• e diel, 22 dhjetor 2024

MIA Flesh

MIA Flesh

15:00/ 7 janar/ 2024

Shkup - Të krishterët ortodoksë në vend po festojnë sot Krishtlindjet. Liturgjitë e Krishtlindjeve mbahen sot në mëngjes në të gjitha tempujt e Kishës Ortodokse Maqedonase. Festimi qendror është në Katedralen “Shën Kliment i Ohrit” në Shkup, ku kryepeshkopi i Ohrit dhe Maqedonisë z.z. Stefan do ta mbajë  liturgjinë e hierarkut të Shën Vasilit të Madh.

Shkup  - Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, për nder të festës së madhe të krishterë, Lindjes së Krishtit – Krishtlindjeve, në emër të Qeverisë dhe në emër të tij, i dërgoi telegram urimi kreut të Kisha Ortodokse Maqedonase - Kryedioqeza e Ohrit, Kryepeshkopi i Ohrit dhe Maqedonisë, z.z.. Stefani, Sinodit të Shenjtë të Ipeshkvijve, klerit dhe murgjve dhe të gjithë qytetarëve që festojnë sot.

Shkup  - Kryeministri Dimitar Kovaçevski mori pjesë në shërbesën e Krishtlindjes në tempullin "Shën Gjorgji"  në Ohër, për nder të festës së lindjes së Krishtit – Krishtlindjeve, me të cilën shërbeu Mitropoliti Timotej.

Shkup  - Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi  të gjithë pjesëtarëve të besimit ortodoks, u dërgon urime të sinqerta me rastin e festës së madhe krishtere, Lindja e Krishtit – Krishtlindja, me dëshirë që festa ti tubojë përsëri rreth vetes familjet, miqtë, fqinjët dhe të njohurit për shoqërim, për ndarje të çasteve të gëzimit dhe tryezës së përbashkët.

Shkup  -  Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, në emër të tij dhe në emër të VMRO-DPMNE-së,  të gjithë të krishterëve ortodoksë ua uron festën e madhe Lindjen e Krishtit - Krishtlindjet me dëshira për suksese, shëndet dhe lumturi.

Shkup - Gjykata kryesisht vepron në bazë të dokumentacionit/provave të dorëzuara nga PTHP dhe MPB dhe në bazë të bindjes së lirë gjyqësore, theksojnë nga Gjykata Themelore Penale Shkup pas reagimeve që kanë rezultuar nga vendimet e kundërligjshme të Gjykatës për zhvillimet në M-NAV.

Shkup - Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski mori pjesë në liturgjinë e Peshkopit me rastin e festës së Lindjes së Krishtit - Krishtlindjet në Katedralen "Shën Klimenti i Ohrit"  në Shkup, ku në emër të Qeverisë dhe MPB-së të gjithë qytetarëve u dëshiron  shëndet, lumturi dhe unitet.

Shkup - Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, mori pjesë në liturgjinë qendrore solemne hyjnore me rastin e festës së lindjes së Krishtit - Krishtlindjeve në Katedralen "Shën Kliment i Ohrit".

 Shkup - VMRO-DPMNE më 11 janar do të ketë Komitetin Ekzekutiv dhe Komitetin Qendror të partisë, në të cilin do të bisedohet për kandidatët për ministra dhe zëvendësministra, pas së cilës do të bëhen të ditur emrat, paralajmëroi lideri i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski.

Shkup- Gjatë ditës së djeshme në vendkalimin kufitar "Bllacë e Poshtme" është privuar nga liria P.B., nga Shkupi për vepër të kryer penale "rrezikim të sigurisë së trafikut ajror". Siç bëjnë të ditur nga MPB-ja, gjatë kontrollit të pasaportave dhe kontrollit në të dhënat operative është konstatuar se ndaj tij ka një masë aktive "arrest", me kërkesë të Repartit për Hetime. 

Shkup - Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet në kushte dimërore, nëpër rrugë të lagështa. Ulje e dukshmërisë për shkak të mjegullës deri në 70 m ka në Krushevë, njoftuan sot nga NP “Rrugët e Maqedonisë”.

 Kiev - Të paktën 11 persona, mes të cilëve pesë fëmijë, humbën jetën, ndërsa tetë janë plagosur dje në sulmin rus në qytetin Pokrovsk në lindje të Ukrainës, deklaroi guvernatori i rajonit të Donjeckut, Vadim Filashkin.

Kiev - Natën e kaluar, Rusia lëshoi ​​28 dronë dhe tre raketa lundrimi në territorin ukrainas. Mbrojtja ajrore ukrainase ka shkatërruar 21 dronë, kumtuan Forcat Ajrore të Ukrainës. Ata shtuan se Rusia goditi kryesisht objektivat në Ukrainën jugore dhe lindore.

Bruksel - Kryetari i Këshillit Evropian, Sharl Mishel, do të kandidojë për zgjedhje në Parlamentin Evropian (PE) në qershor dhe do të largohet nga posti aktual nëse zgjidhet, tha ai dje në një intervistë për gazetën belge "Standard", transmeton BTA.

Bruksel - Belgjika nga sot dhe gjatë javës së ardhshme do të përfshihet nga një valë e ftohtë me temperatura nën zero, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Brukseli. Sipas Institutit Mbretëror Meteorologjik belg, Belgjika do të përfshihet nga moti më i ftohtë që nga shkurti i vitit 2021, me temperatura që variojnë nga minus 5 në zero gradë Celsius.

Bruksel - Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Zhozep Borell, ka mirëpritur sot vendimet e Prishtinës dhe Beogradit  për targat, të cilat mundësojnë heqjen e regjimit të ngjitëseve dhe lëvizjen e lirë të automjeteve.

Paris - Parisi të hënën do të emërojë një rrugë sipas legjendës së muzikës Dejvid Bouvi, qyteti i parë në botë që do ta nderojë këngëtarin i cili ndërroi jetë para tetë viteve. 

Romë - Bashkimi Evropian duhet të formojë armatën e vet e cila mund të luajë një rol në ruajtjen e paqes dhe parandalimin e konflikteve, deklaroi ministri italian e Punëve të Jashtme Antonio Tajani.

Doha - Vdekja e zyrtarit të Hamasit, Saleh al-Aruri, vështirëson negociatat për të arritur një marrëveshje për lirimin e pengjeve të mbajtura nga lëvizja palestineze në Rripin e Gazës, njoftoi DPA, duke cituar autoritetet e Katarit.

Tel Aviv -  Zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Daniel Hagari deklaroi se  në pjesën veriore të Rripit të Gazës është shkatërruar struktura ushtarake e lëvizjes islamike "Hamas",  transmeton DPA. Hagari tha se Hamasi kishte dy brigada me 12 regjimente në pjesën veriore të Gazës  para fillimit të luftës   tre muaj më parë. 

Jerusalem - Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu njoftoi se lufta kundër Hamasit "nuk duhet të ndalet" derisa Izraeli të arrijë tre qëllime kryesore - "të eliminojë Hamasin, të kthejë pengjet dhe të sigurojë që Gaza të mos përbëjë më kërcënim për atë vend".

Shkup  - Nën ndikimin e aktivitetit ciklon, deri të hënën do të mbajë mot kryesisht i vranët me reshje të kohëpaskohshme shiu që do të jenë më të rrëmbyeshme (mbi 20 l/m2).Sot gjatë ditës për shkak të uljes së një mase të ftohtë ajrore, reshjet e shiut do të kalojnë në borë në zonat më të larta, sidomos në pjesët perëndimore.

QËNDRONI TË LIDHUR