• e premte, 05 dhjetor 2025
MIA Flesh

18:00 / 7 nëntor / 2025

Shkup - Që nga e hëna, në Shkup do të qarkullojnë 55 autobusë privatë, deri në vitin e ri edhe 20 autobusë privatë, ndërsa në mars, me mbështetjen e Qeverisë, do të blihen 80 autobusë të rinj, njoftoi sot kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski. Ai nga parkingu përpara sallës "Boris Trajkovski", paralajmëroi përmirësime në transportin publik, përfshirë rikthimin e transportuesve privatë në sistemin e transportit publik. "Siç premtova gjatë fushatës zgjedhore, kemi filluar me aktivitetet për pastrimin e qytetit dhe zgjidhjen e problemeve kyçe të qytetarëve. Një nga këto aktivitete është ripërfshirja e transportuesve privatë në transportin publik", theksoi Gjorgjievski. Sipas tij, për më pak se 48 orë nga marrja e detyrës, u arrit një marrëveshje dhe u nënshkruan licencat për 55 autobusë privatë, të cilët do të fillojnë të operojnë nga e hëna.

Shkup - Në Muzeun e Qytetit të Shkupit sot u shënua Dita e Kombeve të Bashkuara një ngjarje e organizuar në bashkëpunim midis Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme dhe Zyrës së Kombeve të Bashkuara në vend. Nga Ministria e Punëve të Jashtme informuan se Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme Timço Muçunski dhe koordinatorja e përhershme e OKB-së, Rita Kolumbia, konfirmuan së bashku angazhimin e tyre ndaj parimeve të Kartës së OKB-së dhe për bashkëpunim të vazhdueshëm drejt forcimit të institucioneve, promovimit të të drejtave të njeriut, mbrojtjes së mjedisit jetësor dhe përmbushjes së Agjendës 2030 për Zhvillim të Qëndrueshëm.

Shkup - Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, u takua me Delegacion të Grupit Ndërparlamentar të Miqësisë Suedi-Maqedoni e Veriut të Riksdagut suedez, е udhëhequr nga Kryetarja e Grupit, Llota Xhonson Fornarve. Në takim morën pjesë ambasadorja e Suedisë në vendin tonë, Ola Solstrom, si dhe kryetarja e Grupit Parlamentar për Bashkëpunim me Parlamentin e Mbretërisë së Suedisë, Dafina Stojanoska. Siç theksohet në kumtesën nga shërbimi për shtyp i qeverisë, kryetari i Kuvendit Gashi theksoi mbështetjen dhe miqësinë shumëvjeçare të Mbretërisë së Suedisë ndaj vendit tonë, duke theksuar se marrëdhëniet midis dy vendeve bazohen në mirëkuptim, besim dhe respekt të ndërsjellë.

Shkup - Nëpunës policorë nga Sektori për shkatërrimin e krimit të organizuar dhe serioz pranë MPB-së, nën udhëheqjen e prokurorit publik nga Prokuroria themelore publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit (PTHP NKOK) dhe hetuesit nga Qendra hetuese e PTHP NKOK, dje në orët e pasdites kanë privuar nga liria pesë persona, mes të cilëve, drejtori i Agjencisë për përkrahje financiare në bujqësi dhe zhvillim rural, drejtues i personit juridik, i cili, edhe pse nuk i ka plotësuar kushtet për premtim të marrë për dhuratë prej 50.000 eurove, gjatë ditës së djeshme ka nënshkruar marrëveshje për shfrytëzimin e mjeteve financiare nga IPARD Programi për masën 3, si dhe tre persona tjerë, mes të cilëve të punësuar në DAP dhe Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, të cilët kanë qenë ndërmjetësues gjatë dhënies së rryshfetit.

Dibër - Kryetari i ri i komunës së Dibrës, Fisnik Mela, i cili sot zyrtarisht e mori detyrën nga kryetari i mëparshëm, Hekuran Duka, pas orëve të para të kaluara në kabinetin e krytarit të komunës, përmes një publikimi në Fejsbuk, porositi se ky është "fillimi i një kapitulli të ri për Dibrën tonë". "Sot mora zyrtarisht detyrën e kryetarit të Komunës së Dibrës, pas ceremonisë së pranim-dorëzimit të mandatit nga ish-kryetari, Hekuran Duka. Ky është një moment me përgjegjësi të madhe dhe me emocion të veçantë për mua, sepse shënon fillimin e një kapitulli të ri për Dibrën tonë", shkroi ai. Ky besim që më dhatë, nuk është thjesht një mandat politik, por është një detyrim moral për të punuar me ndershmëri, transparencë dhe përkushtim në shërbim të çdo qytetari, në çdo lagje dhe çdo fshat të komunës sonë.

Strugë - Sot në sallën e Këshillit të Komunës së Strugës janë dorëzuar certifikatat për anëtarët e Këshillit që morën mandatin katërvjeçar në zgjedhjet e fundit lokale të mbajtura më 19 tetor. Certifikatat janë dorëzuar nga ana e kryetarit të Komisionit komunal zgjedhor, Minir Zhuta. Përbërja e re e Këshillit të Komunës së Strugës numëron 23 këshilltarë, tetë prej të cilëve janë nga koalicioni AKI, gjashtë nga VMRO - DPMNE, katër nga VLEN, tre nga lista e pavarur dhe nga një nga LSDM dhe E Majta.

Athinë - Prania e Maqedonisë midis liderëve të energjisë nga BE-ja, SHBA-ja dhe rajoni është një tregues i qartë se vendi ynë po pozicionohet si një partner aktiv dhe i besueshëm në kornizën transatlantike të energjisë, deklaroi për MIA-n Ministrja e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale, Sanja Bozhinovska pas përfundimit të takimit të Partneritetit të Gjashtë për Bashkëpunim Transatlantik të Energjisë (P-TEC) në Athinë. Ajo theksoi se vendi ynë "ka një vizion dhe një vendosmëri të qartë për të qenë pjesë e zgjidhjes për të ardhmen energjetike të rajonit".

Bruksel - Mbyllja e aeroporteve në Belgjikë dhe incidentet e fundit me dronë në Suedi konfirmojnë se Evropa është në rrezik, deklaroi sot zëdhënësi i Komisionit Evropian për mbrojtje, Toma Renie, në përgjigje të pyetjes në lidhje me komentin e KE-së mbi incidentet e fundit me dronë të paidentifikuar në Belgjikë. "Ajo që është e qartë, siç tha kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen, është se kjo është luftë hibride", tha Renie, duke shtuar se KE-ja shpreh mbështetjen e plotë për Belgjikën, Suedinë dhe të gjitha shtetet e tjera anëtare të BE-së që po përballen me incidente të tilla. Pikërisht për këtë, sipas tij, edhe në Udhërrëfyesin për gatishmërinë mbrojtëse që paradokohe e ka prezantuar Komisioni Evropian, i kushton vëmendje të madhe mbrojtjes kundër dronëve dhe parashikon krijimin e të ashtuquajturit "Mur prej dronëve" si përgjigje e përbashkët evropiane për të mbrojtur të gjitha shtetet anëtare.

Tel Aviv - Forcat e armatosura izraelite sot publikuan se mbrëmë kanë vrarë dy tinejxherë, për të cilët thonë se "kanë hedhur koktej molotovë në fshatin Xhudeira, në Bregun e okupuar Perëndimor në lumin Jordan". Ministria palestineze e Shëndetësisë i ka identifikuar të vrarët si Mohamed Atim dhe Mohamed Kasim, të dy të moshës 16-vjeçare, duke shtuar se armata izraelite i ka marrë trupat e tyre të pajetë.

Kiev - Ukraina ia dorëzoi Hungarisë një draft-ligj për arsimin, të cilin pjesërisht e adresoi kërkesën në Budapest në lidhje me gjuhën politike në shkolla, deklaroi kryeministri i Ukrainës, Taras Kaçka. Hungaria më herët formuloi një kërkesë me 11 pika deri në Ukrainë në lidhje me të drejtat e pakicave kombëtare, e cila përfshinë kthimin e statusit të një shkolle kombëtare, mundësinë për provimin e maturës në gjuhën hungareze dhe mundësinë për përdorimin e gjuhës hungareze në jetën publike. Budapesti vazhdimisht ka kritikuar Kievin për diskriminimin e pakicës etnike hungareze, të përqëndruar në Ukrainën jugperëndimore, aktakuzë që udhëheqësia ukrainase e mohon. Kaçka potencoi se draft-ligji i parashtruar merr parasysh 5 nga 11 kërkesat hungareze të cilat i referohen pakicës hungareze në Ukrainë, por nuk specifikoi se cilat pika janë përfshirë. 

Londër - Seleksionuesi anglez Tomas Tuhel e publikoi sot listën e futbollistëve për ndeshjet e ardhshme kualifikuese për Kampionatin botëror 2026. Në kombëtaren angleze kthehen futbollistët Xhud Belingem dhe Fil Foden, ndërsa mesfushori i Bornemouthit, Aleks Skot ka marrë thirrje debutuese, njoftoi sot Federata e futbollit FA. Anglia, e cila tashmë e ka siguruar pjesëmarrjen në Botëror, do të luajë kundër Serbisë më 13 nëntor, ndërsa pas tre ditëve do të përballet me Shqipërinë në Tiranë.

QËNDRONI TË LIDHUR