• e diel, 22 dhjetor 2024

MIA FLESH

MIA FLESH

18:00/ 12 prill/ 2023

Shkup, 12 prill 2023 (MIA) - Me apo pa ndryshime kushtetuese të tetë ligjeve që janë në procedurë kuvendore, autostradat e korridoreve 8 dhe 10d do të ndërtohen, ndërsa interesi i ynë është të ndërtohen sa më shpejtë dhe më lirë, porositi zëvendës kryeministri i parë dhe ministri për Sistem Politik dhe Marrëdhënie mes Bashkësive, Artan Grubi, i cili njëheri është edhe koordinator për ndërtimin e këtyre autostradave.

Shkup - Kemi implementuar masa për rritjen e konkurrencës së ekonomisë së Maqedonisë, mes të cilëve ulje dhe pezullim të normave doganore të lëndëve të para për prodhim industrial, të parët në rajon kemi vendosur koridore të gjelbra ndaj BE-së dhe kemi vendosur One Stop Shop me Serbinë, ndërsa punojmë edhe në vendosjen e këtij koncepti me vendet tjera fqinje. 

Shkup - Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, sot deklaroi se me ndryshimet dhe plotësimet në Ligjin për marrëdhënie të punës, lidhur me korridoret 8 dhe 10d dhe javën 60-orëshe, parashikohet angazhimi i punëtorëve për punë jashtë orarit me pëlqimin e tyre.

Shkup - Komisioni kuvendor për Punë dhe Politikë Sociale sot në ditën e dytë me radhë e vazhdoi debatin për Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Marrëdhënie Pune, me procedurë të shkurtër, i cili është pjesë e pakos së ligjeve në lidhje me ndërtimin e korrridoreve 8 dhe 10d.

Shkup  - Qentë që sulmuan fëmijën tetë vjeçar në lagjen Pintija të Shkupit janë izoluar dhe vënë nën mbikëqyrjen e një veterineri zyrtar. Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë bën të ditur se qentë janë identifikuar siç duhet me mikroçip. Një veteriner zyrtar do të hetojë rastin dhe do të vlerësojë rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja.

Shkup - Realizimi i projekteve të mëdha publike në fushën e infrastrukturës rrugore dhe hekurudhore, energjetika, si dhe mbrojtja e mjedisit jetësor janë prioritete të Qeverisë së RMV-së dhe Ministrisë së Financave, të cilat renditen lartë në listë. 

Shkup - Intensivisht punohet në ligjin për pagat i cili duhet të vendosë sistem të pagesës së drejtë të pagave, dhe sapo të jetë në fazën përfundimtare do të mund të shihet edhe nga publiku, tha zëvendëskryeministrja për Qeverisje të Mirë, Sllavica Gërkovska.

Shkup - Prokuroria Themelore Publike ka marrë vendim për zbatimin e procedurës hetuese kundër një personi, për të cilët ekziston dyshimi bazik se ka kryer vepër penale vrasje nga neni 123 paragrafi 1 nga Kodi penal.

Shkup- Ministria e Arsimit dhe Shkencës vazhdimisht punon për sigurimin e arsimin inkluziv dhe rritjen e pjesëmarrjes e të gjithë fëmijëve dhe të rinjve në procesin edukativo-arsimor, me vëmendje të veçantë të fëmijëve që mund jenë të margjinalizuar, diskriminuar ose të përjashtuar nga sistemi arsimor.

Shkup - Ministria e Drejtësisë, bashkë me deputetë të Kuvendit, Drejtoria për Udhëheqjen e Librave Amë, organizata joqeveritare dhe ndërkombëtare, (OSCE & UNHCR), përfaqësues të Këshillit të Evropës dhe përfaqësues të institucioneve të tjera, sot e realizuan me sukses punëtorinë dyditore, ku përpiluam propozim ndryshimin dhe plotësimin final të ligjit për personat e paevidentuar në librin amë të të lindurve. 

Shkup- Dy profesorë vizitues nga Universiteti Biznesor i Lituanisë, Prof. Dr. Iyolda Skruibzte dhe Prof. Dr. Kristina Puleikiene, e vizituan Universitetin e Tetovës, në kuadër të projektit Erasmus

Shkup - Anëtarët e Komisionit kuvendor për Çështje Ekonomike filluan me debatin për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për Burime Minerale, edhe pse rendi i ditës në mbledhje ende nuk është votuar. Pas disa vërejtjeve procedurale, kryetari i Komisionit, Dime Vellkovski e ndërpreu mbledhjen dhe paralajmëroi vazhdimin e saj javën e ardhshme. 

Prishtinë - Policia e Kosovës i ka suspenduar katër zyrtarë të saj, të cilët dyshohet të jenë përfshirë në një incident të armatosur në Leposaviq, në të cilin ka mbetur i plagosur një qytetari serb, njoftojnë mediat e Kosovës.

Tiranë – Një kompani gjermane padit qeverinë shqiptare para Gjykatës së Arbitrazhit për një mosmarrëveshje lidhur me koncesionin e Portit të Durrësit.

Tiranë - Në mbledhjen e sotme, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të Shqipërisë ka njoftuar ndarjen e fondeve për dhjetë partitë politike, ku vihet re që grupimi i Berishës nuk ka marrë fonde. 

Sarajevë - Në Federatën e Bosnjë e Hercegovinës ka dështuar edhe një përpjekje për formimin e qeverisë, pasi që kryetarja e këtij entiteti Lidia Bradera dhe nënkryetarët Refik Lendo dhe Igor Stojanoviq sot nuk kanë arritur marrëveshje.

Moskë – Dhoma e epërme e Parlamentit rus miratoi sot projekt-ligjin që i mundëson vendit të dërgojë thirrje mobilizimi në mënyrë elektronike, gjë që do ta bëjë më të lehtë regjistrimin në ushtri gjatë ofensivës në Ukrainë.

Bruksel - Përfaqësuesi i latë i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Zhozep Borrell sot kumtoi se ka dalë pozitiv në testin për kovid dhe se duhet të anulojë udhëtimin e tij për në Kinë të caktuar për më 13 prill, ku është dashur të përgatitet samiti i BE - Kinës.

Gjenevë - Drejtori i Agjencisë për Migrim i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guteresh sot deklaroi se në tremujorin e parë të vitit 2023 kanë humbur jetën 441 persona gjatë përpjekjes që ta kalojnë Mesdheun dhe të mbërrijnë në Evropë.

Berlin– Shefja e diplomacisë gjermane, Analena Berbok, në fund të kësaj jave do të udhëtojë në Kinë në vizitën e saj të parë në këtë vend, e cila pritet t'i kushtohet luftës në Ukrainë, njoftoi DPA.

Mynih - Udhëheqësia e Bajernit të Mynihut gjatë verës së kaluar përgatitej për angazhimin e Erling Halandit dhe ishte e gatshme të investojë 250 milionë euro në lojtarin, por e humbi garën me Mançester Sitin.

QËNDRONI TË LIDHUR