MIA FLESH
- Shkup, 30 maj 2025 (MIA) - Atdheu ka qenë dhe do të vazhdojë të jetë një ind i gjallë i përbërë nga historia, tradita dhe përpjekjet tona të përbashkëta. Atdheu nuk ndryshohet, nuk braktiset dhe nuk shitet – ai mbrohet dhe ndërtohet! Maqedonia, edhe pse e vogël, kurrë nuk ka hequr dorë nga identiteti i saj. Sot, kur disa përpiqen ta ridefinojnë familjen, ne përpiqemi ta mbrojmë atë qelizë dhe vlerë themelore. Familja është themeli ynë, atdheu ynë, baza jonë. Besoj se kjo është rruga që duhet ta ndjekim", porositi kryeministri Hristian Mickoski nga Budapesti.
- Post By Melahat Baftija
- 18:01, 30 maj, 2025
18:00/30 maj 2025
Shkup, 30 maj 2025 (MIA) - Atdheu ka qenë dhe do të vazhdojë të jetë një ind i gjallë i përbërë nga historia, tradita dhe përpjekjet tona të përbashkëta. Atdheu nuk ndryshohet, nuk braktiset dhe nuk shitet – ai mbrohet dhe ndërtohet! Maqedonia, edhe pse e vogël, kurrë nuk ka hequr dorë nga identiteti i saj. Sot, kur disa përpiqen ta ridefinojnë familjen, ne përpiqemi ta mbrojmë atë qelizë dhe vlerë themelore. Familja është themeli ynë, atdheu ynë, baza jonë. Besoj se kjo është rruga që duhet ta ndjekim", porositi kryeministri Hristian Mickoski nga Budapesti.
Shkup, 30 maj 2025 (MIA) - Kryeministri Hristijan Mickoski sot në Budapest pati takim me kryetarin e Qeverisë së Hungarisë, Viktor Orban. Mickoski në Fejsbuk publikoi se biseda është fokusuar në bashkëpunimin e shkëlqer dypalësh mes Maqedonisë dhe Hungarisë, si dhe në mundësitë për thellimin e tij të mëtejshëm.
Shkup, 30 maj 2025 (MIA) - Nëpunësit policorë veprojnë në përputhje me ligjin. Çdo veprim i kundërligjshëm që është në kompetencën dhe juridiksionin e policisë do të ndiqet penalisht, tha sot drejtori i Byrosë për Siguri Publike (BSP), Aleksandar Janev, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarit lidhur me rastin e pardjeshëm, kur kryetari i Komunës së Çairit dhe njerëzit e komunës hodhën mbeturina para qytetit të Shkupit.
Shkup, 30 maj 2025 (MIA) - Prokurori publik i Republikës së Maqedonisë së Veriut Ljupço Kocevski, prokurori themelor publik i Prokurorisë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit Islam Abazi dhe prokurorja publike në PTHP NKOK Marija Gjorgeva sot qëndrojnë në Prishtinë, Republika e Kosovës, ku realizuan takim me kryeprokurorin shtetëror Besim Kelmendi dhe me kryeprokurorin Blerim Isufaj.
Shkup, 30 maj 2025 (MIA) - Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe sot deklaroi se ka kërkuar mbështetje nga sekretari i Partisë së socialistëve evropianë (PSE) për rezolutën për identitetin dhe gjuhën maqedonase, për çka javën e ardhshme do të diskutohet në Parlamentin evropian. Në prononcimin e sotëm ai e hapë dilemën nëse kjo deklaratë do të jetë garancë e mjaftueshme që qeveria ta zhbllokojë procesin eurointegrues.
Shkup, 30 maj 2025 (MIA) - Gjykimi për rastin e vrasjes së të miturës Vanja Gjorçevska dhe Pançe Zhezovskit nga Velesi, ku i akuzuari kryesor është Ljupço Palevski - Palço, së bashku me Bore Videvskin, Velibor Manev dhe Vllatko Keshishov, si dhe babain e vajzës, Aleksandar Gjorçevski, është ricaktuar për më 9 qershor. Siç informojnë nga Gjykata Themelore Penale Shkup, ricaktimi është me kërkesë të prokurorit publik kompetent.
Shkup, 30 maj 2025 (MIA) - Testuesit ta zbatojnë me seriozitet punën dhe në interes të nxënësve, ndërsa ata të mos tentojnë të kopjojnë dhe provimin ta marrin si pjesë e edukimit të tyre i cili nuk duhet të paraqesë kurrfarë problemi - tha sot ministrja e Arsimit dhe Shkencës Vesna Janevska, para provimit të nesërm të parë ekstern nga matura e sivjetme ku në të cilën janë regjistruar mbi 15.000 nxënës të shkollave të mesme.
Shkup, 30 maj 2025 (MIA) - Kuvendi sot në suaza të mbledhjes së 52-të e miratoi Propozim-ligjin për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për sigurim të financuar kapital, pensional, me procedurë të shkurtuar. Mes tjerash, me këto ndryshime rregullohet zgjedhja e anëtarëve në Këshillin e ekspertëve në Agjencinë për supervizion të sigurimit të financuar kapital pensional.
Shkup, 30 maj 2025 (MIA) - Zëvendëskryeministri i Parë dhe Minister i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti, udhëhoqi sot një takim koordinues me përfaqësues të Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Shërbime Projektesh (UNOPS), si dhe ekspertë vendas dhe ndërkombëtarë. Në takim u diskutuan aktivitetet aktuale të nxjerrjes dhe rezultatet e fundit nga studimet për sasinë e mbetjeve të mbetura me lindan në deponinë e vogël brenda kompleksit të ish-OHIS-it, informojnë nga MMJPH.
Shkup, 30 maj 2025 (MIA) - Mbi 2.000 persona me profile të ndryshme të mbështetjes, në përputhje me nevojat e tyre, por edhe realiteteve të tregut, do të përfshihen në masën e trajnimeve në kuadër të Planit Operativ të Qeverisë për punësime për vitin 2025, informoi në konferencën e sotme, zëdhënësja Marija Miteva.
Shkup, 30 maj 2025 (MIA) - Komisioni kuvendor për politikë të jashtme dhe tregti të jashtme sot realizoi takim me Kristof le Rigoler, ambasador i jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë i Republikës së Francës në vendin tonë. Kryetari i Komisionit, Musa Xhaferi e përshëndeti takimin e parë të Komisionit me ambasadorin Le Rigoler. me atë rast e potencoi kontributin e Francës që nga pavarësimi i vendit deri më sot, përfshirë badenterin dhe kornizën për zgjidhje të kontestit me Bullgarinë.
Shkup, 30 maj 2025 (MIA) - Për herë të parë në vend, në Repartin për radiologji diagnostike dhe intervenuese së bashku me bashkëpunimin ekipor me Repartin për endokrinologji në IPSH SPQ "8 Shtatori" është realizuar me sukses ablacioni me mikrovalë (MWA) i gjëndrës tiroide, informojnë pasdite nga institucioni shëndetësor.
Ankara, 30 maj 2025 (MIA) - Policia turke në Stamboll zbuloi dhe konfiskoi banknota të falsifikuara në dollarë amerikanë, rialë sauditë dhe funta egjiptiae në vlerë prej rrth 100 milionë eurove. Në aksionin policor janë arrestuar pesë të huaj, të cilët bëheshin gati t'i lëshonin në qarkullim paratë e falsifikuara.
Abuxha, 30 maj 2025 (MIA) - Të paktën 88 persona dje humbën jetën në përmbytjet që goditën qytetin Mokva, bënë të ditur sot autoritetet nigeriane. Sipas tyre, një numër i madh njerëzish janë ende në rrezik, ndërsa ekipet e shpëtimit janë në terren.
Gazë, 30 maj 2025 (MIA) - Të paktën 14 persona humbën jetën, ndërsa nëntë janë plagosur në sulmet e sotme izraelite në Rripin e Gazës. Spitali Shifa, në Rripin verior të Gazës, bëri të ditur se kishte pranuar 12 trupa të pajetë nga kampi i refugjatëve Xhabalia.
Uashington, 30 maj 2025 (MIA) - Presidenti amerikan Donald Tramp sot akuzoi Kinën se nuk e respekton marrëveshjen dypalëshe për tarifat. "Pa shumë surprizë, Kina e ka shkelur plotësisht marrëveshjen", njoftoi Trampi në rrjetin e tij social " Truth soushal" (Truth Social), pa dhënë detaje rreth shkeljeve të Pekinit.