• e diel, 22 dhjetor 2024

MIA Flesh

MIA Flesh

15:00/ 9 nëntor/ 2024

Shkup - Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, sot do të inspektojë aktivitetet ndërtimore të tri rrugëve rrugore, nga ura e Bashino Sellës deri në Vulkanizatorin Dine, nga Vulkanizatori Dine deri në Reçan dhe nga ura e Gemixhiut deri në Lukoil në Komunën e Velesit, njoftoi shërbimi për media i Qeverisë. Punët ndërtimore i kryen Ndërmarrja Rrugët e Maqedonisë - filialja Veles, ndërsa investimi i përgjithshëm është 44 milionë denarë.

 Shkup - Tashmë janë përcaktuar produktet që do të përfshihen në shportën e Vitit të Ri, tha sot kryeministri Hristijan Mickoski. Siç deklaroi Mickoski, janë përcaktuar edhe çmimet.  Sipas kryeministrit, shporta e vjeshtës ka dhënë rezultate. Qytetarët mund t'i ndjejnë efektet, ndërs këtë e konfimojnë edhe numrat.  

Shkup - Kryeministri Hristijan Mickoski pret që në gjysmën e dytë të javës së ardhshme të ketë takim me Asociacionin e Bankave të Maqedonisë për huanë hungareze. Siç tha sot, do të përpiqet të marrë pjesë në takim "për të thënë atë që mendon se duhet të thotë". Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pas inspektimit të punimeve të ndërtimit të tre seksioneve në afërsi të Velesit, Mickoski theksoi se kompanitë nuk do të kenë kosto më të lartë se sa u tha.

Shkup - Bëjmë përpjekje të kthehen edhe qytetarët për të marrë shërbim shëndetësor më të lartë me çmime konkurruese, kështu u përgjigj shkurt kryeministri Hristijan Mickoski në pyetjen e gazetarëve rreth takimit të tij të djeshëm me udhëheqësinë e kompanisë "Rosh". "Jemi në një fazë të avancuar, po flasim për një nga tre kompanitë e para në botë që nuk ishte prezente këtu për një periudhë të caktuar. Përfundimisht,  po përpiqemi të kthehen edhe qytetarët dhe të marrin shërbimin më të lartë shëndetësor me çmime konkurruese. Kjo nuk do të thotë se do të ulim sasinë e mjeteve që do të investohen. Vëllimi do të mbetet i njëjtë, çështja është në uljen që do të marrim, për të rritur numrin e të siguruarve që do ta përdorin atë shërbim falas. Ne po mundohemi të përdorim një strategji, drejtpërdrejt në bisedime me gjigantët e mëdhenj dhe prodhuesit e barnave, që të sigurojmë çmime të ulëta konkurruese, që të mos jetë si më parë, të rriten çmimet dhe pastaj Fondi të zbrazet", sqaroi Mickoski.

 Shkup - Kryeministri Hristijan Mickoski thotë se deri në këtë moment nuk ka informacione për rritje të mundshme të çmimit të energjisë elektrike. Siç vlerësoi sot, gjendja është stabile dhe e konsoliduar, ndërsa Qeveria, edhe krahas tl gjitha sfidave merr masa në kohë që të mos ketë goditje çmimi dhe të ketë energji elektrike. Mickoski, duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve, për javën e ardhshme paralajmëroi "surprizë të këndshme" lidhur me sigurinë e energjisë dhe furnizimit me energensa. 

Shkup - E kuptoj eurokomisaren, ajo duhej të kalonte “hiringun" ku duhej të votonin edhe eurodeputetët nga fqinji ynë lindor dhe kjo është brenda këtij dimensioni. Unë mendoj se ajo i pa ato mesazhe përmes asaj optike dhe unë i shoh ato mesazhe përmes asaj optike. Jam i bindur se në periudhën që pason, përmes zgjidhjeve të përbashkëta, më në fund, pas 2,5 dekadash, rruga e Maqedonisë drejt anëtarësimit të plotë në BE do të jetë e hapur dhe do të vlerësohet në bazë të arritjeve dhe kompetencave e jo për shkak të çështjeve dypalëshe. Jam i bindur se do t'ia dalim, tha sot kryeministri Hristijan Mickoski lidhur me deklaratën e komisares evropiane Marta Kos sipas të cilës vendi duhet t'i zbatojë ndryshimet kushtetuese.

Shkup - Kam ndjenjën se për disa politikanë opozitarë së pari vijnë problemet që kanë të bëjnë me keqpërdorimet e mëdha të bëra në të kaluarën, tha sot kryeministri Hristijan Mickoski. Duke i'u përgjigjur pyetjes së një gazetari për këmbënguljen e BDI-së për një deklaratë civile, Mickoski edhe një herë ka përsëritur se i kupton politikanët e opozitës.

Shkup - Ndoshta gjëja kryesore që qytetarët presin është përgjegjësia, sepse në 34 vitet e fundit është diçka ku më së shumti kemi dështuar. Si shtet duhet t'i japim fund papërgjegjshmërisë, thotë kryetari i Kuvendit Afrim Gashi në një intervistë për MIA-n. "Për këto 34 vite, nëse dështojmë më shumë në diçka, është përgjegjësia. Pra, askush deri më tani nuk ka qenë përgjegjës se si ka ndryshuar qeveria, strukturat e kaluara nuk kanë dhënë përgjegjësi, nuk ka pasur procedura, procese që do të zgjidheshin objektivisht përmes organeve të drejtësisë. Ai që ka kryer një krim, pavarësisht nga përkatësia partiake, politike, etnike, duhet të përgjigjet për shkeljen e ligjit dhe mendoj se ndoshta diçka që ne si shtet duhet ta bëjmë sa më shpejt së bashku me pushtetin gjyqësor, natyrisht, ne duhet të japim argumente dhe fakte nëse diku është bërë diçka dhe të zbatohet nga organet gjyqësore. Ne duhet t'i japim fund papërgjegjshmërisë. Kjo duhet të marrë fund", tha Gashi.

Shkup - Aktivitete intensive ndërtimore po kryhen në kantierin pranë fshatit Mesheishtë, ku po ndërtohet trafostacioni i ri 400/110 kV Ohër. Kushtet e qëndrueshme të motit lejojnë kompaninë kontraktore të punojë sipas planit dinamik të paraparë, informojnë sot nga MEPSO. Në një sipërfaqe prej 80.000 metrash katrorë po ndërtohen mure mbështetëse dhe skarpate, po ndërtohet godina komanduese e stacionit, po punohet në realizimin e themeleve për vendosjen e bartësve të pajisjeve të çelikut në impiantin 400 kV.

Shkup - Kopshti Zoologjik në Shkup prej sot sërish do të hapet për vizitorët pasi në tetor ishte konfirmuar rasti i gripit të shpendëve. "Ju njoftojmë se nga kjo e shtunë (09.11.2024) Kopshti Zoologjik i Qytetit të Shkupit sërish do të hapet për vizitorët me orar pune të rregullt nga ora 09:00-16:00 çdo ditë. Le të shijojmë së bashku ditët e bukura të vjeshtës dhe me diell, ju presim", thuhet në postimin në Fejsbuk.

Shkup - Shoqata e qytetarëve për ekologji, turizëm, prodhimtari organike dhe veprimtari hulumtuese "Eko partners" sot në Shkup do të organizojë Forumin e 5-të për ekoturizëm përmes praktikave rajonale. Siç paralajmëron, në forum do të marrin pjesë ekspertë nga fusha e ekoturizmit dhe turizmit rural nga vendi dhe rajoni, të cilët viteve të fundit kanë kontribuar në ngritjen dhe zhvillimin e tij rajonal.

Shkup - Tërmet me fuqi prej 2,9 ballë në rrethinën e Resnjës është regjistruar nga Qendra Sizmologjike Euro-Mesdhetare  (QSEM). Epiqendra e dridhjes ishte 17 kilometra në veri të Resnjës dhe në një thellësi prej rreth 12 kilometra.

Shkup - Hidrosistemi "Gjavato", me të cilin Liqeni i Dojranit furnizohet me ujë, sot do të lëshohet në përdorim. Siç është paralajmëruar, në lëshimin e sistemit do të marrin pjesë zëvendëskryetari i parë i Qeverisë dhe ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Izet Mexhiti dhe deputeti Mile Cekov. 

Shkup - Policia, me urdhër të gjykatës të siguruar paraprakisht, në automjetin është gjetur 6.2 kilogramë marihuanë, 442 tableta ekstazë (mdma), pistoletë, tetë fishekë, një silenciator armësh, 14.2 ml rrëshirë hashash, një vakum makinë, dy peshore digjitale...  Siç informon sot MPB, nëpunës policorë nga Njësiti i Policisë Intervenuese në koordinim me Njësitin për Tregti të Paligjshme dhe NJKVN në SPB Shkup kanë ndërmarrë veprime të gjera hetimore lidhur me një ngjarje të datës 2 tetor të vitit 2024,  kur në rr. “Gjurçin Kokale” në Shkup, është gjetur një automjet "mini" dhe gjatë kontrollit të datës 2 tetor të vitit rreth orës 1.

Shkup - Nën ndikim të masës ajrore më të ftohtë nga veriu nesër temperatura e ditës do të bie prej 5 deri në 7 gradë.  Siç njoftojnë nga DPHM, pastaj vijon periudha e motit të ndryshueshëm dhe më të ftohtë me reshje të përkohshme të shiut, ndërsa në pjesët malore më të larta do të ketë kushte për borë.

Kiev - Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Zhozep Borrell mbërriti sot në Kiev, ku ka për qëllim ta bind Ukrainën për mbështetjen e BE-së, transmetoi Beta. Kjo është vizita e parë e një zyrtari të lartë evropian pas fitores së republikanit Donald Tramp në zgjedhjet presidenciale në SHBA. Fitorja e Trampit brengos Ukrainën dhe Evropën, të cilat druajnë se presidenti i ri amerikan do ta ndërprerë mbështetjen e Uashingtonit për Kievin në luftën kundër pushtimit rus.

Pragë - Presidenti i Republikës së Çekisë, Petër Pavel, mbrëmë, në hapjen e Samitit të Mbrojtjes së Pragës, tha se shpresat se presidenti i ardhshëm i SHBA-së, Donald Tramp, do të mund ta zgjidhë shpejt konfliktin në Ukrainë, siç premtoi ai, janë jorealiste dhe paralajmëroi se marrëveshja e mundshme me presidentin rus Putin do të ishte në dëm të Ukrainës dhe Evropës. "Shumë vende shpresojnë se Donald Trampi do të sjellë ndryshime, veçanërisht pasi ai flet për zgjidhjen e konfliktit brenda 24 orëve. Është joreale, por mendoj se ai do të bëjë përpjekje për të arritur një marrëveshje me Putinin. Ndoshta nuk do të jetë në interesin tonë apo në interesin e Ukrainës", tha Pavel në debatin në fillim të konferencës treditore.

Berlin - Gjermania sot me disa festime nën emrin "Të ruajmë lirinë"  shënon 35 vjet nga rënia e Murit të Berlinit në momente kur në Ukrainë po luftohet dhe shumica druajnë se demokracia është sulmuar. Kancelari Olaf Sholc, koalicioni i të cilit  në mënyrë dramatike u shpërbë këtë javë, sot deklaroi se idealet liberale të vitit 1989 "nuk janë diçka që ne mund ta marrim si të mirëqenë".  "Historia jonë dhe bota përreth nesh e tregojnë këtë", tha Sholci, koalicioni qeverisës trepartiak i të cilit u shpërbë në ditën kur Donald Trampi u rizgjodh president, duke çuar në trazira politike dhe duke detyruar Gjermaninë në zgjedhje të reja. 

Moskë - Ministria ruse e Punëve të Jashtme në këtë moment nuk sheh bazë për bisedime për vazhdimin e dialogut me SHBA-në për stabilitet strategjik dhe kontrollin e armatimit, njoftuan mediat ruse, duke cituar zëvendësministrin rus, Sergej Rjabkov.  Sipas Rjabkov, Moska dhe Uashingtoni "këmbejnë sinjale për Ukrainën" përmes kanaleve të mbyllura në nivel ushtarak dhe politik, njoftuan mediat ruse. Ai shtoi se Rusia është e gatshme t'i dëgjojë propozimet e presidentit të ri amerikan Donald Tramp për zgjidhjen e krizës në Ukrainë, por theksoi se nuk ka zgjidhje të thjeshtë.

Uashington - Ekipi i tranzicionit i presidentit të sapozgjedhur amerikan Donald Tramp ka hartuar urdhra ekzekutivë dhe një njoftim për t'u tërhequr nga marrëveshja e Parisit për klimën dhe për të zvogëluar madhësinë e disa zonave të mbrojtura për të lejuar më shumë shpime dhe miniera, raportoi Nju- Jork Tajms. Trampi, gjithashtu pritet të heqë ndalesën për eksportin e ri të gazit natyror të lëngshëm në tregjet kryesore në Azi dhe Evropë dhe t'i japë fund një përjashtimi që lejon Kaliforninë dhe shtetet e tjera të kenë standarde më të rrepta për të luftuar ndotjen, citohet në raport.

Uashington - Ish kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit amerikan, Nensi Pelosi, tha se demokratët mund të kishin dalë më mirë në zgjedhje nëse presidenti Xho Bajden do të hiqte dorë nga kandidatura më herët. Pelosi, një nga politikanet më të fuqishme në Uashington, tha për  Nju-Jork Tajms se nëse presidenti do të kishte hequr dorë më herët, mund të kishte kandidatë të tjerë në garë.

Ramallah - Presidenti palestinez Mahmud Abas në një bisedë telefonike e ka uruar presidentin e sapozgjedhur amerikan Donald Tramp për fitoren në zgjedhje, ndërsa Trampi është përgjigjur se do të punojë për ndalimin e luftës, kumtoi zyra e presidentit palestinez. Abas i uroi fat Trampit ndërsa përgatitet për hyrjen e tij të dytë në Shtëpinë e Bardhë dhe shprehu gatishmërinë e tij për të punuar me të për të arritur "një paqe të drejtë dhe gjithëpërfshirëse të bazuar në legjitimitetin ndërkombëtar", citohet në kumtesën e kabinetit të presidentit palestinez.

Islamabad - Të paktën 25 persona kanë humbur jetën dhe pothuajse 50 të tjerë janë plagosur në shpërthimin e sotëm të bombës në një stacion hekurudhor në Pakistan, njoftuan agjencitë botërore, duke iu referuar autoriteteve lokale, policisë lokale dhe mediave lokale. Pritet numri i viktimave të rritet pasi në momentin e shpërthimit në stacion ndodheshin qindra persona.

QËNDRONI TË LIDHUR