kryengritje të armatosur dhe e  mori komandën ushtarake në qytetin jugor rus të Rostov mbi Don.

QËNDRONI TË LIDHUR