MIA FLESH
- Shkup- Kryetari i Qeverisë, Dimitar Kovaçevski, gjatë vizitës së sotme në kompaninë SH.A. Evropa tha se do të vazhdojë fuqishëm me mbështetjen e kompanive vendase dhe standardin e qytetarëve dhe se Qeveria është kategorikisht e vendosur për të përmirësuar kushtet e brendshme, për të hapur më shumë tregje të reja rajonale, evropiane dhe botërore për qytetarët dhe kompanitë.
18;00/ 22 qershor/ 2023
Shkup- Kryetari i Qeverisë, Dimitar Kovaçevski, gjatë vizitës së sotme në kompaninë SH.A. Evropa tha se do të vazhdojë fuqishëm me mbështetjen e kompanive vendase dhe standardin e qytetarëve dhe se Qeveria është kategorikisht e vendosur për të përmirësuar kushtet e brendshme, për të hapur më shumë tregje të reja rajonale, evropiane dhe botërore për qytetarët dhe kompanitë.
Shkup- Relacioni jonë me Amerikën është i qëndrueshëm në aspektin gjeopolitik. Ndodhën një sërë ngjarjesh dhe lëvizjesh në vitet 1990 nga SHBA-ja dhe ky partneritet strategjik u përforcua. Prandaj, në lidhje me sfidat e sotme të atij pozicioni gjeopolitik të Maqedonisë së Veriut ndaj SHBA-së, të SHBA-së ndaj nesh dhe ndaj Ballkanit Perëndimor si rajon, nuk pëson ndryshime të rëndësishme, sepse ajo arkitekturë gjeopolitike nuk mund të zhvendoset dhe pasi SHBA-ja mjaftë është përfshirë në rajon dhe në marrëdhëniet tona dypalëshe, theksoi presidenti i vendit, Stevo Pendarovski.
Shkup - Dr. Marjan Shokarovski është emëruar drejtor i ri i Klinikës universitare shtetërore për kardiokirurgji, ndërsa për drejtor të ri organizativ është emëruar Isak Jakupi, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.
Shkup - Ambasadorja amerikane Anxhela Ageler sot me mesazh se anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në BE, ndër të tjera, do ta ndihmojë vendin që të përballet më mirë me sfidat e brendshme, njëra prej të cilave është korrupsioni. Në fjalimin e saj në konferencën “Marrëdhëniet ndërmjet SHBA-së dhe Maqedonisë së Veriut në një epokë të trazirave gjeopolitike” organizuar nga Qendra Presidenciale për Edukim Politik, tha se një anketë e kryer së fundi ka treguar se korrupsioni është një nga arsyet kryesore të emigrimit të të rinjve nga vendi. Ajo u tha liderëve në vend se duhet të gjejnë një rrugë dhe ta drejtojnë vendin në drejtimin e duhur dhe i dërgoi mesazh qeverisë dhe opozitës që të lënë mënjanë politikën për çështje thelbësore dhe të mendojnë për të mirën e qytetarët.
Shkup- Qyteti i Shkupit i njofton qytetarët se nesër dhe pasnesër në orët e hershme të mëngjesit do të zbatohet faza e tretë e dezinfektimit kundër formave të rritura të mushkonjave.
Shkup - BDI kërkon që institucionet në vend menjëherë të nisin hetim të gjithanshëm ndaj kryetarit të Komunës së Strugës Ramiz Merko për të gjitha pretendimet dhe informacionet e mundshme që dalin nga vendimi i Departamentit Amerikan të Shtetit për vendosjen e tij në “listën e zezë” të SHBA-së për shkak të “korrupsionit të rëndësishëm”, tha sot ministri i Punëve të Jashtme dhe zëdhënës i BDI-së, Bujar Osmani.
Shkup - Kryeministri Dimitar Kovaçevski sot përsëri, i pyetur për rastin me kryetarin e komunës së Strugës, Ramiz Merko, tha se nëse ai ishte në listën e zezë të SHBA-së, jo vetëm se do të jepte dorëheqje, por këtë do ta konsideronte si dështimin më të madh në karrierën e tij personale dhe profesionale.
Shkup- SPB Shkup-Njësiti për Kriminalitet të Dhunshëm-Njësia për Delite të Gjakut dhe Delikte Seksuale parashtroi kallëzim penal kundër S.A. (30) nga Republika e Turqisë, me vendbanim në f. Pagarushë, komuna Studeniçan, për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale sipas nenit 186 të Kodit Penal.
Shkup - Në konferencën me temën “Edukimi për kulturën demokratike – nga politika në praktikë”, sot filloi implementimi i projektit të ri “Arsim cilësor për të gjithë”, qëllimi i të cilit është përforcimi i kapaciteteve demokratike të nxënësve, të implementuar nga Këshilli i Evropës me mjete financiare të siguruara nga qeveria gjermane, kumtoi Ministria e Arsimit dhe Shkencës.
Shkup- Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani sot bëri thirrje për debate publike, propozime dhe sugjerime rreth ndryshimeve kushtetuese, duke potencuar se tani procesi është në fazë të dytë, kur mund të jepen ide dhe propozime, pasi Komisioni është paramenduar të jenë trup inkluziv, ku mund të përfshihen të gjithë.
Shkup Për kryetarin e Komunës së Strugës Ramiz Merko, i cili kparadokohe është vendosur në "listën e zezë" të SHBA-së, në evidencën e Prokurorisë Publike (PP) ka gjithsej gjashtë lëndë aktive, të ngritura kundër tij. Në përputhje me evidentimin e Prokurorsë Publike, aktive janë lëndët: KO nr. 107/23, KO nr. 117/23, KO nr. 121/23, KO nr. 208/15, KO nr. 15/22, dhe RO 55/19.
Shkup- Më vjen mirë që Prishtina dhe Beogradi kanë rënë dakord të takohen në Bruksel dhe kjo bisedë do të jetë kryesisht në drejtim të qetësimit të situatës, e jo për zgjidhje afatgjatë, deklaroi sot shefi i diplomacisë, Bujar Osmani.
Tiranë - Eurostat ka publikuar dy raporte të reja nëpërmjet të cilave analizon fuqitë blerëse të familjeve shqiptare dhe nivelin e çmimeve në ekonomi, nëse mund të konsiderohet Shqipëria relativisht një vend i lirë apo i shtrenjtë, njofton Top Çanell.
Bruksel - Shefi i diplomacisë evropiane, Zhozep Borell, sot në Bruksel është takuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në përpjekje për të gjetur një mënyrë për të qetësuar tensionet në marrëdhëniet ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.
Bruksel - Është me rëndësi të ulen tensionet në Kosovë dhe kjo është detyrë dhe përgjegjësi e të dy palëve dhe për këtë arsye NATO vazhdon me përpjekjet në kuadër të dialogut me ndërmjetësim të BE-së për uljen e tensioneve, deklaroi sot sekretari i përgjithshëm u NATO-s, Jens Stoltenberg.
Madrid - Autoritetet spanjolle kumtuan se sot kanë shpëtuar më shumë se 150 migrantë nga tre varka në afërsi të ishujve Kanarie.