• e hënë, 23 dhjetor 2024

MIA Flesh

MIA Flesh

18:00/ 11 janar/ 2023

Shkup – Çdo bisedë që një njeri si mik i dëshmuar dhe euroatlantist e ka me faktorët politikë të shtetit tonë në drejtim të ndërtimit të miqësisë dhe fqinjësisë së mirë, në drejtim të ruajtjes së kursit të integrimeve evropiane për të gjithë rajonin, unë e vlerësoj për pozitiv dhe të mirëseardhur duke e pasur parasysh atë se në rajonin tonë ekzistojnë dy koncepte, deklaroi sot kryeministri, Dimitar Kovaçevski, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve për takimin e mbrëmshëm të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama me përfaqësuesit e partive shqiptare në vend.

Shkup – Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi sot deklaroi se për më pak se një vit të gjitha kapacitetet energjetike janë vënë në funksion. “Me dekada nuk ishin përgatitur të gjitha kapacitetet për të prodhuar energji elektrike. Për më pak se një vit tashmë të gjitha kapacitetet janë vënë në funksion dhe do të vihen në funksion për nevoja të biznesit dhe të qytetarëve. Kjo tregohet edhe me çmimet e energjisë elektrike për konsumatorët e vegjël ku kemi ulje të përnjëhershme, ndërsa lidhur me çmimet e ardhshme do të flasim në qershor, por prej sot mund t’ju them se edhe atje do të ketë ulje”, deklaroi Bekteshi, duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve pas vizitës në kompaninë “Pekabesko”.

Shkup – Furnizimi i gazit natyror në EMV për muajin janar është bërë në përputhje me procedurat e përcaktuara me ligj. Nga dy ofertat e dorëzuara është zgjedhur çmimi më i lirë i gazit për muajin janar, deklaroi sot kryeministri Dimitar Kovaçevski.

Shkup – Kryetari i Këshillit të Qytetit të Shkupit, Trajko Sllaveski bën thirrje për reagim adekuat shtetëror dhe implementim të aksionit të koordinuar të pakos së masave për ulje të ndotjes së ajrit në kryeqytet. Sllaveski në reagimin me shkrim drejt opinionit gjithashtu informoi se nuk janë grumbulluar mjaft nënshkrime për thirrje të mbledhjes së jashtëzakonshme të Këshillit të Qytetit të Shkupit.

Shkup – Industria e mishit tani për tani nuk ka përgjigje pozitive nga Qeveria lidhur me kërkesën për t’u pezulluar taksat importuese për lëndët e para, gjë që do të mundësonte uljen e çmimeve të produkteve finale. Siç tha sot drejtori i “Pekabeskos”, Sllobodan Kutrevski, për këtë çështje është biseduar, por përgjigja e autoriteteve është se për momentin nuk ka mundësi t’u dilet në ndihmë.

Shkup - Për shkak të aktvendimit të marrë në mungesë, avokati i Dragan Daravellskit ka kërkuar përsëritjen e procedurës, njoftoi sot Gjykata Themelore Penale Shkup. “Konform kërkesës është formuar lëndë para Këshillit penal kompetent për procedurë të mëtutjeshme. Këshilli lidhur me kërkesën, konform me kompetencat ligjore, fillimisht do t’i drejtohet institucionit ku ai vuan dënimin me burgim, ndërsa më pas lëndën do ta dërgojë për mendim në Prokurorinë Themelore Publike. Pas kompletimit të dosjeve, Këshilli do të caktojë seancën dhe pas vendimit do të njoftohen menjëherë palët dhe publiku”, sqarojnë nga Gjykata.

Shkup – Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit (KRRE) në vitin 2022 ka lëshuar 267 licenca për prodhimin e energjisë elektrike nga burime të rinovueshme me një kapacitet të përgjithshëm të instaluar prej 152.2 megavat, të cilat janë të lidhura ose në rrjetin e transmetimit ose në atë të shpërndarjes dhe tashmë prodhojnë energji elektrike. Nga këto, 106.5 megavat janë termocentrale fotovoltaike, 36 megavat janë centrale me erë, 7.2 megavat janë hidrocentrale të vogla dhe 2.5 megavat janë termocentrale me biogaz.

Shkup – Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi sot, duke iu përgjigjur pyetjes sënjë  gazetari nëse Qeveria po mendon të aktivizojë masën e ngrirjes së çmimeve, tha se po shqyrtohen të gjitha opsionet. Bekteshi përmendi se çmimet e produkteve ushqimore bazë aktualisht janë të stabilizuara, për dallim nga ato të shtatorit dhe tetorit kur ka pasur rritje të theksuar, ndërsa për disa produkte ka edhe ulje.

Shkup – Partneriteti strategjik i Maqedonisë së veriut me SHBA-në është mbështetje e fuqishme për përparimin e mëtutjeshëm të shtetit dhe për të gjitha proceset e rëndësishme për të ardhmen e saj demokratike dhe për avancimin e cilësisë së jetës së qytetarëve, u konstatua në takimin e sotëm të kryetarit të Qeverisë, Dimitar Kovaçevski me Derek Shole, këshilltar i sekretarit amerikan të Shtetit, Entoni Blinken.

Shkup - Blloku i tretë i KME Manastir prej sot është kyçur në rrjet dhe prodhon energji elektrike me çka të gjitha termocentralet në vend, përfshirë edhe TEC Negotinë prodhojnë energji elektrike që është një rast i rrallë, theksoi sot kryetari i Komisionit Rregullator për Energjetikë dhe Shërbime të Ujit (KRRE), Marko Bislimoski.

Shkup – Lista për sanksione apo e ashtuquajtura “lista e zezë” nuk ishte temë e takimit sot në mëngjes në Qeveri me këshilltarin e Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Shole. Është biseduar për sigurinë energjetike, përballjen me krizën ekonomike, kryesimin me OSBE-në, eurointegrimet dhe luftën me korrupsionin dhe sundimin e së drejtës, deklaroi kryeministri Dimitar Kovaçevski.

Shkup –  Një vrasje e dyfishtë ka ndodhur sot në lagjen Karposh të Shkupit në rrugën “Ruzvelltova”. Siç kumtuan nga Ministria e Punëve të Brendshme për MIA-n, M.J. (40) me gjësend të mprehtë jetën ua ka marrë nënës dhe gjyshes së tij, të cilët kanë qenë të moshës rreth 60 dhe 80 – vjeç.

Shkup – Ankaraja do të duhej të marrë shembullin e marrëdhënieve të mira të Greqisë me  Maqedoninë e Veriut, të cilat zhvillohen në bazë të legjitimitetit ndërkombëtar dhe çojnë në një të ardhme të prosperitetit për të dy popujt, ka thënë ministri alternativ i Punëve të Jashtme i Greqisë Miltiadis Varviciotis, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve për Turqinë, pas takimit në Athinë me nënkryetarin e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, përgjegjës për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, bënë të ditur nga MPJ-ja greke.

Shkup- Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, i shoqëruar nga zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi, sekretari i përgjithshëm i BDI-së, Faton Ahmeti dhe shefi i grupit parlamentar dhe nënkryetar i BDI-së Arbër Ademi, sot në Tiranë janë pritur nga presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj.

Shkup – Maqedonia e Veriut është partnere jetësore e Ballkanit Perëndimor, duke ndërmarrë rol të rëndësishëm prej lideri, në formimin e sigurisë dhe stabilitetit edhe në rajon, edhe në mbarë Evropën, në moment kyç, tha këshilltari Shole në takimin e sotëm me liderë kyç qeveritarë të shtetit tonë.

Shkup – Standardi i pensionistëve nuk ka qenë kurrë kaq i mbrojtur sa sot. Metodologjia që kemi krijuar së bashku me Shoqatën e Pensionistëve të Maqedonisë (LShPM) jep rezultate në afat të gjatë. Harmonizimi sipas kësaj metodologjie bëhet dy herë gjatë vitit, në mars dhe shtator dhe pasojnë ndryshimet e dy indekseve për harmonizim, tha kryeministri Dimitar Kovaçevski pas takimit të sotëm me përfaqësuesit e LShPM-së.

Shkup – Aktivitetet e planifikuara në kuadër të kryesimit të Maqedonisë së Veriut me organizatën më të madhe rajonale të sigurisë në botë në vitin 2023 ishin temë diskutimit në Vjenë e Ministrit të Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, në cilësinë e kryesuesit të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë – OSBE me Aleksandat Shalenberg,

Prishtinë – Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim delegacionin e lartë të Departamentit Amerikan të Shtetit, të udhëhequr nga zyrtari i lartë Derek Shole, i shoqëruar nga ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Xhefri Hovenier, zëvendës-ndihmës sekretari i Shtetit Gabriel Eskobar, zëvendës-ndihmës sekretari i Mbrojtjes Spencer Bojer, si dhe përfaqësues të tjerë të Departamentit të Shtetit dhe ambasadës amerikane.

Kiev – Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski,  sot deklaroi se forcat e armatosura ukrainase duhet “të jenë të gatshme” në kufirin me Bjellorusinë. Deklarata e tij vijoi pasi Ministria e Mbrojtjes e Bjellorusisë tha javën e kaluar bëri të ditur se Moska dhe Minsku e kanë përforcuar grupin e përbashkët ushtarak në Bjellorusi përmes dërgimit të armëve, ushtarëve dhe pajisjeve të specializuara.

Kiev – Forcat e armatosura ukrainase kanë mohuar pretendimet ruse se Rusia tashmë kontrollon qytetin e vogël Soledar në Ukrainën lindore, raportoi DPA. “Rusët thonë se qyteti Soledar është nën kontrollin e tyre. Kjo nuk është e vërtetë,” tha sot zëdhënësi i forcave të armatosura të Ukrainës, cituar nga mediat në Kiev. Ai shtoi se Shtatmadhoria e Ukrainës do të japë informata mbi situatën aktuale.

Stokholm – Kreu i diplomacisë suedeze, Tobias Billstrom, theksoi se Bashkimi Evropian është “i përgatitur për një luftë të gjatë” në Ukrainë dhe do të mbështesë Kievin kundër agresionit rus “për aq kohë sa të jetë e nevojshme”.

Moskë – Koorporata ruse e gjithësisë Roskosmos sot kumtoi se do të lansojë fluturake kozmike që do të kthejë tre anëtarë të ekuipazhit të Stacionit ndërkombëtarë të gjithësisë (SNGJ) në Tokë sepse kapsula në të cilën kanë fluturuar ishte dëmtuar nga goditja e mikrometeoritit për ç’shkak prej saj rrjedhë lëngu për ftohje.

Londër – Dauning strit ka konfirmuar se Qeveria britanike planifikon t’i sigurojë Ukrainës tanke që ta ndihmojë vendin të mbrohet nga invadimi rus, shkruan “Fajneshëll tajms”. Zëdhënësi i Dauning stritit deklaroi se kryeministri britanik Rishi Sunak ka kërkuar nga sekretari i Mbrojtjes Ben Uallac të punojë me partnerët dhe të sigurojë mbështetje shtesë për Ukrainën, duke përfshirë edhe sigurimin e tankeve.

Moskë – Rusia sot vlerësoi se Bashkimi Evropian është bërë vasal i NATO-s, dike aluduar në deklaratën e tyre të përbashkët për përforcim të bashkëpunimit për shkak të luftës në Ukrainë. Sot jemi të përballur me kërcënimin më të madh për sigurinë euroatlantike në dekadat e kaluara. Lufta e egër ruse kundër Ukrainës e shkelë të drejtën ndërkombëtare dhe parimet e Kartës së KB-së, ceket në deklaratën e nënshkruar dje të BE-së dhe NATO-s.

Kabul - Më shumë se 20 persona kanë vdekur në shpërthimin e sotëm që ndodhi pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme afgane, deklaroi një përfaqësues anonim i ministrisë.

Uashington - Të gjitha fluturimet e brendshme në SHBA sot janë suspenduar deri në orën nëntë sipas kohës amerikane për shkak të një defekti të madh të sistemit, njoftoi Administrata Federale e Aviacionit (FAA).

Lima - Zyra e prokurorit të përgjithshëm të Perusë njoftoi se ka nisur një hetim ndaj presidentes së re Dina Boluarte dhe anëtarëve të kabinetit të saj lidhur me përleshjet e dhunshme ku nga fillimi i dhjetorit humbën jetën të paktën 40 persona, ndërsa kishte qindra të plagosur.

Uashington – Presidenti amerikan, Xhozef Bajden sot deklaroi se ka urdhëruar hetim për shkak të rënies së sistemit të Administratës federale për aviacion, që shkaktoi aterimin e disa aeroplanëve në Amerikë dhe shtoi se tani për tani nuk dihet shkaku i defektit.

Uashington – Në SHBA, të gjitha fluturimet vendore kanë rifilluar pasi janë pezulluar për shkak të një mosfunksionimi në sistemin kompjuterik për ndjekjen e fluturimeve. Aeroplanët e parë që u ngritën ishin nga Atlanta dhe Aeroporti Njuark në zonën e Nju Jorkut, njoftoi Administrata Federale e Aviacionit të SHBA (FAA) në Tuiter.

QËNDRONI TË LIDHUR