• e premte, 05 dhjetor 2025
MIA Flesh

15:00/ 21 shtator/ 2025

Shkup - Presidentja Gordana Siljanovska Davkova do të qëndrojë për vizitë pune në SHBA me rastin e pjesëmarrjes në Sesionin e 80-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju-Jork.  Siljanovska-Davkova do të mbajë një fjalim në debatin e përgjithshëm dhe do të marrë pjesë në disa samite, forume lidershipi dhe takime të nivelit të lartë, të cilat po mbahen me rastin e Asamblesë së 80-të të Përgjithshme të OKB-së. Presidentja do të takohet me Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guteresh, si dhe janë planifikuar edhe takime të tjera dypalëshe me liderë botërorë. Tema e sesionit të këtij viti është "Më mirë së bashku: 80 vjet e më shumë për paqen, zhvillimin dhe të drejtat e njeriut".

Zërnovc – Në vijim është krijimi i masave me të cilat Qeveria u ka dalë në ndihmë qytetarëve për çmimet e larta të produkteve ushqimore në markete. Siç tha sot kryeministri Hristian Mickoski, ekipe të Inspektoratit Shtetërore të Tregut (ISHT) dhe Komisionit për Mbrojtje nga Konkurrenca vazhdimisht janë në teren, ndërsa janë ngritur edhe procedura të caktuara.  “Masat janë në vijim, ndërsa ajo që nuk bëjmë estradë nga politikat të cilat i zhvillojmë nuk nënkupton se nuk kujdesemi. Për çdo ditë ISHT dhe Komisioni për Mbrojtje nga Konkurrenca janë në teren, madje ka edhe procedura të caktuara që janë filluar dhe ngritur”, theksoi Mickoski, duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve pas vendosjes së gurthemelit të Shtëpisë për Persona të Moshuar në Zërnovc. 

Shkup - Inteligjenca artificiale, 5G dhe infrastruktura optike, mjeshtëritë digjitale dhe qasja e kompanive rajonale der në tregun digjital të vetëm evropian, do të jenë vetëm disa nga çështjet që do t'i hapë "Samiti i sivjetshëm digjital në Ballkanin perëndimor", që po mbahet  më 1 dhe 2 tetor në Shkup. Siç tha sot ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovsaki, Samiti do të organizohet në dy skena, kryesor dhe teknokogjik, me tre prioritete bartëse: portofol digjital – akses i sigurt dhe i dallueshëm në shërbimet publike dhe private, ndërveprimi - lidhja e sistemeve dhe regjistrave për shërbimet elektronike ndërkufitare dhe siguria kibernetike - mbrojtja e të dhënave personale dhe infrastrukturës kritike, si dhe priten më shumë se 800 pjesëmarrës dhe folës.    

Zërnovc - Mundohem të dërgoj porosi që janë mbi situatën, porosi qetësie. Janë zgjedhje, është logjike që ka një shkëndijë në komuna të caktuara në të gjithë Maqedoninë. Do të ishte e palogjikshme nëse nuk do të ishte kështu. Edhe pse fituesi i këtyre zgjedhjeve lokale është i qartë, ne tashmë po bëjmë një plan për të nesërmen sepse e nesërmja do të thotë një qeveri e fortë, e udhëhequr nga VMRO-DPMNE dhe koalicioni dhe një numër i madh komunash të udhëhequra nga koalicioni qeveritar. Po mendojmë për të nesërmen e zgjedhjeve, tha sot kryeministri Hristijan Mickoski pasi vendosi gurthemelin e Shtëpisë së Personave të Moshuar në Komunën e Zërnovcit. Duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve nëse është i kënaqur nga kandidatët e propozuar për kryetarë të komunave, kryeministri thotë se janë munduar të jenë objektivë dhe në bazë të asaj që e kishin në dispozicion, si informacione, të marrin vendim më të mirë.  

Zërnovc - Kryeministri Hristian Mickoski pret ulje të inflacionit në periudhën e ardhshme dhe uljen e saj në dy deri tre për qind vitin e ardhshëm. Siç deklaroi sot, për herë të parë pas shumë muajve dhe inflacionit bazik, por edhe çmimeve të produkteve ushqimore në nivel mujor kanë parametër negativ që do thotë se ulen. "Pres që në këto muaj të ketë ulje, ndërsa vitin e ardhshëm të vjmë deri në inflacion mes 2 dhe 3 për qind në nivel vjetor. Nëse e krahasojmë inflacionin me vendet rreth nesh, që janë pjesë e BE-së, Kroacia 4,6 për qind, Rumania 6,8 për qind në gusht, tek ne ka trend të uljes dhe për herë të parë pas shumë muajve mund të them se edhe inflacioni bazik, por edhe çmimet e produkteve ushqimore në nivel mujor kanë paramera negativë, kjo do të thotë se ulen", theksoi Mickoski, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve pas vendosjes së gur-themelit në Shtëpinë e pleqve në Zërnovc.   

Shkup- Në "Samitin Digjital të Ballkanit Perëndimor 2025 (WBDS25)" që do të mbahet më 1 dhe 2 tetor në Shkup, vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të miratojnë një deklaratë të përbashkët me të cilën i bëjnë thirrje BE-së të përshpejtojë procesin "roaming si në shtëpi" dhe shpenzime zero të internetit për qytetarët tanë në BE. Një muaj më parë, Unioni lëshoi ​​një udhërrëfyes që duhet ta përmbushim si vende për t'u bashkuar me këtë zonë, por nevojitet edhe aktivitet nga ana e tij. Do t'i përfundojmë detyrimet tona deri në dhjetor 2025 dhe pres që vitin e ardhshëm të jem i pari që do ta nënshkruajë marrëveshjen për roaming me shpenzime zero për qytetarët e Maqedonisë, deklaroi sot Ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski. Sipas tij, Maqedonia është shumë përpara sa i përket përmbushjes së kushteve.

Shkup- Të gjitha tre vërtetimet për mosdënim (evidencë me gjobë, penale dhe kundërvajtëse), vërtetim për shtetësi, pesë shërbimet më të përdorura nga Kadastra, vërtetimet për stazh nga Agjencia për punësim dhe Fondi për Sugurim Shëndetësor dhe Invalidor Pensional, jo vetëm disa nga dokumentet që qytetarët mund t'i nxjerrin onlajn dhe për një kohë shumë të shkurtër nga Portali nacional https://uslugi.gov.mk/. Kur Portali filloi me punë jepeshin nga 1.200 shërbime në muaj, ndërsa tani nga 13.200. Është rritur edhe numri i shfrytëzuesve, prej rreth 100.000 në 200.000, tha sot ministri i Transformimit Digjital, Sefan Andonovski. Sipas tij, sot janë pothuajse 70 instiucione "të ngjitura" në Platformën për ndërveprim, ndërsa në fillim kanë qenë 40.

Shkup - Kandidati për kryetar të komunës së Çairit, Bujar Osmani, vazhdon ta paraqesë vizionin e tij të qartë: rikthimin e shkëlqimit të vjetër të Çarshisë së Vjetër të Shkupit dhe shndërrimin e saj në simbol të së ardhmes së qytetit. Mëngjesin e sotëm, përmes një videoje të publikuar në profilin e tij zyrtar në Facebook, Osmani vizitoi një dyqan zejtari dhe dërgoi një mesazh të fuqishëm për qytetarët. “Çarshia nuk është vetëm treg, ajo është shpirti i Shkupit. Ajo është dëshmi e një tradite shekullore, e zejeve që përcillen nga brezi në brez dhe e shpirtit që na lidh të gjithëve,” tha Osmani. Në vizionin që prezantoi, ai theksoi se çdo dyqan i ri me karakter historik dhe kulturor do të marrë mbështetje financiare. Mjeshtrit dhe nxënësit që vazhdojnë zejen do të përfitojnë bursa. Produktet që do të krijohen aty do të mbajnë vulën “Made in Çarshi - bërë në Çarshinë e Shkupit”.

Shkup- Duke iu drejtuar qytetarëve në Çair, Osmani i quajti deklaratat e fundit të sinkronizuara se “nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme” shenjë paniku nga disfata e pritshme e VLEN-it, qëndron në kumtesën e kandidatit të BDI-së për kryetar të Çairit, të cilën MIA e transmeton në mënyrë integrale. “Kur dalin të koordinuar me të njëjtat deklarata se nuk do të ketë zgjedhje parlamentare, kjo është shenjë paniku. Ata janë në panik”, tha Osmani, duke pohuar se pikërisht frika nga rezultatet e ka shtyrë VMRO-DPMNE-në të dërgojë emisare te BDI-ja me propozim që të hyjë në qeveri pas zgjedhjeve lokale.

Shkup - Me rastin e Ditës Botërore të Alchajmerit - 21 shtator, Shoqata e qytetarëve Instituti për Sëmundjen e Alchajmerit dhe Neuroshkenca në Teatrin Kombëtar të Maqedonisë (MNT) organizon ngjarjen "Matineja e Alchajmerit - Udhëtim në kohë". Qëllimi, sipas organizatorit, është të ndikojë në ndërgjegjësimin e publikut për sëmundjen, të cilën e quajnë epidemia e shekullit të 21-të. "Alchajmer matine" është një takim i ngrohtë dhe mbështetës që, përmes terapisë së kujtesës dhe socializimit joformal, lidh njerëzit me demencë, familjet e tyre dhe profesionistët. Në këtë hapësirë ​​mirëkuptimi dhe ndarjeje, do të shkëmbehen këshilla të dobishme, përvoja personale dhe njohuri profesionale, me qëllim që tema e sëmundjes së Alchajmer t'i afrohet publikut të gjerë në një mënyrë që ngjall empati, ndërgjegjësim dhe kujdes të përbashkët", deklaron organizatori.

Negotinë- Prokuroria ka nisur një hetim kundër një banori të Negotinës i cili u përpoq t'i zhvaste kryetarit të komunës tre mijë euro dhe e kërcënoi atë, informoi sot Prokuroria Publike. "Prokuroria Themelore Publike në Kavadar ka nisur një hetim kundër një personi nga Negotina për vepër penale - Zhvatje sipas nenit 258, paragrafi 1 në lidhje me nenin 19 (tentativë), si dhe Rrezikim i sigurisë sipas nenit 144, paragrafi 4 në lidhje me paragrafin 2 dhe paragrafin 1 të Kodit Penal", shpjegoi Prokuroria. Sipas komunikatës, ai kreu krimet kundër kryetarit të Komunës së Negotinës. Më 2 shtator, ai i shkroi kryetarit të komunës nga një profil anonim në Fejsbuk dhe me kërcënime serioze të drejtpërdrejta kundër tij dhe familjes së tij, u përpoq ta detyronte atë t'i paguante 3.000 euro.

Ankara – Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan deklaroi sot se do ta ngritë çështjen për “vrasjet masive” të Izraelit në Gazë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara dhe shfaqi shpresë se njohja më e gjerë e shtetit të Palestinës do të përshpejtojë përpjekjet për zgjidhje me dy shtete.  Në bisedë me gazetarët para se të shkojë për Nju Jork, Erdogani tha se do të bisedojë për bashkëpunimin tregtar dhe në mbrojtje me homologun e tij amerikan Donald Tramp gjatë vizitës së tij, si dhe se do të takohet me homologun e tij sirian Ahme dal-Shara.  Mbledhja e rregullt e 80-të e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të bashkuara u hap më 9 shtator të vitit 2025 dhe do të zgjasë deri më 8 shtator të vitit 2026.

Londër - Britania sot do ta njohë shtetin palestinez pavarësisht presionit nga SHBA-ja dhe familjet e pengjeve të mbajtura nga Hamasi. Kryeministri britanik Kir Starmer njoftoi në korrik se Britania do ta njihte Palestinën në shtator nëse situata në Gaza nuk përmirësohej. BBC raportoi se Starmer dhe ministrat e Kabinetit të tij arritën në përfundimin se situata në terren ishte përkeqësuar në javët e fundit dhe se ata do të njoftonin njohjen e Palestinës të dielën pasdite. Me ofensivën ushtarake të vazhdueshme dhe krizën humanitare në Gaza, ku mbretëron dëshpërimi dhe uria, qeveria britanike është e alarmuar nga planet për të përshpejtuar ndërtimin e vendbanimeve izraelite në Bregun Perëndimor, gjë që mund të shkatërrojë çdo shpresë për një zgjidhje me dy shtete.

QËNDRONI TË LIDHUR