• e premte, 05 dhjetor 2025
MIA FLESH

15:00/23 tetor/2025

Shkup, 23 tetor 2025 (MIA) - Në vend sot festohet 23 Tetori, Dita e Luftës revolucionare maqedonase. Në këtë ditë në vitin 1893, në Selanik u themelua Organizata e Brendshme Revolucionare Maqedonase-Odrianike (OBRMO), me qëllim arritjen e autonomisë për Maqedoninë përmes luftës revolucionare. Kulmi i aktiviteteve të OBRMO-së është organizimi i Kryengritjes së Ilindenit në vitin 1903 në Maqedoni dhe Kryengritjen e Preobrazhenies në Adrianopojë.

Shkup, 23 tetor 2025 (MIA) - Kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi dërgoi urim me rastin e 23 Tetorit- Ditës së Luftës Revolucionare Maqedonase. Në urim Gashi thekson se 23 Tetori na kujton përpjekjet për të drejta, barazi dhe organizim shoqëror në një periudhë të rëndësishme historike.

Shkup, 23 tetor 2025 (MIA) - Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova, me rastin e 23 Tetorit - Ditës së Luftës revolucionare maqedonase, u dërgoi një mesazh urimi qytetarëve me mesazh për ta vazhduar rrugën revolucionare, jo me armë, por me një urtësi revolucionare, dituri revolucionare dhe me reforma revolucionare.

Shkup, 23 tetor 2025 (MIA) - Zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski dhe Kier Meter, ministri i Aviacionit, Çështjeve Detare dhe Dekarbonizimit, nënshkruan Marrëveshjen për qarkullim të rregullt ajror midis Maqedonisë së veriut dhe Mbretërisë së Bashkuar në Londër. Marrëveshja, siç njoftoi sot Ministria e Transportit, hap mundësinë e vendosjes së fluturimeve të reja direkte midis dy vendeve, ndërsa me këtë të rritet edhe numri i turistëve nga Mbretëria e Bashkuar.

Shkup, 23 tetor 2025 (MIA) - Llogaritja verore e kohës përfundon të dielën, më 26 tetor të vitit 2025, ndërsa fillon llogaritja dimërore. Natën, të shtunën drejt të dielës, më 25 dhe 26 tetor, në orën 03:00 pas mesnate, akrepat e orës do të zhvendosen një orë prapa, përkatësisht ora në orën 03:00 do të llogaritet si 02:00.

Moskë, 23 tetor 2025 (MIA) - Të paktën nëntë persona janë vrarë dhe pesë të tjerë janë plagosur në shpërthimin në një fabrikë në qytetin rus Kopejsk në rajonin e Uralit, raportuan mediat shtetërore ruse këtë mëngjes, duke iu referuar guvernatorit të Pelabinsk, Aleksei Teksler. Raportet se një dron kishte goditur fabrikën nuk mund të konfirmoheshe fillimisht, raporton DPA.

Bruksel, 23 tetor 2025 (MIA) - Bashkimi Evropian sot në mëngjes e ka miratuar paketën e 19-të të sanksioneve kundër Rusisë, të orientuar drejt "flotës në hije" dhe sektorin bankar dhe energjetik rus, tha kryetari i Këshillit Evropian, Antonio Koshta, pas mbërritjes së tij në Samitin e sotëm të BE-së në Bruksel.

Strasburg, 23 tetor 2025 (MIA) - Zgjerimi është i mirë për Bashkimin Evropian, ashtu siç është i mirë për vendet e përfshira në procesin e aderimit, sepse do të krijojë prosperitet më të madh, unitet më të madh, si dhe shpresojmë, më shumë demokraci, tha eurodeputetja belge Ketlin van Brempt në një deklaratë për Agjencinë Evropiane të Lajmeve (ENR), pjesë e së cilës është edhe MIA.

Uashington, 23 tetor 2025 (MIA) - Presidenti amerikan Donald Tramp deklaroi se e ka anuluar takimin e pritur me presidentin rus Vladimir Putin. "Thjesht nuk më dukej e drejtë. Nuk mendoja se do të arrinim aty ku duhej të ishim - prandaj e anulova, por do ta bëjmë në të ardhmen”, deklaori Tramp para gazetarëve në Zyrën Ovale të Shtëpisë së Bardhë, raportoi DPA.

Uashington, 23 tetor 2025 (MIA) - Sekretari amerikan i Shtetit, Marko Rubio, paralajmëroi se miratimi i një ligji për zgjerimin e sovranitetit izraelit në Bregun Perëndimor nga ana e parlamentit izraelit - Kneset, një veprim që është i barabartë me aneksimin e territoreve që palestinezët duan për shtetin e tyre, mund ta "rrezikojë" armëpushimin në Rripin e Gazës.

Uashington, 23 tetor 2025 (JMIA) - SHBA-ja ka vendosor dje sanksione të reja që në shënjestër kanë dy kompanitë më të mëdha të naftës ruse, Rosnjeft dhe Lukoil në përpjekje për t’i bërë trysni Moskës të ulet për të biseduar për arritjen e një marrëveshjeje për paqe në Ukrainë.

Ky vendim, siç transmeton Evropa e Lirë erdhi pak pasi BE-ja e miratoi të paketën e 19-të të sanksioneve ndaj Moskës, të mërkurën, për luftën e saj kundër Ukrainës, e cila përfshin edhe ndalimin e importeve të gazit të lëngshëm natyral të Rusisë (LNG).

Shkup, 23 tetor 2025 (MIA) - Skuadra e Shkëndisë luan sonte ndeshjen e xhiros së dytë të Ligës së Konferencës UEFA. Në Shkup do të vijë Shelburn dhe kjo është edhe ndeshja e parë historike për Shkendinë si pjesë e një gare të madhe. "Është normale që ne të jemi të motivuar për këtë ndeshje. Shkëndija do të shkruajë historinë e klubit. Mezi presim ndeshjen, presim që publiku të jetë i pranishëm në numër të madh dhe të na mbështesë. Duam ta pasurojmë paraqitjen historike me tre pikët, ky është qëllimi ynë. Treguam se Shkëndija është e mirë në Evropë, treguam cilësitë tona dhe do të luftojmë", tha Klisman Cake.

QËNDRONI TË LIDHUR