• e diel, 22 dhjetor 2024

MIA Flesh

MIA Flesh

18:00/22 dhjetor/2023

Shkup - Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti sot në fjalimin vjetor theksoi se e ardhmja jonë është Evropa dhe u bëri thirrje vendeve të Ballkanit të ecin së bashku, krah për krah, deri në realizimin e programit për hyrje në Union.

Shkup - Në propozim-buxhetin për vitin e ardhshëm janë planifikuar shpenzime kapitale në vlerë prej 45,2 miliardë denarëve, ndërsa me mjete buxhetore prej rreth 15,1 miliardë denarë do të ketë investime të konsiderueshme në fushën e ​infrastrukturës rrugore.

Shkup - Objektet shëndetësore pas Vitit të Ri në pozitat e personave që shkojnë në pension dhe vendet e zbrazëta, do të mund të punësohet kuadro të reja, me përgjegjësi dhe pëlqim të Ministrisë së Shëndetësisë.

Shkup - Ministria e Punëve të Brendshme i njofton qytetarët se nesër sportelet për dhënien e dokumenteve të gatshme do të jenë të hapura në objektet e RTVM-së dhe Bekos.

Shkup - Me 94 vota “për”, një i përmbajtur dhe asnjë kundër, në Seancën e 135-të të Kuvendit, deputetët e miratuan Propozim-vendimin për zgjedhjen e kryetarit, anëtarëve dhe zëvendësanëtarëve të Këshillit të Kanalit të Kuvendit.

Shkup - Me vendim të Qeverisë nga 24 tetori, spitali i fëmijëve "Kozle", i ashtuquajtur ISHP Instituti për sëmundje të mushkërive te fëmijët “Kozle” u shndërrua në Institucion Shëndetësor Publik Klinikë Universitare për sëmundje të frymëmarrjes tek fëmijët “Kozle” – Shkup. 

Shkup - Ministri i Drejtësisë dhe sekretari shtetëror në Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale, Flakron Bexheti sot e vizituan Shtëpinë Edukative Korrektuese në Vollkovi dhe u dhuruan paketa të Vitit të Ri fëmijëve. 

Shkup - Projeksionet demografike të publikuara së fundmi për lëvizjen e popullsisë në 50 vitet e ardhshme nga Enti Shtetëror për Statistikë tregojnë për një trend të reduktimit të popullsisë dhe plakjes intensive, situatë që nëse nuk menjëherë nuk marrim hapa për të bërë ndryshime institucionale dhe strategjike, vështirë se do të mund të presin korrigjimin e tij pozitiv.

Shkup - Komisioni rregullator për energjetikë, shërbimeve të ujit dhe shërbimeve për menaxhimin me mbeturina komunale i Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE) miratoi vendim me të cilin bëhet rritje e çmimeve me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 0,50% krahasuar me vendimin e datës 18 dhjetor 2023. 

Shkup - Me rastin e ndërrimit të veprimtarisë, llojit dhe emrit të spitalit për fëmijë "Kozle" në Shkup , kryeministri Dimitar Kovaçevski sot e vizitoi institucionin i cili me vendim të Qeverisë është shndërruar në Klinikë universitare.

Shkup - Për shkak të rreshjeve të borës në aksin rrugor Gostivar-Kërçovë përmes vendkalimit malor Strazhë është vendosur ndalesë për komunikacion të automjeteve të rënda transportuese.

Shkup - Në drejtimin rrugor Mavrorë-Dibër për shkak të reshjeve të dendura të borës nga ora 15;00 vendoset ndalesë për qarkullim të automjeteve të renda transportuese, informojnë nga NP "Rrugët e Maqedonisë". ls/

Tetovë - Rektori i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Jusuf Zejneli dhe drejtori i Fondacionit për Studime Ballkanike, Dr. Sevba Abdula nënshkruan memorandum bashkëpunimi.

Bruksel - Deri në fund të vitit 2024, të gjithë telefonat celularë, kamerat digjitale, konzolat për video-lojëra, altoparlantët portativë, e-lexuesit, tastierat, mausat, sistemet portative të navigimit dhe kufjet që shiten në BE, do të duhet të kenë USB karikues universal të tipit C.

Bruksel - Komisioni Evropian njofton se BE-ja ka sigurar nga rezervat e saj strategjike 500 gjeneratorë për prodhimin e energjisë elektrike në spitale dhe shkolla në Ukrainë.

Paris - Një aeroplan për në Nikaragua me më shumë se 300 udhëtarë indianë ka ateruar në Francë për shkak të dyshimit për “kontrabandë me njerëz”, njoftuan sot autoritetet franceze.

Amsterdam - Holanda do t'i dorëzojë 18 aeroplanë luftarak F-16 Ukrainës, për të ndihmuar në luftimet kundër pushtimit rus, njoftoi sot Qeveria holandeze.

Gazë - Në muajin e parë të luftës me Hamasin, Izraeli hodhi qindra bomba, të rënda rreth 900 kilogramë në Rripin e Gazës, shumë prej të cilave mund t'i godisin njerëzit në largësi më të madhe se 300 metra, tregojnë analizat e Si-En-En-it dhe kompanisë së intelegjencës artificiale, Synthetaic.

Jerusalem - Ushtria izraelite njoftoi se të paktën 784 oficerë dhe ushtarë të saj janë lënduar nga fillimi i operacionit ushtarak tokësor në Gazë

Moskë - Ukraina mund ta minojë tërë sistemin e Bashkimit Evropian nëse bëhet anëtare, vlerësoi sot zëdhënësi i Kremlinit, Dmitrij Peskov

Moskë - Presidenti Rus Vlladimir Putin me telefon e informoi homologun e tij palestinez, Mahmud Abas për hapat që po ndërmerr Moska për të ndihmuar në ndërprerjen e konfliktit në Gazë dhe për të siguruar shpërndarjen pa problem të ndihmave humanitare për ata që u nevojitet. 

Uashington - Shtetet e Bashkuara të Amerikës njoftuan se do ta mbështesin rezolutën e dobësuar të Këshillit të Sigurimit të KB-së, që kërkon më shumë ndihmë humanitare për Gazën, pas një jave negociatash dhe katër anulimeve, por disa vende duan një tekst më të fuqishëm që do të përfshinte thirrjen tani të eliminuar për armëpushim.

QËNDRONI TË LIDHUR