• e shtunë, 21 dhjetor 2024
MIA Flesh

18:00/6 shkurt 2024 (MIA)

Shkup - Kuvendi sot me 62 vota "për" e miratoi Ligjin për Strategjinë nacionale zhvilimore, me procedurë të shkurtuar. Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Micevski në paraqitjen e tij në debatin e përgjithshëm theksoi se Propozim ligji për Strategjinë nacionale zhvillimroe është me rëndësi të posaçme për shtetin tonë, si dhe për të ardhmen e qytetarëve të vendit. Ai sqaroi se me votimin e këtij vendimi ligjor do të hapet rruga për miratim të Strategjisë nacionale zhvillimore si dokument më i lartë në kiearkinë e strategjive afatgjate planore për zhvillim nacional të shtetit.

Shkup - Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Jovan Mitreski sot realizoi takim me shefin e misionit të OSBE-së në vend, ambasadorin Kilian Val ku u bisedua për bashkëpunimin e deritanishëm dhe për obligimet e pushtetit ligjvënës në periudhën deri në mbajtjen e zgjedhjeve të këtij viti. Siç informon Pres shërbimi i Kuvendit, Mitreski shprehu kënaqësinë për bashkëpunimin afatgjatë dhe produktiv të vendit me OSBE-në në 32 vitet e fundit, që, siç tha, rezultoi me mbajtjen e Samitit të Organizatës në Shkup në fund të vitit të kaluar.

Shkup - Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani sot në një konferencë për shtyp në Qeveri, duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve, nuk tha nëse  ka mbërritur kërkesë për shkarkimin e ministrave të Shëndetësisë dhe Shoqërisë Informatike  dhe Administratës. Ai  vetëm shkurt e shpjegoi procedurën e emërimin dhe shkarkimin e ministrave. Sipas Osmanit, nëse ka kërkesë nga ndonjë prej partnerëve të koalicionit, ajo i drejtohet kryeministrit. 

Shkup - Ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti, i cili është njëri nga tre ministrat e Aleancës së Shqiptarëve,  sot deklaroi  se i jep mbështetje të plotë, siç tha, kryetarit legjitim të partisë Arben Taravari, i cili paralajmëroi se në zgjedhje partia do të   bëjë koalicion me partitë opozitare. I pyetur nëse do ta informojë kryetarin e qeverisë teknike Talat Xhaferi se a ndihet pjesë e qeverisë apo jo, Mexhiti tha se nuk ka nevojë t'i përgjigjet askujt përveç partisë së tij dhe kryetarit të saj.

Shkup - VMRO-DPMNE në bazë të neneve 38, 40, 41 dhe 42 të Statutit të VMRO-DPMNE-së si dhe konkluzioneve të miratuara në seancën e Komitetit ekzekutiv të datës 05.12. 2023, shpall thirrje publike për kandidatë për president të Republikës së Maqedonisë i cili do të mbështetet nga VMRO-DPMNE në zgjedhjet e ardhshme presidenciale. Siç kumtuan sot nga VMRO-DPMNE, kandidati i cili do të paraqitet dhe plotësojë kushtet e parapara do të zgjidhet në Konventën që do të mbahet më 2 mars në Shkup, sipas vendimit të KE të VMRO-DPMNE-së. Kandidatët e interesuar për pjesëmarrje në Konventë duhet t'i përmbushin obligimet dhe kushtet e përcaktuara kushtetuese në nenin 80 për t'u kandiduar si kandidat për kryetar të shtetit dhe që pajtohen dhe mbështesin politikat e VMRO-DPMNE-së.

Shkup - Komisioni kadrovik i Aleancës për Shqiptarët sot pasdite vendosi t'i propozojë kryeminsitrit teknik, Talat Xhaferi shkarkimin e minsitrit të Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Azir Aliu dhe minsitrit të Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti. "Komisioni kadrovik i Aleancës prë Shqiptarët, i përbërë nga 7 anëtarë, si i vetmi organ i ASH-së për çështje kadrovike, me shumicë prej 5 votash, vendosi t'i propozojë Kryeministrit shkarkimin e Ministrit të Shoqërisë Infornatike dhe Administratës dhe Ministrin e Shëndetësisë", informojnë nga shërbimi partiak për shtyp.

Shkup - Gjatë krizës energjetike në këto tre-katër vite, SHA EMV pati sfidë për ta furnizuar vendin me energji elektrike dhe për atë u shpenzuan paratë që eventualisht do t'i investonte në kapacitete të reja energjetike. Ato mjete u dhanë për subvencionim të çmimit të energjisë elektrike për qytetarët dhe ekonominë. Për atë dedikim, siç theksoi zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi në takimin e sotëm me gazetarë, shkuan 400 milionë euro dhe mu ky është shkaku që kërkohen investues strategjik për të investuar në kapacitete të reja prodhuese energjetike në vend.

Shkup - Tre inspektorët nga Inspektorati Shtetëror i Punës (ISHP) pas mbikëqyrjes dyjavore të katër konkurseve për punësim në M-NAV kanë konstatuar parregullsi. Gjatë mbikëqyrjes, theks i veçantë i është vënë ligjshmërisë së procedurave të punësimit pas katër shpalljeve publike, thuhet në deklaratën e publikuar sot nga ISHP-ja. Parregullsi ka, thuhet në njoftim, gjatë një interviste për konkursin të publikuar në gusht të vitit 2023.

Shkup - Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) sot në seancën e 100-të ka marrë vendim për dorëzimin e rastit në Prokurorinë Themelore Publike si dhe deri te Policia financiare kundër ish kryetarit të Aerodromit, Ivica Konevski për shfrytëzimin e funksionit për kryetar dhe të ndryshojë planin detaj urbanistik tek "Majçin dom" dhe në vendin ku ka qenë e regjistruar hapësirë e gjelbër që në këtë rast të regjistrohet një objekt 9 katësh.

Shkup - Kryetarja e Këshillit gjyqësor Vesna Dameva sot ka pasur takim me ambasadorin e Holandës në vend Dirk Jan Kop të cilit iu dha njoftimi për projektin e rinovuar "Forcimi i efikasitetit, llogaridhënies dhe transparencës së Këshillit gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut", e financuar nga Qeveria e Holandës. Kabineti i kryetares së Këshillit gjyqësor në njoftim theksoi se ky projekt i cili në maj të vitit 2023 ishte vendosur në pritje, ka rëndësi të veçantë për Këshillin dhe se Dameva falënderoi ambasadorin Kop për angazhimin për rinovimin e tij.

Shkup - Është lokalizuar zjarri në malin Zheden. Në shuarjen e zjarrit mori pjesë helikopteri Mi-172, i cili hodhi mbi 30 tonë ujë. Siç informon Ministria e Punëve të Brendshme, Departamenti i Njësive të Aviacionit të MPB-së sot pas kërkesës së Qendrës për Menaxhim me Kriza (QMK) për shuarjen e zjarrit në malin Zheden për shkak të terrenit të paarritshëm, sot ka dërguar helikopterin Mi-172  i cili veproi për shuarjen e zjarrit, pas çfarë ai është lokalizuar. 

Tetovë - Rektori i Universitetit të Tetovës Prof. Dr. Jusuf Zejneli i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij, Prorektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar Prof. Dr. Salajdin Salihi, përgjegjësja e Zyrës për Marrëdhënie Ndërkombëtare Doc. Dr. Hatibe Dehari Zeqiri, koordinatorja universitare për Erasmus +, Mr. Sc. Shpresa Ademi si dhe shefja e kabinetit të Rektorit Valmisa Novi, pritën në takim Sekretarin gjeneral të Universitetit “Necmettin Erbakan” nga Turqia prof. Husezin Yahit Selvi.

Athinë - Një anije mallrash në pronësi greke e cila mbante flamurin e Ishujve Marshal ka qenë shënjestër e 53 miljeve në jugperëndim të portit të Adenit në Jemen, ndërsa në shpërthimin afër anijes nuk ka persona të lënduar, informon korrespondentja e MIA-s nga Athina. Agjencia shtetërore ANA-MPA, duke cituar kompaninë e sigurisë detare Ambri, raportoi se anija e cila po lundronte nga SHBA-ja për në Indi, ka lajmëruar një shpërthim 50 metra nga ana e djathtë.

Frankfurt - Kompania ajrore Lufthanza parashikon se nesër do të anulohen deri 90 për qind e fluturimeve në aeroportet gjermane, për shkak të thirrjeve për grevë të personelit tokësor i cili kërkon rroga më të larta. "Për shkak të grevës, për momentin supozojmë se 10 deri 20 për qind e itinerarit të fluturimeve të Lufthanzës do të realizohet më 7 shkurt", kumtoi kompania ajrore gjermane në ueb-faqen e vet. Sindikata Verdi filloi thirrjen për grevë paralajmëruese si pjesë e kontestit për pagesë të personelit i cili punon me udhëtarët në aeroport. Atje ka 25.000 të punësuar.

Strasburg - Bashkimi Evropian duhet ta shoh Ukrainën si pjesë e sistemit të vet të sigurisë dhe mbrojtjes dhe mbi këtë bazë të ndërmarrë hapa praktike për të integruar industrinë e mbrojtjes ukrainase me atë evropiane, deklaroi sot kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen.  "Nuk duhet vetëm ta përshpejtojmë dërgimin e municioneve në Ukrainë. Derisa shohim drejtë të ardhmes, duhet të mendojmë për aftësitë mbrojtëse të Ukrainës si pjesë e aftësive tona mbrojtëse. Duhet të mendojmë për industrinë e mbrojtjes ukrainase si pjesë të industrisë sonë të mbrojtjes", theksoi Fon der Lajen në seancën e Parlamentit Evropian në Strasburg.

Bruksel - Komisioni Evropian sot ka miratuar Propozim-direktivën për luftën kundër abuzimit seksual dhe shfrytëzimit të fëmijëve me të cilën përditësohen sanksionet penalo-juridike për këto vepra penale, bëri të ditur nënkryetarja e KE-së dhe komisare evropiane për demokraci dhe demografi, Dubravka Shuica. "Është vlerësuar se një nga pesë fëmijë në BE vuan nga një formë e abuzimit ose shfrytëzimit seksual, oflajn dhe onlajn. Veprat penale lidhur me abuzimin seksual janë rritur ndjeshëm gjatë viteve të fundit", shtoi Shuica në konferencën pas mbledhjes së sotme të Kolegjit të komisarëve në të cilën u miratua Propozim - direktiva.

Kiev - Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore (MAAE) Rafael Grosi sot në Kiev deklaroi se siguria e termocentralit bërthamor Zaporozhje është ende e brishtë pasi Rusia ka reduktuar stafin që kur e mori atë. Grosi për mediat amerikane në Kiev tha se gjatë vizitës së tij të fundit në termocentral, një nga 10 më të mëdhenjtë në botë, do të vlerësonte ndikimin e shkurtimeve të stafit. Rusia ka ndaluar qasjen për punonjësit e Energoatom, kompania që menaxhon termocentralet bërthamore në Ukrainë.

Jerusalem - Kolonët irzaelite nën mbrojtjen e forcave policore kanë hyrë në oborin e xhamisë Al-Aksa. Dëshmitarët okularë thonë se dhjetëra kolonë kanë hyrë në Al-Aksa nga Porta Magariba, vizituan oborret e ndërtesës fetare dhe kryen rituale talmudike, njofton agjencia palestineze VAFA. Policia izraelite e vendosur para portave të Qytetit të vjetër dhe xhamisë Al-Aksa, gjithashtu penguan hyrjen e qytetarëve palestinezë duke bërë në këtë mënyrë që të ulet numri i besimtarëve që vizitojnë këtë xhami për të katërtën muaj radhazi. 

Jerusalem - Ministri i Sigurisë së Brendshme të Izraelit, Itamar Ben Gvir, sot ka kërkuar  alje pasi djali i tij  në rrjetin social X është tallur me presidentin amerikan Xho Bajden, duke thënë se vuan nga sëmundja e Alzheimerit. "Shavuel është djali im dhe unë e dua, por mbrëmë   bëri një gabim serioz me tuitin që   aspak nuk e miratoj fare", ka shkruar Itamar Ben Gvir në X. "SHBA është miku ynë më i madh, ndërsa presidenti Bajdeni është mik i Izraelit", shtoi ministri.

Kajro - Sekretari amerikan i Shtetit, Entoni Blinken sot u takua me presidentin egjiptian, Abdel Fatah al Sisi në kuadër të turneut të tij 48-orësh në katër vende të Lindjes së Afërt. Turneu i tij ka për qëllim të tentojë të negociohet për ndërprerje të zjarrit në Rripin e Gazës. Ndërkohë, Izraeli kumtoi se në 24 orët e fundit forcat izraelite vranë disa dhjetëra sulmues të armatosur palestinezë në Gazë dhe konfirmoi se luftimet më të ashpra po zhvillohen në qyttein Kan Junis në jug të enklavës palestineze.

 

QËNDRONI TË LIDHUR