MIA FLESH
- Shkup - Mbi 15.000 nxënës në vitin e fundit të arsimit të mesëm nesër do t'i nënshtrohen provimit të parë ekstern të maturës shtetëtore të këtij vitit - gjuhë amtare dhe letërsi, i cili është i detyrueshëm për të gjithë maturantët.
- Post By Lindita Sulejmani
- 14:35, 31 maj, 2025
15:00/ 31 maj/ 2025
Shkup - Mbi 15.000 nxënës në vitin e fundit të arsimit të mesëm nesër do t'i nënshtrohen provimit të parë ekstern të maturës shtetëtore të këtij vitit - gjuhë amtare dhe letërsi, i cili është i detyrueshëm për të gjithë maturantët.
Shkup - Prokuroria Themelore Publike Shkup vepron sipas njoftimit të paraqitur nga SPB Shkup dhe ka lëshuar disa urdhra sipas të cilave tashmë po ndërmerren veprime, informojnë nga Prokuroria në lidhje me atë nëse prokurori publik deri më tani ka siguruar prova nga Komuna e Çairit në lidhje me pretendimet e kryetares së Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska.
Shkup- Këtë vit pres gjithçka të kalojë me rend dhe qetë, me shumë më pak veprime të padëshiruara, respektivisht kopjim, që ka ndodhur në të kaluarën. Nëxnësve u dëshiroj fat, sukses dhe karrierë të suksesshme, ose në fakultet ose në tregun e punës, deklaroi ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska sot në fillimin e dhënies së provimit të parë ekstern nga matura shtetërore, gjuha amtare dhe letërsia.
Shkup - Në Shkup sot dhe nesër do të kryhet dezinfektim ajror kundër formave të rritura të mushkonjave.
Shkup - Ministria e Kulturës dhe Turizmit sot në ueb-faqen e saj e shpalli Konkursin për pjesëmarrje të Maqedonisë së Veriut në Ekspozitën e 61-të Ndërkombëtare të Artit në Venecia, e cila do të mbahet nga 9 maji deri më 22 nëntor 2026, e organizuar nga "Bienalja e Venecias" (La Biennale di Venezia).
Shkup - Pesë mijë studentë nga Maqedonia studiojnë në universitete të huaja, ose rreth 10 për qind e numrit të përgjithshëm, sipas të dhënave nga Enti Shtetëror i Statistikës dhe Ministria e Arsimit dhe Shkencës.
Shkup - Duke filluar nga orët e hershme të mëngjesit me ndërprerje të pjesshme të furnizimit me ujë do të jenë vendbanimet Vizbeg, bulevardi "Bosnja e Hercegovina", Çairi, Fushë Tophana, Autokomanda, zona e lartë e Hekuranës dhe Butel 1, për shkak të lidhjes së tubacionit kryesor të ujësjellësit.
Shkup - Të dhënat në vetvete, nëse nuk janë të krahasueshme, nuk janë të dobishme dhe ndryshimi midis të dhënave zyrtare dhe të gjitha të dhënave tjera është në metodologjinë e besueshme që përdoret, përkatësisht faktin se cilësia është testuar, se zbatohet një metodologji e miratuar ndërkombëtarisht me standarje të përshtatshme statisfikore dhe të dhënat janë me cilës të lartë dhe të krahasueshme me vendet tjera, thotë në intervistë për MIA-n drejtori i Entit shtetëror të statistikave, Dejav Stankov.
Shkup - Prej sot normalizohet komunikacioni në aksin rrugor Demir Kapi - Smokvicë, pasi është kryer sanimi i tuneleve Demir Kapi 1 dhe 2 në autostradën A1, kumtoi LAMM.
Koçan– Familjet e të vdekurve në zjarrin në Koçani do të mbajnë sot të tetin "Marsh për engjëjt", duke filluar në orën 16:05.
Athinë - Rreth dy orë ka zgjatur shitja e biletave për koncertin e Metalikës në Athinë, i caktuar për fillim të majit vitin e ardhshëm, ndërsa për shkak të interesit shumë të madh për hevi metal grupin, biletat me çmim prej 86 deri 550 euro, janë shitur ekspes, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.
Bangkok - Ministri amerikan i Mbrojtjes, Pit Hegset, paralajmëroi sot për kërcënimin në rritje të shpejtë nga Kina në rajonin Indo-Paqësor, duke deklaruar se Kina po përgatitet për një sulm të mundshëm ndaj Tajvanit, por SHBA-ja nuk do të lejojë që aleatët e saj të "nënshtrohen", transmetoi DPA.
Uashington - Dy javë pasi zbuloi se ka diagnozë për kancer të prostatës, ish presidenti amerikan Xho Bajden dje deklaroi se është optimist për shërimin e tij, raporton DPA.
Uashington - Presidenti amerikan Donald Tramp paralajmëroi mbrëmë se do të rriste tarifat për importet e çelikut nga 25 në 50 për qind, njoftoi DPA.
Teheran - Shefi i diplomacisë iraniane, Abas Aragçi, sot deklaroi se arma bërthamore është e "papranueshme".
Kiev - Autoritetet ukrainase kanë dhënë urdhër për evakuim të detyrueshëm të banorëve edhe nga 11 fshatra kufitare në Rajonin Sumi, njoftoi Ukrinform.
Gazë- Më shumë se 100 kamionë nga Programi botëror i ushqimit i OKB-së, të ngarkuar me miell, u plaçkitën në zonën Kan Junis në jug të Rripit të Gazës, publikuan sot mediat palestineze.
Gazë - Një zyrtar i lartë i grupit palestinez Hamas sot deklaroi se grupi gjatë ditës do të paraqesë një përgjigje të propozimit për marrëveshjen për armëpushim dhe lirim pengjesh nga i dërguari special amerikan, Stiv Uitkof.
Xhakarta - Numri i të vdekurve nga një rrëshqitje dheu në një gurore gëlqerore në provincën Java Perëndimore të Indonezisë sot u rrit në 14, ndërsa ekipet e emergjencës vazhduan të kërkonin për të paktën 11 punëtorë që ende rezultojnë të zhdukur nën rrënoja, kumtoi policia.
Riad - Statusi i Kristiano Ronaldos dhe ardhmërisë së tij janë një nga temat kryesore të afatit të ardhshëm kalimtar. Sipas "Fut merkato", është e njohur se ku një nga sulmuesit më të mirë të të gjitha kohërave do ta vazhdojë karrierën e tij.